top of page

Duhet një teleferik për në Kuzum Baba





Gëzim Llojdia


1.Kanë kapërcyer si kohë 10 vjet .Aso kohë i propozova  gjyshit të teqesë së Kuzum babait idenë për të ndërtuar një teleferik në kodrën, që lidh qytetin .Lidhja do të kryhej me një  mjet transporti ajror,që nëpër botë kudo është futur si mjet komunikimi në zhvillimin e tyre. Nëse ky mjet do të futej edhe në qytetin e Flamurit siç është teleferiku në  Dajt,dhe ata që kanë vizituar Ankaranë, La Paz dhe tjera qytete e dimë tashmë,njerëzia do të shikonte diçka ndryshe nga peizazhi detar i qytetit dhe një bukuri që përhumbet  si perëndimi i diellit në muzg,dritat e qytetit,shëtitorja dhe ndërtesat,varrezat  e dëshmorëve,lagjet e vjetra historike të qytetit,por tash  të rilindura, Sazani dhe Karaburuni që siç u këndonte Ali Asllani:”Janë vatanit e mia.....”.Transporti ajror që dikur u përkiste shpateve malore të mbuluara nga dëbora,skive dhe fshatrave e maleve të thella,tashmë po bëhet pjesë e skenave të qyteteve të sotëm turistik. Vlora është një qytete që thithë turistë në shumë stinë të tij dhe këtë kategori ajo e ka në  thelbin e zhvillimit të  saj. Me një panoramë magjepse vendosja e një teleferiku do të dyfishonte turistët duke kaluar nëpër një hapësirë të vogël por komode duke fluturuar në ajër për në kodrinën mbi 300 m.Të gjitha mundësit ekonomike për të ndërtuar një mjet të tillë transporti ajror janë dhe kostot e tij janë të thjeshta edhe për shkak të distancës së vogël por ky  mjet ajror me kabllo e kabinë të dizenjuar mjeshtërisht do të jetë një atraksion që duhet ti shtohet qytetit. A duhet ta ndërtojë bashkia,teqeja ,privati kjo duhet parë, por që ne themi se një mundësi e tillë do ti’a shtojë  atraksionet qytetit dhe  numrin e turistëve që  vijnë në çdo stinë në qytetin bregdetar dhe historik të Vlorës.

2.Kuzum Baba është një tarracë natyrore e gdhendur nga deti, e vendosur në një kodër mbi qytetin e Vlorës. Ballkoni kodrinor ngrihet në lartësi 70 metra nga rruga kombëtare dhe për t’u ngjitur në Kuzbaba duhet të përshkosh rreth 240 shkallë të gurta gjarpëruese. Taraca ka një gjatësi prej 300 m.ty ka një restorantë panoramik si dhe gjendet qëndra e gjyshatës dhe një tyrbe shenjtori.3.Teqeja është në qytetin,ku valët shkumbardhë rajvizojnë një cektinë.Aty ku qyteti duket se humbet,zënë fill kodrinat, pëpara ke "mbretërinë e detit",prapa                  " mbretërinë   e kodrinave”.Kodrina më afërt me venat e Zotit është Kuzum Babai. Kodrina ngjet me një fletë libri të hapur,si "parathënie ", të fletëve të tjera kodrinore. Kodrina ka jetuar ndër kohëra .Aty ku tehu i saj është thikë,gjendet sot tyrbja e Kuzum Babait.Ajo është rezidencë,prehje e përjetshme për dervishin. Të çuditshme vendstrehat e përhershme të dervishëve, të bektashizmit? Dymbëdhjete dritare dhe çdo copëz e saj ndahet në lidhëza kapilare gjaku të një peme të vetme.Ky toponim gjeografik shënon, përveçse pikën dominante të qytetit,"frengjinë vrojtues" të qytetit,kështjellën e shenjtë. Në këtë pikë vetmitare u rrëzua Kuzum Babai.Një variant është se Kuzum Babai u vra tek çezma e thatë. Cezma e thatë aktualisht gjendet si toponim jo shumë larg fshatit të sotëm Peshkëpi. Përtej rrjedhjes së lumit Shushicë.Në kthesë të udhës së fermës së Llakatundit. Çezma e thatë s’është  sot. Ndonëse e zbukuruar në formë kroi fshati me gurë, fakti që kokëfortësish mbetet është mos-rrjedhja ujë e saj. Dhe për të vetmen shkak një arsye madhore,sepse ujët u pre kur hajdutë i prenë kokën shenjtorit të bektashië,Kuzum Baba .Ka të dhëna por edhe flitet gjithandej e nëpër traktate të bektashisë se një rrëfenjë gati të vërtetë, që lidhte me një toponim. Thuhet se hajdutët e kanë kapur shenjtorin në vendin, që sot është fshati Alikokë.Po ta shqyrtosh me qetësi e heshtje yjesh do të lexosh:koka e Aliut. Ky fshat erdhi e bë i këtillë nga vitet ’80. Gjendet fare pranë fshatit Babicë. Është një kodrinë ku dielli e përkëdhel me rrezatimet e mëngjesit. Gjendet pranë dhe është vendi më i afërt me teqenë e Kuzum Baba.Me dy arsye më shumë.Në afërsi me vendin e shenjtëruar Kuzum Baba dhe me emrin e shenjtorit,Alikokë,që do të thotë: koka e Aliut.Ai ishte një dervish që vinte me mësimet e Haxhi Bektashit.Këta dervishë bënë gjënë më të mirë për kombet, ku shkuan .Punuan për liritë dhe të drejtat e atyre kombeve duke integruar edhe besimin në çështjet e tyre kombëtare. Haxhi Bektashi ka dorë në gjuhën turke si përdorje ne rituale fetare e kësaj gjuhe dhe jo e arabishtes, vendosje e emrit turk etj. Po kështu edhe një numër i madh dervishësh, pavarësisht se nuk ishin vendas ata u integruan duke ndihmuar me fuqinë e tyre shpirtërore edhe ne çështjet e tyre kombëtare.Ali Tomorri në vargëzim përmend edhe emrin e Kuzm Babait dhe teqenë e tij.2.Në të vërtetë  quhej Sejid Ali Sulltani dhe ishte  i ardhur nga teqe të Ohoros.Aty nga vitet 1400 ka zbritur në qytetin jugor. Por sapo kishte lënë çezmën e thatë,tek qafa e Koçiut i dalin përpara ca njerëz djallëzor të cilët e morën për tregtar dhe në pabesi i presin kokën. Madje  një toponim tjetër ,aty ku mundet të jetë kryer vrasja e Kuzum Babait,sot quhet Alikokë,fshati,d.m.th Koka e Aliut.Pra këtu ju pre koka Ali Sulltanit nga të pafet.Pasardhës së familjes së njohur dhe të shquar Vlora,ngritën teqenë e Kuzum Babait.Në ditët e luftës kundër fesë,në shkurtin e nxirosur të ‘67,eshtrat e shenjtorit u nxorën nga tyrbja.Një re e marrë fryu, ndërkaq qielli i mbuluar nga mjegulla. Kur ka filluar lufta kundër institucioneve religjioze fetare edhe teqeja e Kuzum Babas pësoi atë fat.U hoqën eshtrat e shenjtorit .Tregojnë për një erë të madhe që fryu e fryu atë ditë të marrë,kur gatuhej hataja. Eshtrat më ka treguar saktësisht kryegjyshi botëror Reshat Bardhi i vendosën në një varrezë në Tiranë .Ato nuk i identifikuan kurrë nga rrëmuesit e regjimi,t që do të mund të kishin bërë mëkatin e radhës. Ato u fshehën atje ku i vizitonin vetëm të besuarit që e dinin se ku ishin strehuar eshtrat e shenjta.Kjo histori me vizita fshehurazi nga regjimi ka vazhduar rreth 30 vjet. Eshtrat e Kuzum Baba Vlorës janë rikthyer në vendin e e shenjtë rratë rreth vitit 1998. Rikthim në tokën e shenjtëruar është një parim human. Vendet të cilat lyen me gjak shenjtorësh, i mbeten historisë toka të shenjtëruar,përmbi mbi të ka pikëzuar si trëndafil gjaku i shenjtorit. Një histori, që rrëfehet me Kuzum Baba Vlorën është dhe mbetet e cuditcme. Në kohën e regjimit kodra e shenjtëruar ju dha ushtrisë, ndërsa emri i këtij ballkoni i mbeti :”KuzBaba”,ose shkurtimi i emrit të shenjtorit :”Kuzum Baba”. Asgjë nuk mund ta hiqte nga mëndja dhe nga shpirti emrin e këtij shenjtori persian. Harresa përfilli regjimin. Ku vend i shenjtëruar ka sjell çudira dhe arrijnë të tregojnë për bëma me ushtarë të huaj, që aty luteshin siç është rasti i ushtareve italian.

3.Kryeqendra botërore e bektashisë, na specifikon këto të dhëna:Sejjid Ali Sulltan, është ky emër i Kuzum Babait (Quzum Baba), rridhte nga familje e profetit Muhamed. U lind në Teqenë e Madhe të Ohoros dhe u rrit e u edukua me besimin bektashian. Me kohë u vesh dervish dhe më vonë u gradua baba. Me porosi nga qendra e Haxhi Bektashit në Turqi, pas viteve 1400, caktohet të kryej misionin e madh të besimit bektashian në Evropë dhe më pas në Shqipëri. Ky njeri shenjtë niset me bekimin se do të arrinte të bënte gjithçka për popullin në Vlorë dhe në trevat e tjera shqiptare për përhapjen e besimit bektashian. Por dashakeqësit nxitën qëllimin e keq në pabesi te Qafa e Koçiut i presin kokën. (vitet 1400 - 1500, 1600, ka mendime nga autor të ndryshëm)“Kuzum Babai e mban kokën e vet të prerë në duar dhe nën habinë e tmerrin e të pabesëve ecën drejt në qytet dhe ngjitet në kodër. Një grup besimtarësh të lagjes “Murabije” i ndodhen pranë dhe pasi Kuzum babai shtrihet, atëherë ata e varrosin në ceremonitë e njohura fetare.” Në këtë kodër të bukur që shikon qytetin e Vlorës dhe detin u ngrit tyrbja e Kuzum Babait.  Kjo kodër mori dhe emrin e Kuzum Babait. Më vonë pranë saj mundet rreth viteve 1600 u ndërtua një teqe bektashiane, e cila pati shumë sukses dhe lulëzoi në veçanti, në shekullin e 17. Persekutimet ndaj bektashizmit në vitin 1826, ndërpren përkohësisht aktivitetin e saj. Por përsëri teqeja rifillon sërish shërbesën e vet fetare. Sipas një albanologu Pach, ky shenjt është quajtur edhe “Shemsi Baba”. Teqeja e Kuzum Babit ka zhvilluar aktivitetin e saj në çdo periudhë dhe sot është një nga qendrat më të rëndësishme për Gjyshatën Bektashiane të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë.

4.Teqeja sot e Kuzum Babait në Vlorë është një ndërtesë që i ngjason një  anije në lundrim.Dy kate dhe mes nurit të bimësisë e dy ngjyra marrin jetë e bardha dhe jeshilja. Ndërtesa e madhe në kodër ka rreth 50 me më tej tyrben e Kuzm Baba Vlora.Tyrbja ka në gji eshtrat e shenjtorit. Tyrbet e bektashisë kanë një simbolikë të fshehur.Ato kanë 12 dritare që janë pasqyrim i simbolik për 12 imamë. Gjyshata e Vlorës ka në administrim disa rrethe të jugut të vendit .Kjo teqe është ndërtuar atje ku ka qenë teqeja e shenjtorit dhe ka brenda frymëzim mistik të dervishëve janë që kanë pasur si frymëzim shpirtëror prijësin e tyre dervishin nga Horosani , Haxhi Bektashi i cili e kishte ngrehur strehën shpirtëror në Anadoll (sot qyteza Haxhibetashi) ,sot atje gjendet vetëm ndërtesa që vizitohet, çdo 15 gusht kur atje dancohet dhe luhen vallet sema,valle me frymëzim Zotin.Burime:Kaleshi H., 1980, f. 10.Vlora E.,1955: f.35.Hasluck F. Ë., 1929/a: f.543.Babinger, F., 1930: f.26.Clayer N.,    1990, f. 361 - 363


73 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page