DRITËHIJET E NJË SKEME
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 5, 2022
- 1 min read

Me heshtje merimange më thure kurth të artë,
Se dije veç të lidhje, të zgjidhje, s’kishe fat.
Në terr e dritë të syve u enda plot çudi,
Si shpend i lirë pranvere, si rob në një qeli.
E ndjeva frymën tënde, kur kthehej në lëndinë
Dhe bëhej mal shpërfillës në mbrëmje e agim.
Se kurrë nuk qeshë i vetëm, më jepte qetësi,
Dhe pse i njëjtë qe ankthi, që gjerbte sytë e mi.
Jetova aty gjatë, gjer malli u tret larg,
Se veç të lidhje dije, të zgjidhje, jo, aspak.
Comments