top of page

DY LIBRA BRËNDA SHTRËNGESËS SË"LOCK DOWNI"-it!


Miho Gjini "Mjeshtër i Madh"

Eshtë paradosale të mendosh se, kur është shtrëngesa më e madhe, ndodh që, etja për t'u shprehur, lëvizur a bërë diçka të dobishme,- pasioni e frymëzimi i krijimit letrar e artistik, bëhen edhe më të dukëshme, për t'u shpërthyer befas e për t'u fiksuar në letër , në skenë a ne ekran! E prisja (e nuk e prisja!) edhe unë këtë 20 mars, brënda e përreth shtëpisë në Koropi, bile edhe atëhere, kur në "Barangën Lëvizëse" mbi rrota mblidhja deri 60 miqë e shokë, vija edhe ndonje mish në hellë, vetëm e vetëm që të mos i ndjeja më ato dhjetë vite vetmi që më kishin pllakosur dikur! Mirëpo, ja ku errdhi përsëri viti i mbrapsht i vetmisë, mbetur pa njerëz, diku në dhe të huaj, bashk me "Arëzën" time që nuk më braktisi asnjëherë, me pak lëvizje "fshehtazi" nga Miçotaqi e Rama: në Greqi, Shqipëri , Kosovë e Maqedoninë e Veriut, me maskë në fytytë, mga marsi në mars, tek i "bëja bisht" Pandemisë me rregulloren e saj strikte!...Realisht, i respektoj parimet, rregullat, sidomos etikën. Po njeriu duhet të jetë vetvetja! T'i dëgjojë edhe më të mëdhnjtë e "Dijes Universale" si,- bie fjale, Ajnshtajnin,-i cili thoshte se: " Ti je Zot i Jetës tënde dhe vendos ti se ç'duhet të bësh...Përballo çdo ditë sikur të ish e fundit për të dashuruar, gëzuar dhe për të bërë gjithçka,-kjo do të ndihmojë të ndihesh më mirë!"..Kështu që, fatlumërisht , tre festivale teatrore i ndoqa, ca miqë zemre i takova , disa shkrime e tregime i hodha në internet, si edhe dy libra i krijova dhe i botova! Dhe, arrita që, pa e shpallur ende Fb. ditëlindjen time , të bëjë edhe vaksinën Pfaizer. Këshu që më duket se i'a hodha atij "Qerata Covidit" me numër 19! Pa le të më qërtoj miku im Bregas, Papagjoni që e bëra spektakulare këtë , si të isha Miçoja i këtueshm , Presidenti i Amerikes dhe i Turqisë! Hahahahaha...... E, ja ku i kam tani përpara meje të dyja botimet e mia:"10+1. Portrete Artistësh", me shënime kritike e memorialistikë njëherësh, si edhe "Një Natë e Ndyrë", me Letërsi,-brënda periudhës së shtrëngesës! Edhe kjo, si një natë e tmerrshme dhe e gjatë!. "Presa e Fuqishme" e kohës së murtajës, të mbyllë brënda, të kufizon lëvizjet, shikimin , ngjyrat, marrdhëniet, lojrat e grupimet, si edhe vendos rreth teje ca"hekura burgu", si dikur, e njëherë moti, po kësaj rradhe të padukshme, vdekjeprurëse..Nuk e besonim kurrë se do të ishte kështu! Mirëpo truri punon akoma, fantazia bredhë, njeriu rrëshqet gjithsesi edhe kundra "rrymës" e "rregullave të ngurta", po edhe kujtesa qarkullon mrekullisht. Si pasojë, ja tek më erdhën të dyja botimit që munda t'i nxjerrë , jo pa sakrifica të mëdha, me pensjonin tim të varfër. I pari,-kushtuar ish studentëve të mi të dikurshëm , të cilët, -sikundër më tha regjisori e ish drejtori i Teatrit Kombëtar Gëzim Kame, i "kam ndjekur me të njëjtin sy dashurie, qysh kur ishin studentat e mi e deri tani që u mplakën, bashkë me mua edhe ata", nëpërmjet skenës, ekranit e jetës reale. Dhe i dyti "Nje natë e ndyrë",-libër me tregime e rrëfime të zgjedhura, disa syresh: marrë, ripunuar e rifreskuar, prej pesë librave të mia të mëprshëm me krijime letrare (Tregime, novela e romane, prej vitit 1995-2021), si edhe me disa krijime të tjera të mëvonshme e të pabotuara më parë,-kushtuar të dyja proçeseve shoqëroro-politike e individuale, duke vënë kështu edhe "kufirin ndarës" me të djeshmen e hidhur. Simbol i një nate gjysmëshekullore, mbrritur gjallë e mirë, deri në ditët e sotme..."Miho Gjini,-komenton shkrimtari Faruk Myrtaj,-ka luksin e madh që ka shkruar përmes privimeve të jetës dhe ashtu ka zbuluar veten si njeri. Artisti e di që kjo botë nuk ka nge ta verë re atë, por atij i mjafton Natyra, asaj s'ka ç'i bën Njeriu i ri! Artisti ngjiz prej shpirtit në zaval të pafaj, është vetëdija humane e arritur duke dhuruar dashuri. Në këtë rast, këto faqe të pashembëllta..." Nuk mund të thuash që, këto dy botime, i solli vetëm Covid 19-ta, në shtrëngesën e mbylljes së Pandemisë, kur je i ndarë me "Botën Tënde" nga "Bota e Madhe", po edhe i asaj ndihmese bujare e frymëzuese, nga "të ngujuar" të tjerë krijues, miqë të mi që shkruan reçensa, parathënie e pasthënie, si edhe që bënë pa asnjë shpërblim redaktime, korrektime, ilustrime e faqosje , pikërisht në këtë kohë Pandemie të gjatë, ende të pambaruar, kur duket sikur "ta kanë hequr fillin" fare!...Falenderimi e mirënjohja e thelle , kësaj rradhe, u takojne miqëve e kolegëve të mi te nderuar: Filozofit Përparim Kabo, Prof.Dr Josif Papagjonit, Shkrimtarit e Publiçistit Faruk Myrtaj, Redaktorit Çerçiz Loloçi, Gjuhëtarit e Fabulistit Vasil Gjivogli, piktorëve Leonidha Bullgari e Irina Hysi, Korrektores e Faqosëses Mirela Mihali dhe Sh.B. "ENEA". Pa harruar të falenderoj edhe mikun tim , gazetarin Artur Bibe, gjithmonë i gatshëm, për të më sjellur deri këtu, kopjet e para të librave, me Linjën e tij të autobuzave "Top Lines" që nga Tirana!Të dyja librat ndodhen tani tek Libraria e Zonjës Arta Zeneli në Tiranë, përbri monumentit të Mbretit të dikurshem, ku janë "takuar" edhe libra të tjerë të mi, me shpresë se do të gjënden akoma lexues e te interesuar, apo të dashuruarit e fundit të librave, si anti-viruse paralele në vetmin e përbashkët! Gjithsesi është edhe "udha e lashtë postare" për t'i siguruar ato,"të dashuruarit e librave", nëpërmjet telit 0030.6983476456 dhe e mailit mihogjini@gmail.com...Falenderime të pafundme...I juaji Miho Gjini,-person i duruar dhe i vaksinuar.

( I ndodhur përsëri në rethana LOCK DOWNI, në periferi të Athinës, mars 2021)



30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page