top of page

Dritë mbi errësirën e hijes nga librat e Dahrit


Fahri Dahri

Dritë mbi errësirën e hijes nga librat e Dahrit


Dr Fatmir Terziu


Një nga blloqet e zhvillimit emocional është frika nga ajo që qëndron e varrosur në pavetëdijen tonë. Carl Jung e quajti këtë zonë, të cilën ne nuk jemi të gatshëm ta shikojmë dhe ta zotërojmë, “hije”. Ai tha që vetja nuk mund të shërohet, dhe e tëra nuk mund të ndjehet e lehtësuar, përveç nëse shikojmë dhe njohim hijen. Kjo do të thotë që e varrosur brenda të gjithëve, në atë që Jung e quajti “pavetëdije kolektive”, është gjithçka që ne nuk e pëlqejmë më shumë si një hije të tillë të dukshme e të padukshme, dhe as ta pranojmë për veten tonë, por e paqtojmë në disi-ndasinë tonë, që varion në fusha e segmente të tjera interesash. Studiuesi i pavarur shqiptar, Fahri Dahri, në katër libra të tij, duke filluar me “Realitete që vuvosin akuzat greke”; “Enigma e Çamërisë”; “Çamëri, ne kurrë nuk do të të harrojmë!” dhe “Dhembja dhe Moshkalli i Çamërisë” në një hapësirë kohore relativisht të shkurtër 2016-2019 ka mundur të na japë një mundësi përtej “hijes” dhe “pavetëdijes kolektive” në një tematikë sa të prekshme dhe aq të inskenuar nga palë që ndodhen dhe ndoten ende brenda hijes, një rrugëtim se si intelektuali i penës mund të ndodhet larg dhe afër hijes dhe pavetëdijes kolektive.

Realitete që vuvosin akuzat greke” vjen për lexuesit e fushave të ndryshme si libri i jetës për një studiues, “Çamëri, ne kurrë nuk do të të harrojmë!” si një testament gjenetiko-politik, “Enigma e Çamërisë” me gjurmime dhe vlera historike e realitete, ndërsa “Dhembja dhe Moshkalli i Çamërisë” është një grumbullim studimesh. Kur shikojmë dhe lexojmë në fakt në të katër këto libra, ne ristrukturojmë “frikën”, jo si thjesht frikën tonë nga e panjohura, por nga tërë ato dukuri e anekse të cilat janë me të vërtetë një frikë që ushqehet nga ajo që është në thellësinë e të pandërgjegjshmes, nga e cila dhe tek e cila është e dobishme të kemi një sens humori dhimbës, por jo një zhbirrim dhe sprapsje.

Kështu tek “Realitete që vuvosin akuzat greke” autori ndalet nga rendi i domethënies që nis tek Thespotia-Çamëria dhe çamët etnikisht iliro-shqiptarë deri tek njohuri për qendrën e banimit Risan (Rrëzanj). Në 180 faqe të ngjeshura me aftësi sqaruese autori tregon me fakte se realiteti dhe tërësia e strukur domosdoshmërisht kashtë realitetit kanë prodhuar frikën e Jung, dhe atë që ai e quan pavetëdije kolektive. Në këtë libër autori mer përsipër të shtojë për lexuesin e tij enigmën dhe kërshërinë enjohjes dhe zgjimit mes eseve të botuar më parë në shtyp dhe në mediat online.

Tek “Çamëri, ne kurrë nuk do të të harrojmë!” testamenti gjenetiko-politik na udhëton mes egërsisë së çamëve përballë egërsisë njerëzore gjatë 100 viteve dhe na sjell fakte nga letra e mirënjohje, shkolla e angazhime, si edhe mjaft tematika të tjera, që hera-herës shkojnë përtej kësaj tematike. Tek “Enigma e Çamërisë” lexuesi pret të ndjekë më tej gërmimet historike dhe nohuritë rreth kësaj teme, të cilat janë jo të pakta në këtë vëllim prej rreth 300 faqesh. Vetë titull “Dhembja dhe Moshkalli i Çamërisë” në këtë grumbullim studimesh na shpie në një kërshëri më të madhe, por që në jo pak raste ndalet dhe në probleme të politikës së ditës.

Fahri Dahri duke mëshuar fort në atë që delegon tek lexuesi, na sqaron se “Njeriu i parë që është shfaqur në rajonin e Thesprotisë daton në periudhën Mid Paleolithic (e mesme Paleolitike) (± 250.000 – 35.000 B.C.). Rreth viteve 2.000 para Krishtit (B.C.) në Thesproti, u vendosën në mënyrë paqësore, kolonët mikenianë ( ¹). Kolonët mikeanë hodhën themelet e para të ndërtimeve të fortifikuara  në gjiret jugore të Thesprotisë, të cilat pasohen edhe nga themelimi i kolonive të Ileanëve, Korinthasit dhe Kerkyrasit gjatë vijave bregdetare (shek. VIII -VI pes).” Pra studiuesi nuk kërkon debat, por nëpërmjet fakteve qartëson për lexuesin e tij atë që na afron njohuria deri më sot në këtë pikë. Ja ku bazohet ajo: “Deri para krijimit të shtetit Grek dhe idelogjisë së tyre ”Megalloidhesë”, banorët e etnisë shqiptare (arvanitas, çamo-suliotë dhe shqiptarë-ose toskë e gegë), kanë treguar karakterin vital të fqinjësisë së mirë me grekët, duke luftuar krah për krah dhe me pasion të lartë kundër pushtuesve të Greqisë dhe trojeve të tyre, nga lashtësia deri në shekullin XIX-të. Sjellim në kujtesë dy raste tepër vendimtare: 1.- Në referim të Herodotus (lindi në Halikarnas rreth vitit 484 pes dhe vdiq 425 pes, autor i veprave antike të filozofisë që shumë shkencëtarë i marrin si pikënisje në punët e tyre), (The Histories botuar nga A.D. Godley,1920), dallohet roli i pamohueshëm ndihmues që i kanë dhënë banorët e Thesprotisë, grekëve në lashtësi: “Të gjithë banorët që jetojnë në këtë anë të Thesprotisë dhe lumit Acheron morën pjesë në luftën e grekëve, në betejën detare të Salaminës. Thesprotët, Ambrakët dhe Leucadians, ishin ata që erdhën nga vendet më të largëta për të marrë pjesë në luftë”.  2.- Sikundër dihen edhe luftërat e përbashkëta të shqiptarëve me grekët kundër pushtuesve të huaj deri në arritjen e pavarësisë dhe krijimit të shtetit Grek në vitin 1830 si dhe pabesitë greke, të cilët nuk u qëndronin marrëveshjeve. Sot Thesprotia/Çamëria për Greqinë është hyrja kryesore detare e vendeve të Evropës Perëndimore. Roli i saj është përmirësuar për shkak të funksionimit të portit të ri dhe të rrugës Egnatia. Të dy këto projekte madhore e bëjnë Gumenicën, kryeqytet të prefekturës së Thesprotisë, një nga qendrat më të rëndësishme të transportit në Evropë.”

Këto e mjaft fakte të tjera në leximin dhe përcjelljen e katër librave të Fahri Dahrit, na japin një arsye më të fortë se inlektuali, në formën e tij më të mirë mund të shkoj përtej asaj që na dikton Jung. Dahri, sidoqoftë ndriçon dhe hedh dritë në hapësirën e hijes së errët shqiptare dhe zgjon “pavetëdijen kolektive” nga gjumi në shtratin e interesave misterioze.


62 views2 comments

2 תגובות


Prof Dr Fatmir Terziu
Prof Dr Fatmir Terziu
20 בדצמ׳ 2019

Fahri Dahri: U njoha me opinionin tuaj lidhur me botimet që ju dërgova me djalin tim. Ju falenderoj si për kohën që kushtuat ashtu dhe për komentet dhe konsideratat që keni shprehur. Fjala e Juaj e hartuar saktë dhe thirrja për zgjimin tonë ndaj heshtjes dhe frikës, veçanërisht në mbrojtjen e interesave të kombit dhe Atdheut, kanë një rëndësi të veçantë, sepse Ju jeni një personalitet i nderuar, që jetën ja keni kushtuar krijimit të më së mirës, të cilën e shfaqni edhe përmes revistën "Fjala e lirë" , që për ne është një portë e madhe për informimin mbarë kombëtar. 

Për të gjitha këto, ju falenderoj.Jemi në prag të ndërrimit të viteve, përfitoj nga rasti që edhe një herë…

לייק

Resmi Osmani
Resmi Osmani
20 בדצמ׳ 2019

Studjuesi i pavarur Fahri Dahri, i eshte perkushtuar prej vitesh studimeve historike per Çamwrine duke nxjerrw ne driten e diellit te vertetat dhe duke hedhur poshte me fakte dhe referenca te pavertetat e qarqeve megaliideiste greke.Ne te gjitha rastet, faktet dhe interpretimet historike kane logjike, vertetesi dhe jane ndriçuese e te besueshme per lexuesin, I vetem, me studimet e tij, ai ka bere me shume se nje institut i specializuar me korpusin e veprave te tij.Si qytetar dhe intelektual ai nuk ka qene indiferent ndaj zhvillimeve politike e sociale te vendit dhe here pas here ka kontribuar me shkrime kritike dhe opinione .

לייק

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page