top of page

Dy gëzime në një ditë për poetin Rasim Musa Ahmati




Dy gëzime në një ditë për poetin Rasim Musa Ahmati


E shihni! Rasim Musa Ahmati hezitonte të rikthente atë që ia kishte dhuruar Zoti, si talent të tij, ndërsa vitet dhe kohërat ia kishin akumuluar, ndaluar dhe krijuar anomalinë e hezitimit. Tani ai është ndryshe. Të dielën e 3 Prillit 2022 e shënoi me dy gëzime në ditë. Festoi 60 vjetorin e ditëlindjes së tij dhe ardhjen në dritë të botimit librin e tij të parë me poeziPa asnjë kusht“. Kështu ditë të tëra ai mezi priste të shkonte në këtë ditë festive në një lokal që është pronë e biznesmenit shqiptar, Gëzim Aliaj dhe vendosi për t'u ulur në vendet ku ishin shokët e tij më të ngushtë, që nga fëmijëria e deri në ditën që ai mbushi plotë gjashtëdhjetë dhe nxori në dritë librin e tij të parë, dhe për t'u përgatitur për të kaluar një ditë të mirë dhe pastaj të dëgjonte tërë ato fjalë të mira e të mbajtura strukur në memorjet e shokëve të fëmijërisë, shkollës, fqinjësisë, punës në minierë, atyre që kishte në vitet e pas 90-tës, dhe atyre që iu bashkuan në udhën e emigrimit në Mbretëri të Bashkuar.

Surprizat për këtë ditë me dy gëzime për Rasim Musa Ahmatin nuk kishin të sosur. Më entuziasti dhe më i angazhuari ishte padyshim Ermal Karakushi, vëllai i tij Neri dhe mjaft miq e shokë që e kishin sajuar më së miri këtë ditë festive të poetit, që tashmë kishte më shumë arsye të gëzohej në një festivitet të tillë. Në një përkujdesje në renditjen respektuese të uljes në sallën festive, ku dukej qartë një pankartë me shënimet përkatëse për të dy rastet që shënonin këtë festivitet, libri dhe ditëlindja, vinin shokët e tij të mirë Man Gjeci, Et'hem Sokoli, Ismet Kabashi, Rrustem Baraku, Feim Duraku, Sokol Laçi, Qazim Sokoli e me radhë.

Një dyshe që krijoi atmosferën mjaft festive në këtë ditë të shënuar për poetin Rasim Musa Ahmati, natyrisht i dha zjarr festës dhe urimet për këtë poet të ri nga Hasi, nuk pushuan së lexuari, madje ato erdhën edhe nga Atdheu, nga të afërm, miq, dashamirës që e ruan dyfish autorin. Urimet dhe fjalët e pjesëmarrësve shënuan një atmosferë magjike dhe tërhoqën vëmendjen e të gjithëve. U duartrokit mjaft, u festua dhe u këndua. Ishte një ditë mjaft interesante. Thuajse një ditë mjaft e shënuar që solli në atë mjedis raste dhe fakte mjaft interesante për autorin, demokratin dhe njeriun e përkushtuar. Ai u njoh mes të pranishmëve si demokrati me shpirt të madh që hoqi nga zyrat e minierës fotografinë e diktatorit që në vitin 1989. Një guxim i madh i demokratit me shpirt që kërkonte lirinë dhe dashurinë për Njeriun e Lirë.

Kjo është në thelb edhe tërë tematika e poezive në librin e tij, ku mjaft tema u trajtuan dhe u diskutuan në atë sallë plotë me miq e të ftuar që dëgjuan komentin dhe leximin e poezive të poetit nga Hasi Rasim Musa Ahmati.



118 views1 comment

1 comentario


Feim Duraku
Feim Duraku
04 abr 2022

Urime me te vecanta per poetin Rasim Ahmati. Dhe nje urime te vecante per Professor Fatmir Terziu qe e mundesoje ket botim te ketij libri.

njekohesisht kisha nderin qe mora pjese ne dreken e organizuar me rastin e perurimit.

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page