top of page

Dukagjin Hata: IKONA E MËSUESISË LEONIDHA DHRAMI


Dukagjin Hata

PASTHËNIE E LIBRIT “ IKONA E MËSUESISË LEONIDHA DHRAMI”

Me emrin e Qatip Marës lidhen libra të fushës së monografive, studime dhe kërkime përkushtuese e shteruese në fushën e mendimit dhe historisë, ide, qasje dhe refleksione që konfigurojnë vendlindjen dhe figura të saj, shqyrtime historiko-analitike dhe investigime, që në komplesk e krijojnë dhe dimensionojnë

plotë një vepër krijuese, e cila tenton të konfigurojë një areal përkushtues vlerash dhe prurjesh, nën një optikë të veçantë pasqyrimi.Në këtë kuptim, shkrimi dhe botimi i një libri të tillë është një vlerësim dhe përmbushje e shenjave që ka lënë pas në kohë një jetë njerëzore e jetuar bukur, me dinjitet dhe përkushtim, me qëllime fisnike dhe realizata po kaq fisnike, siç është jeta e Leondiha Dhramit, këtij mësuesi model dhe poeti të talentuar, i cili në çdo hap të jetës mbolli dashuri e mirësi e për këtë u përcoll me lot e dhimbje, por dhe me krenari nga ata që me të cilët u rrethua në rrugëtimin e tij të jetës. Kur shfletova librin “IKONA E MËSUESISË LEONIDHA DHRAMI” të autorit Qatip Mara, shkrimtar dhe historian, teksa më parakalonin rrugë e ëndrra të kryepersonazhit, mësuesit erudit dhe poetit sqimëtar, birit të dashur të Qeparosë, nën hijen e malit dhe detit, mu krijua përshtypja, e cila gjatë punës redaktoriale u thellua dhe mu kthye në bindje, se rrugëtim i njeriut në jetë matet me dendësinë e kujtesës së të tjerëve, me prurjet e saj ndër ata që i ikuri tek të shumtët lë pas, si shenja të një jete të jetuar bukur e me dinjitet, siç ka ndodhur me mësuesin ikonë vletash dhe dinjiteti, protagonstin e këtij rrëfimi të shkruar me zemër në dorë. Jeta e heroit kryesor të kësaj vepre të shkruar me aq dashuri e ngrohtësi, do të rridhte pëmes baticash dhe valësh tekanjoze e trillere, mes dhimbjeve e trazimeve të shumta, duke ruajtur në çdo hap pastërtinë e ëndrrës, destinacionin moral dhe genin intelektual të një individi të lirë, që kërkonte që me iluminimin e tij të brendshëm, të ndikonte sadp pak në iluminimin e të gjithë atyre që e rrethonin.Leonidha Dhrami jepet nga autori në një diapazion të gjërë shtrirje të jetës, në rrjedha e kthesa të forta, në të gjitha ngjarjet e shënuara dhe [ikat kulmore të jetës së tij, që kur ishte ende një vogëlush, që bridhte e lozte në oborrin e shtëpisë së prindërve të tij e gjersa dha frymën e fundit, i rrethuar me përkujdesje e dhembshuri nga njerëzit më të dashur të zemrës, familjarët e tij të shtrenjtë, që e kujtojnë me mallë e dashuri.


Ky libër nuk është thjeshtë një akt përkujtimi e nderimi nga fëmijët e tij të dashur, një libër tavoline për familjen, që fisnikun e rrënjëve të tyre ta kujtojnë brezat, për gjithçka të vyer që la pas, por dhe një vepër që duhet lexuar nga të gjithë ata që e kanë njohur apo jo mësuesin ikonë të vlerave pedagogjike e qytetare, si një mesazhim që të ndjekin rrugën e tij, rrugë pasioni e përkushtimi, e cila mbetet një pasqyrë e shkëlqyer e vetëdijes së epërme intelektuale e njerëzore të një njeriu të rrallë, për nga dendësia e lerave që përcjell në rrjedhat e kohës.Është një libër i shkruar, nëse përdorim një njësi frazeologjike popullore, “me lëkurë”, me një gravitet emocional të veçantë, që do të thotë se autori e ka përjetuar realisht dhe emocionalisht çdo fjalë dhe frazë dhe pas një site të hollë të ngjarjeve e personazheve jetësor,q[ lidhen me rrugëtimin e Leonidha Dhramit shtigjeve të jetës,here të shtruara e here të thepisura,ai na jep të plotë sfondin dhe tablonë ku punoi e veproi gjer në fund të jetës,mësuesi ikonë.

Leonidha Dhrami ishte dhe mberi një figure e dashur për të gjithë,nxënës e kolegë,prindër e fëmijë,një poet që me lirën e tij iu këndoi me pathos dhimbjeve dhe brengave,fatit të tij dhe të bashkëkohësve,kujtesës së të gjallëve dhe të të vdekurve,një bashkëshort,një prind e një gjysh emblematic,që dinte të falte dashuri në mënyrën më të dëlirë të mundshme dhe nuk kërkonte asgjë,veçse të ndiheshin mire ata që e rrethonin.Ishte një mik i rrallë,një njeri që virtytet ia ndritnin jetën si gurë të çmuar diamanti. Të gjitha këto cilësi jepen me një gjuhë të thjeshtë,të shtruar e të rrjeshshme nga autori I kërij libri.

Historiani dhe studiuesi Qatip Mara ,i drejtohet figurës së Leonidha Dhramit,për të përcjellë tek brezat e rinj mesazhin e dashurisë për dijen, të cilën, një mësues i përmasave të Leonidhës,me atë kthjelltësi dhe intuitë aq të veçantë, që e karakteriznonin, do ta kthente në etalon të do hapi të hedhur, në një jetë të mbushur me përpjekje me e sakrifica pa limit.Në këtë libër mjaft interesant, me një stil të ngjeshur e konçiz, por njëherësh të ngrohtë dhe plot ngjyra, ku përzihen rrëfimi dhe investigimi, portretizimi dhe analiza,ngjyrimi letrar dhe tharmi gazetaresk, ku me një gjuhë të thjeshtë por elegante, Qatip Mara na sjell një përcjellje dinjitoze të jetës së një individi jo të zakontë, që u bë njësh me kohën e tij dhe ia doli të ecte përpara kësaj kohe ,me intuitën e tij që e karakterizonte dhe dashurinë e fisnikërinë,të cilat i pati busull gjatë jetës,deri në frymën e tij të fundit ….

40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page