top of page

Dy komente nga Vilhelme Vrana Haxhiraj



 

     Të nderuar miqtë tanë të mirë:

Prof.dr. Fatmir Terziu dhe Prof.dr. Eshref Ymeri !

 

    Prof,dr Fatmir, Ju falenderojmë për analizën tuaj me titull, “ Lideri autentik dhe në anën tuaj, në mbrojtje të dinjitetit të Liderit autentik dhe të paepur të PD,

Prof.dr. Sali Berisha! Sot Partisë Demokratike iu rikthye identiteti, pas shumë

padrejtësive, aneksimeve dhe përjashtimeve si forcë e denjë politike me metoda

mjaft perverse, si: vjedhje votash, sharje, fyerje, mohime dhe Prof.dr.Berisha i shpallur “Non Grada” për shkak të tradhtisë së nxënësit të tij, Bashës, të cilin Berisha e ngriti aty ku nuk i takonte.

       Edhe pas disfatës së shkaktuar nga shërbyesi dhe sahanlëpirësi i Partisë Socialiste, Bashës dhe larot e tjerë, Berisha nuk u tërhoq nga lufta për t’i rifituar të drejtat, por përdori të gjitha mënyrat demokratike për ta çuar PD në altarin e merituar. Ai lindi dhe u formua si një lider demokrat qysh me studentët e dhjetorit. U rrit si lider nga një përvojë prej mëse tri dekadash, duke u shndërruar si lider i vërtetë polititk, i cili ka dhënë shpirtin për demokracinë. Tani ngelet hapi më i madh dhe vendimtar që varet jo iudhëhequr nga Euforia, jo nga gëzimi i parakohshëm, por nga vullneti, vendosmëria dhe analiza e çdo veprimtarie për të fituar Demokracia e mirëfilltë dhe Pushteti Demokratik.

 Faleminderit Mik!

 

Falenderojmë gjithashtu Prof.dr. Eshref Ymerin, për mbështetjen që i bën mikut tonë të përbashkët Prof.dr. Fatmirit, në mbrotjtje të të drejtave dhe lirive të një lideri luftarak, Prof. dr. Sali Berisha dhe Partisë Demokratike si forca e vetme e ndërtimit të shtetit demokratik, të shtetit ligjor të së drejtës, i cili jo vetëm u tjetërsua, u shkatërrua, por PS me synimet e saj anti demokratike, bëri të mundur konsolidimin e neokomuizmit. Mendoj se është koha e përshtatshme, për të ndaluar shuarjen, shpërbërjen, boshatisjen dhe shkombëtarizimin e kombit më të lashtë, Shqipërisë. Kusht i domosdoshëm është, ndalimi i anëtarësimit në PD i elementëve që shkojnë nga fryn era, pasi të tillët vijnë vetëm për inetresa vetjake dhe jo atdhetare.

      Kjo është detyra parësore e zbatimit konsekuent të programit të PD dhe demokratëve.

      Ju faleminderit Profesor Eshrefi për analizën kujtesë të ribotuar te Fjala e Lirë, me titull ”O socialistë të ndershëm shqiptarë!”

I urojmë Partisë Demokratike, me në krye Liderin e saj autentik, Prof. dr. Sali Berisha: Mbarësi dhe suksese në luftën për Fitoren e Demokracisë!

Me respekt dhe në mbështetje të plotë,

Vilhelme Vrana dhe Fitim Haxhiraj

Vlorë, 14.6.2024

15 views1 comment

1 Comment


Nderim, respekt të thellë dhe falënderime të përzemërta për Ju, e Dashur dhe Shumë e Respektuar Zonja Vili. Ata shqiptarë që kanë vetëdije të lartë kombëtare, duhet t'i jenë shumë mirënjohës Kryetarit-Veteran të Partisë Demokratike, Prof.dr. Sali Berishës, për mbrojtjen me vendosmëri të demokracisë në Atdheun Amë dhe për mbrojtjen e Republikës së Dardanisë nga kryetradhtari Rama - kopili politik i kriminelit Vuçiç, - dhe nga opozita tradhtare në Prishtinë.

Shëndet dhe mbarësi në familjen tuaj.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 15 qershor 2024

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page