TA NDJEKIM RRUGËN DHE TA MËKËMBIM IDENË DHE VEPRIMTARINË KONSEKUENTE NDAJ KAUZËS SË SHENJTË TË BASHKIMIT TË KOMBIT SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE
* “Pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare nuk do të ketë qetësi as Turqia e as Evropa”. (Abdyl Frashëri)
* Sikurse ish-presidenti amerikan, Abraham Linkoln, që u angazhua dhe luftoi për bashkimin Veri-Jug të Amerikës, ashtu edhe profesori ynë (rilindës i kohës sonë) Mehdi Hyseni ka të njëjtën kërkesë të ligjshme për bashkimin Veri-Jug-Lindje-Perëndim të shqiptarëve dhe të territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Në këtë vështrim, është me interes të përgjithshëm, që të themi ca fjalë lidhur me krijimtarinë disavjeçare (1990-2008) të Prof. Dr. Mehdi Hyseni, që është e ndërlidhur drejtpërdrejt me mbrojtjen dhe me jetësimin e idesë dhe të aspiratës shekullore të kombit shqiptar për liri dhe për bashkim në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, që njihet me emrin Shqipëria Etnike.
Për t’i kuptuar drejt idenë, rrugën, konceptin, çasjen e së vërtetës për çlirimin, mëvetësimin dhe bashkimin e Kosovës dhe të territoreve të tjera autoktone shqiptare (Anamorava, Ilirida, Malësia e Madhe e Mbishkodrës në Mal të Zi, Çameria shqiptare nën Greqi) të Shqipërisë etnike, para së gjithash, është e domosdoshme të lexohen me vëmendje të përkushtuar dhe, të kuptohen e interpretohen drejt dhe objektivisht në frymën e ndërgjegjës etike, profesionale dhe kombëtare shqiptare të gjitha shkrimet e Prof.Dr. Mehdi Hysenit, të botuara në gjuhën shqipe dhe në anglishte, duke filluar që nga viti 1990 e deri më 2008.
Ky imperativ “letërnjohtues” për autorin mund të arrihet vetëm nëse lexuesit dhe studiuesit e interesuar të mirëfilltë, që janë të edukuar, të arsimuar, të mishëruar dhe të brumosur me idenë dhe me kërkesën e ligjshme historike të pavarësisë dhe të bashkimit të gjysmës së shqiptarëve dhe të Shqipërisë së kolonizuar nga sllavët e Ballkanit me gjysmën e Shqipërisë së pavarur të Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës, do t’i kenë shfletuar shkrimet e Prof.Dr. Mehdi Hyseni, të botuara në këto gazeta, revista dhe masmedia elektronike në gjuhën shqipe(1990-2008): www.fjalaelire.com, “Liria” (Revistë për drejtat dhe liritë e njeriut, Lubjanë, Slloveni), “Fjala” (Revistë letrare, kulturore dhe shkencore, Prishtinë, Kosovë), “Dituria Islame” (Prishtinë, Kosovë), “Rilinjda”, Prishtinë, Kosovë), “Bota e Re”,(Prishtinë, Kosovë),Zëri”(Prishtinë,Kosovë), “Fjala Jonë” (Prishtinë, Kosovë), “Kosova Sot” (Prishtinë, Kosovë), “Gazeta Besa” (Prishtinë, Kosovë), “Zëri i Kosovës” (Zvicër), Revista “Vepra” (Shkup), “Globi” (Shkup), “Top Kultura” (Zvicër”), “Shekulli” (Tiranë), “Koha Jonë” (Tiranë), “Gazeta Panorama” (Tiranë), “Gazeta Albania” (Tiranë), “Gazeta Sot” (Tiranë), “Gazeta Ndryshe” (Tiranë), “Gazeta Shkodra” (Shkodër), “Ribashkimi i Shqiperisë” (Tiranë), Gazeta “Illyria” (Nju-Jork, SHBA), www.liriakombtare.com, www.kosovapress.com (shqip dhe anglisht), www.kosovaelire.com, www.shqiperiaebashkuar.org (shqip dhe anglisht) , www.dervina.com (shqip dhe anglisht), www.mekulipress.com, www.albanur.net, nacionalpress.com, www.shqiperiasot.com, ww.neneshqiperi.com, www.trepca.net, www.tanmarket.com (shqip dhe anglisht), www.americandiplomacy.org, www.savekosova.org(American Council for Kosova) etj.
Shkrimet e autorit Prof.Dr. Mehdi Hyseni me temë vetëvendosja e Kosovës, përkatësisht vetëvendosja dhe ribashkimi i Shqipërisë etnike kanë jo vetëm mesazh të thellë kombëtar patriotik, por ato shquhen edhe për nga cilësia profesionale dhe dimensioni i tyre unikal që është në përputhje të plotë me aspiratat, me kërkesat dhe me të drejtat legjitime historike dhe liridashëse shekullore të kombit shqiptar në Ballkan.
Prandaj, intelektualët e edukuar, të arsimuar largpamës, guximtarë, urtëdashës, liridashës dhe atdhedashës sikurse Prof.Dr.Mehdi Hyseni janë udhërrëfyesit dhe pasqyruesit më të denjë dhe më të mirë, që na ndihmojnë dhe na orientojnë për të ndjkeur rrugën e drejtë, të vërtetë, përparimtare, demokratike dhe të arsyeshme të mbijetesës dhe të qendresës historike të një kombi.
Çdo komb gjatë historisë së tij ka sfida të rënda për ta siguruar mbijetesën e vet. Mirëpo, siç ka nëvizuar Profesori Mehdi Hyseni, popujt sllavë që jetojnë në Ballkan adoptuan filozofinë e Tomas Hobsit “luftën e të gjithëve kundër të gjithëve “ .
Popujt sllavë në Ballkan, duke ndjekur mitet e tyre nacional-romantike sidomos pas vitit 1870, pas përffundimit luftës ruso-turke, si grekët dhe serbët që u edukuan dhe u identifikuan me kriminelët e tyre bizantinë sikurse që ishte car Dushani-Mizori dhe Thanasi që e quanin albanoktonos (shqiptarvrasës) siç i përshkruan Faik Konica “Grekërit”, e ngulitën në vetëdijen e popullit të tyre shpirtin “albanoktonos”, që do të thotë “vrasje shqiptarëve”. Kjo psikopatologji sllavo-bizantine e urrejtjes dhe e shfarosjes së shqiptarëve pati për pasojë që, shqiptarët me shekuj të ishin objekt i këtij barbarizmi serbo-greko–bizantin, që me gjithë qenien e tyre i grabitën dhe i copëtuan tokat shqiptare dhe, bënë spastrime etnike e gjenocide. Kjo politikë e tyre barbare, triumfoi në konferencat e padrejta ndërkombëtare si në Berlin(1878) dhe në Londër(1913), ku u legjitimua terrori dhe gjenocidi serbo-grek, përkatëisht sundimi i egër kolonialist dhe imperialist mbi shiptarët dhe mbi tokat e tyre.
Prandaj, teza e Bashkimit Shqiptar që e shtron, e mbron dhe e jusitifikon shkencërisht Prof. Dr. Mehdi Hyseni si para opinionit të brendshëm politik shqiptar, ashtu edhe para atij diplomatik ndërkombëtar, është e drejtë me bazë etike, profesionale, historike, juridike kombëtare dhe ndërkombëtare, demokratike, teorike dhe praktike, sepse është e ndërtuar dhe e shpjeguar në frymën e Platformës së objektivave dhe të strategjisë afatgjatë historike, ideologjike kombëtare, patriotike e atdhetare gjithëshqiptare dhe të Shqipërisë Etnike.
Pra, si teza, ashtu edhe autori i saj prof. Dr. Mehdi Hyseni janë shembull i vërtetësisë konkete pozitive të vazhdimësisë historike të rrugës dhe të veprës së ndritshme kombëtare dhe atdhetare liridashëse të profetëve tanë Abdyl, Sami dhe Naim Frashëri, Vaso Pasha, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Bejta, Adem Demaçi, Adem Jashtari..., dhe qindra e mijëra të tjerë rilindas dhe heronj shqiptarë të pushkës dhe të penës, që u therorizuan dhe kontribuan për çlirimin dhe bashkimin kombit dhe të Shqipërisë Etnike.
Si politika, propaganda, diplomacia, ashtu edhe shkenca shqiptare duhet të heqin dorë nga doktrina dhe nga praktika e filozofisë politike të sofistëve kosmopolitë, sepse ata me filozofinë e tyre meskine, joparimore dhe sofistikuese, me jeniçerizmin dhe me injorancën e tyre të shpërfytyrimit të së vërtetës mbi identitetin e bashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike në një shtet të vetëm kombëtar, në thelb, po dëmtojnë çështjen shqiptare, jo më pak se sa armiku shekullor i brumit sllavo-bizantin (serbë, grekë, “maqedonë’, malazezë).
Ndaj, jo vetëm politika, propaganda, diplomacia dhe shkenca, por shqiptarët, në përgjithësi dhe në tërësi, duhet të distancohen prej “formulave shkencore” dhe të filozofisë së pozitivizmit historik dhe politik të sofistëve dhe të kosmopolitëve, të cilët për qëllime dhe për interesa të ringjalljes së teorisë dhe të praktikës së greqizimit dhe të serbizimit të kombit shqiptar dhe të territoreve të tij autoktone brenda kufijve natyralë historikë të Shqipërisë etnike, po e relativizojnë dhe, po e injorojnë zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, ashtu sikurse dikur sofistët në Athinë, duke pohuar se “e vërteta nuk ekziston fare “, duke relativizuar çdo gjë, duke e keqedukuar rininë dhe popullin, së fundi ia arritën që Athinën ta fusnin në luftën vëllavrasëse të Peloponezit me spartanët.
Prandaj, zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare me bazament shkencor historik, duhet të jetë rruga që duhet të ndiqet dhe, të mbështet nga i gjithë potenciali intelektual politik dhe shkencor shqiptar, per t'ua rikthyer të drejtën historike legjitime shiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, për ta rikrijuar dhe, për ta ribashkuar shtetin kombëtar shqiptar, i cili, në këtë mënyrë, do të shënonte fitoren e artë dhe të drejtë mbi fundin e kolonializmit, të neokolonializmit dhe të mbeturinave fashiste dhe neofashiste në Ballkan dhe në Evropë.
Çështjen shqiptare, Prof.Dr. Mehdi Hyseni e trajton me sens të hollë në dritën e historisë, të drejtës ndërkombëtare, të politikës dhe të diplomacisë prej aty ku e lënë Abdyl Frashëri dhe, më pas Ismail Qemali , i cili kur u kthye nga Londra, ishte shumë i dëshpëruar nga takimi që kishte pasur me kryedrejtuesin e Konferencës së Londrës (1912-1913), Eduard Grej, i cili veç mirësjelljes së tij, nuk kishte përfituar asgjë më shumë. Zhgënjimi i tij ishte i madh, por edhe i arsyeshëm, sepse gjysma e tokave shqiptare dhe e Shqipërisë u lanë në “mëshirën” e copëtimit dhe të kolonizimit të tyre nga ana e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Mirëpo, duke ndjekur rrugën dhe mësimet mëmëdhetare të Abdyl Frashërit, edhe patrioti dhe diplomati ynë i urtë dhe vizionar Ismail Qemali, ua la amanet të përjteshëm gjeneratave të ardhshme, që ta bëjnë edhe pjesën tjetër të Shqipërisë, të lirë, të pavarur dhe të bashkuar, ashtu siç kishte luftuar dhe vperuar dikur Skënderbeu, Abdyl Frashëri dhe vetë Ismail Qemali për ta çliruar Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët nga armiqtë anadollakë dhe sllavët primitivë të Ballkanit dhe të Evropës.
Shembujt e mësipërmë dëshmojnë se, gjatë historisë së derisotshme, patriotët dhe demokratët e mirëfilltë të kombit shqiptar punuan (kush me pushkë e kush me penë) që tokat shqiptare të çliroheshin dhe të bashkoheshin në një trup të vetëm të natyrshëm shqiptar. Disa milionë (pothuajse gjysma e kombit shqiptar) bashkatdhetarë tanë të dashur dhe të paharruar për ne, por të braktisur nga mendja dhe nga praktika e filozofisë politike sofiste dhe “tregtare” shqiptare, e regjimeve sunduese të periudhave të ndryshme historike, edhe sot jetojnë në diasporë: Turqi, Evropë, Amerikë dhe në Australi, gjë që kjo, vërtet, është një tragjedi e madhe dhe e dhimbshme kombëtare shtetërore për të gjithë ne dhe, për mbarë Shqipërinë Etnike.
Për ta zbutur këtë plagë të pashërueshme, këtë tragjedi shekullore në dobi të çlirimit dhe të vetëvendosjes së shqiptarëve, me qëllim që ta mbrojmë qënien tonë etnike, kombëtare dhe shtetërore, duhet që të vijë në shprehje një revulucion kulturor kombëtar, që traditat, virtytet dhe vlerat e njëmendta kombëtare, të trashëguara brez pas brezi, t’i rivitalizojmë, t’i klutivojmë dhe t’i jetësojmë si në teorinë, ashtu dhe në parktikën tonë të përditshme, duke i mishëruar thell në mendjen, në shpirtin, në sjelljen, në punën dhe në veprimin koherent dhe permanent të tërësishëm të qenies shqiptare si brenda atdheut, ashtu edhe në mbarë diasporën shqiptare në botë.
Dëshpërimi i Ismail Qemalit ishte i arsyeshëm, sepse ai e realizoi vetëm gjysmën e ëndrrës, të aspiratës dhe të drejtës historike shqiptare në Ballkan. Ndërkaq, gjysma tjetër mbeti për brezat e ardhshëm që tokat e tyre shqiptare, t'i çlirojnë prej kthetrave të kolonializmit serbo-grek e “maqedon” të konglomeratit sllav, ashtu siç shkruan Prof.Dr. Mehdi Hyseni, të cilat më 1913 u copëtuan dhe, iu aneksuan Jugosllavisë me “bekimin” e vendimeve të padrejta, të miratuara nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës. Pikërisht, aty ku u bë kompromisi katastrofal për “dhurimin” e tokave shqiptare pushtuesve kolonilaistë serbomlazezë dhe grekë, të cilat u bënë kurban për qetësimin e apetiteve imperialiste të fuqive të mëdha të Europës dhe të sferave të influences së tyre. Këtë kompromis të fuqive të mëdha me tokat shqiptare, populli shqiptar e pagoi për gati një shekull me gjenocidet më barbare, të ngjajshme dhe të njëjta me hollokaustin e Turquemidit, të Hitlerit, të Sllobodan Millosheviqit e fashistëve tjerë nëpër botë.
Me të drejtë profsori Mehdi Hyseni ka pasqyruar faktin se koherenca historike, teorike dhe praktike e fashizmit serbomadh çetnik sllav me shekuj karakterizohej dhe, edhe sot karakterizohet nga institucionalizimi i terrorit dhe i gjenocidit të organizuar shtetëror dhe kolektiv serb në shfarosjen sistematike të shqiptarëve nga shtëpitë dhe nga trojet e tyre të Shqipërisë etnike (Nish-Shkup-Tetovë-Ulqin- Prevezë etj.).
Platforma e hollokaustit çetniko-fashist serbmalazez, “maqedon” dhe grek sllav, edhe sot është aktuale dhe e pranishme për shfarosjen e shqiptarëve dhe për ricopëtimin e territoreve të Shqipërisë Etnike. Këtë në mënyrën më ftakeqe, më antihumane, më të padtejtë dhe më anticivilizuese e dëshmon gjendja dhe statusi i mjerë i sotëm i copave të kombit shqiptar në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë nën Serbi, në Iliridë nën “Maqednoi”, në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës nën Mal të Zi dhe në Çamëri-Epirin iliriko-shqiptar nën Greqi. Këtë nuk e shohin anarko-liberalistët, kosmopolitistët, integralistët dhe decentralistët e mjerë shqiptarë.
E gjithë kjo tregon se, “mbijetesa” e syndromit serbo-sllav në shfarosjen dhe në copëtimin e territoreve etnike të shqiptarëve, është programuar dhe e drejtuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë me në krye klerikët dhe akademikët e tyre fashistë, të mbështetur nga politika dhe instrumentet e saj policore, militare dhe gjyqësore të regjimeve të derisotme tiranike gje gjenocidale të Serbisë së Madhe.
Krahas kritikës vehemente koncepteve të filozofisë së papranueshme të sofistëve, të kosmopolitëve dhe të “moderuarve” politikë, ekonomikë, demokratë dhe atdhetarë, prof.dr.Mehdi Hyseni i shikon me skepticizëm, me rezerva dhe me dyshime të mëdha edhe konceptet dhe draftet e strategjisë politike dhe diplomatike të disa faktorëve dhe subjkteve të bashkësisë ndërkombëtare, kur është fjala për pikëpamjet e tyre lidhur me zgjidhjen e statusit kolonial të shqiptarëve në Ballkan. Duke qenë se, në këtë kuptim, bashkësia ndërkombëtare ende nuk është në rrugën e as nuk është e gatshme që të riaktualizojë dhe rindërkombëtarizojë çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të kolonizuar dhe të copëtuar në Ballkan.
Pse bashkësia ndërkombëtare edhe në fillim të këtij shekulli ende nuk ka të konceptuar as të hartuar platformën strategjike për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, për këtë është fajtore politika dhe diplomacia shqiptare, e cila deri tani nuk ka kurrfarë platforme reale të harmonizuar, të qëndrueshme dhe të jusitfikueshme në nivel gjithëkombëtar shqiptar, as kurrfarë propozimi a kërkese, të parashtruar para bashkësisë ndërkombëtare, që kërkon zgjidhje imediate në këtë drejtim.
Krahas observimeve të tjera trajtuese në frymën shkencore të mbrojtjes dhe të zgjidhjes së drejtë të çështjes së bashkimit mbarëshqiptar, Prof. M. Hyseni është ndër të vetmit autorë që e merr në konsideratë, edhe çasjen neoliberale të faktorit të brendshëm dhe ndërkombëtar në raport me kombin dhe, se çfarë fshihet pas petkut mashtrues të neoliberalistëve. Kjo e bën Profesorin e nderuar figurë edhe më të kompletuar kombëtare, sepse saktësisht dhe, në kohën e duhur ka përceptuar lojërat e rrezikshme të kanonierave tradicionale të diplomacisë së noveluar demokratike dhe integraliste të Evropës së sotme, por për habi, sikurse Evropa e dikurshme regresive (1815-1945), edhe kjo, zyrtarisht ka deklaruar se “nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan vetëm për shqiptarët” (edhe pse që nga viti 1992 të shekullit XX, kanë ndryshuar kufijtë në Ballkan, duke u krijuar shtete të reja, siç janë Sllovenia, Kroacia, “Maqedonia”, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina).
Ashtu si për Lajbnicin, që shkenca e vërtetë fillon me zbulimin e ligjeve univerzale, duke e hedhur poshtë empiricizmin aristotelian, ashtu edhe Profesori i nderuar Mehdi Hyseni, me saktësi laboratorike, duke e trajtuar çështjen shiptare si problem kolonial, e godit dhe e sfidon me të drejtë ideologjinë dhe praktikën fashiste serbo-sllave, e cila është e barasvlerëshme me ideologjinë dhe me praktikën e hollokaustit hitlerian. Në lidhje me këtë, shtrohet pyetja: “Nëse Serbia ka drejtën historike mbi trojet etnike shqiptare, atëherë edhe Perandoria Osmane paska të drejtën historike mbi Ballkanin, edhe Perandoria Romake paska të drejtën ta kerkojë Evropën Juglindore, sepse edhe ato, dikur kanë luftuar, kanë qenë të pranishme dhe kanë sunduar me shekuj Evropën dhe Ballkanin”. Pra, logjika e tyre na kthen në primitivizmin parahistorik sllavo-bizantin, në veçanti.
Lëvizjet e tilla, si Vetëvendosja, duhet të funksionojnë,por të jenë revulucionare të mirëfillta. Nuk ishte Revolucion ai i tipit të Çe Gevarës, i cili u shërbente klikave komuniste. Lëvizje revulucionare të mirëfillta janë ato, të cilat kanë njerëz që me diturinë dhe me aftësinë e tyre gjeniale, arrijnë ta ndryshojnë historinë,ta bëjnë njeriun të lirë, të barabrtë dhe të lumtur brenda një sistemi. Për shembull: Qarqet lajbniciane e sollën revulucionin në shkencat ekonomike dhe, ndikuan në daljen e Amerikës si Republikë e parë moderne ,ku për herë të parë u legjitimua qeveria që ishte në sherbim të së mirës së përgjithshme. Jo rastësisht, Amerika u bë edhe cak sulmi i qarqeve imperialiste angleze. Prandaj, në këtë kontekst shoh te z.Mehdi Hyseni një ideolog, i cili ndër të vetemit, çështjen shiptare e shtron shumë drejtë, bile më mirë se Akademia e Shkencave të Shipërisë, e cila në tekstin “mbi çështjen shiptare” çështjen kombëtare e relativizon me proceset e integrimit evropian, pa ditur mirë se një Evropë, e cila po ndërtohet në frymen neoliberale nuk do të koekzistojë shumë gjatë si një ngrehinë e tillë integruese, sepse ekzistojnë kundëthënie të brendshme ndërmjet partnerëve integrues, këtë fakt e provon edhe mosmiratimi i Kushtetutës së BE-së .
Gjithashu, Evropa pas “Marrëveshjes së Mastrihtit”(1992) është bërë vegël e oligarkive financiare, të cilat kontrollojnë Bankën Evropiane ,Parlamentin Evropian sipas modelit venecian. Evropa duhet të jetë vend i shteteve sovrane demokratike ,që zhvillojnë potencialin e tyre kombëtar, e jo të subordinuara prej oligarkëve venedikasë, të cilët përmes ideve të Adam Smithit dhe tregut të lirë, pothuajse të gjitha shtetet i ka bërë vasalë të varur ekonomikisht, të cilat jetojnë me shpresën e integrimeve .
Sistemi kombëtar me ekonomi nacionale që bazohet mbi idetë e Fridrih Listit që e ngriti Gjermaninë në nivel të fuqisë, është medikamenti që Evropën e shëron nga virusi i brendshëm. Oligarkistët financiarë që prej kohës së feudalizmit po imponojnë me ngulm sistemin e tyre që nën maskën e integrimeve në shkallën rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare po i fut në varësi dhe në varfëri edhe më të madhe vendet në zhvillim dhe ato të pazhvilluara. Prandaj, kritika e ashpër demaskuese dhe objektive e Prof.Dr. Mehdi Hysenit që ua bën qarqeve vasale dhe neoliberale atë e ngrit në piedestal, sepse çështjen e kap në rrënjë, duke qujatur me emër dhe me mbiemër të vërtetë-çështje ende e pariaktualizuar dhe e pazgjidhur si në planin e brendshëm gjithëkombëtar shqiptar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar dhe, kështu, si çdo njeri i moralshëm dhe me ndërgjegje të lartë kombëtare patriotike është në shërbim të së vërtetës, gjë që ky shërbim dhe kjo prirje e arsyeshme e tij ndaj së vërtetës shqiptare e dallon atë si intelektual të mirëfilltë nga intelektuali egoist, frikacak, i dyshimtë, i ponderuar, burokrat dhe hipokrit, i konvertuar dhe i përshtatur kushteve dhe rrethanave momentale të kohës dhe të shoqërisë konsumatore për të “mbijetuar” sipas kërkesës dhe ofertës së “tregut të lirë”, që nuk ka lidhje me zhvillimin e dhe me përparimin e përgjithshëm ekonomik, me demokracinë dhe me demokratizimin e shoqërisë në kuptimin dhe me interesin e saj të përgjithshëm, por me shfyrtëzimin dhe me zhvlerësimin e vlerave të saj nga ana e antivlerave përfituese dhe mashtruese të logjikës filozofike të strategëve dhe projektuesve të “tregut të lirë” për kompanitë, për firmat, për mallrat dhe kapitalet e tyre individuale dhe konsorcionale në dimensione rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.
Që nga rrëzimi i Murit të Berlinit më 1989, i cili shënoi përfundimin e luftës së ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), sipas një “skeme” të tillë neoliberlae ndërkombëtare, sidomos pas “vdekjes” së “ekonimisë konvencionale-kontraktuese” të sistemeve totalitariste komuniste të Evropës Lindore me në krye ish-Bashkimin Sovjetik, që nga viti 1990 e deri më sot, jemi dëshmitarë se, edhe në ambientin e sotshëm shqiptar po dominojnë tezat, konceptet dhe projektet e ndryshme infektuese tregtare ekonomike dhe politike të kosmopolitetëve dhe të sofistëve, të fokusura në përfilljen e politikës dhe të interesave të grupeve dhe të klaneve të ndryshme oligarkike dhe anarkoliberaliste, kështu që, si shkak dhe pasojë e tyre është krijuar një vakuum i thellë dhe diferenca të mëdha midis shtresave në shoqërinë shqiptare, sidomos në aspektin ekonomik, demokratik, kombëtar dhe ideologjik.
Për të dalë nga një skëterrë e tillë ekonimiko-politike, kombëtare dhe kulturore, është shumë e rëndësishme që në kohë afatgjatë shqiptarëve t'iu ngulitet në shpirt dhe në vetëdijen historike, kulturore kombëtare, politike dhe demokratike, së pari, çlirimi antikolonial, liria, drejtësia, pavarësia gjithëkombëtare shqiptare-Ribashkimi i Shipërisë Etnike si formë e qëndrueshme, e arsyeshme dhe përparimtare e zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik, politik, tregtar demokratik dhe paqësor, të lirë, të begatë dhe në mirëqenie të plotë si komb dhe si shtet i përparuar sovran, pa na sunduar dhe pa na shfrytëzuar askush as mbi bazën ekonomike e tregtare, as mbi atë politike, juridike dhe diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare, ashtu siç na udhëzon drejt edhe vepra e shtjelluar me përmbajtje historike, politike, diplomatike, kombëtare, demokratike dhe patriotike e Prof. Dr. Mehdi Hysenit, që është në favor të vetëvendosjes dhe të bashkimit të Shqipërisë etnike.
Edhe sot, në shekullin XXI, siç dëshmon dhe apostrofon sheshit, edhe vepra e Prof.Dr. Mehdi Hyseni, detyra e figurave të shquara intelektuale të kombit shqiptar, duhet të jetë ashtu siç ishte edhe ajo e Rilindasëve të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, çlirimi antikolonial nga sllavët pushtues dhe grabtiçarë të Ballkanit (Serbia,Mali i Zi, Greqia dhe “Maqedonia”), pavarësimi dhe ribashkimi i gjithë kombit shqiptar dhe i Shqipërisë etnike, si ganat dhe kusht themelor për të ekzistuar, për t’u zhvilluar dhe për t’u afirmuar si komb dhe si shtet i lirë, sovran, i pavarur, demokratik, paqesor dhe modern në zemër të Evropës.
Andaj, si dikur, edhe sot, ky ishte dhe, është kushti themelor i “testit” të mbijetesës sonë si komb dhe si shtet i bashkuar shqiptar në Ballkan. Ashtu, siç ka thënë disa shekuj më parë, edhe Skënderbeu ynë i madh legjendar: “Pa bashkim, nuk ka Shqipëri”. Kësaj të vërtete të pavdeshme dhe të ndritshme si Dilli, duhet t’i ketë besuar dhe, t’i jetë nënshtruar si Zotit të Madhërueshëm, edhe turma e vërbuar, duke u distancuar nga gënjeshtrat, demokracia dhe patriotizmi i rremë dhe i improvizuar i sofistëve, i anarkoliberalistëve, i kosmopolitëve, pseudodemokratëve dhe patriotëve të dyshimtë. Në vend të tyre duhet t’i njohë gurët e çmueshëm margaritarë, sepse siç thonë francezët “gjithëçka që shkelqen nuk është ar”. Edhe filozofi gjenial Platoni ka pasur të drejtë që nuk i besonte turmës, sepse, që atëherë, koha e kishte vërtetuar se ajo ishte mashtruar dhe manipuluar keq dhe fatalisht nga demagogët e shkathët e nga aristokratët e asaj periudhe të lashtë historike, të cilët ë interesat personale të tyre i kishinë vënë mbi ato të përgjithshme të “turmës” . Prandaj, nga një pësim i tillë, duhet të ketë nxjerrë mësim edhe “turma” shqiptare, e cila qe dy dekada të fundit(fundi i shek.XX dhe fillimi i shek.XXI), është e manipuluar, e mashtruar dhe e shfrytëzuar më shumë së kurrë në historinë e saj të derisotme. Si rrjedhojë, ka ardhur koha e fundit, që populli shqiptar (mbi 6 milionë), t’i identifikojë dhe t’i mëkëmbë liderët e vet të vërtetë, sepse ata popuj që nuk i njohin liderët dhe vlerat e veta kombëtare dhe shtetërore, janë të gjykuar, që si fatalistë, herë pas here, të viktimizohen nga përsëritja e hidhur e tragjikës së tyre historike.
Ashtu siç bënë Oto Von Bizmarku, Fridrih List... edhe injektimi i platonizmit në kulturën shqiptare do të sillte Renesansë …Rilindje të dytë kombëtare, dhe është më se e nevojshme që shoqëria shqiptare të largohet prej krimbit liberal dhe anarkoliberal që e ka kapluar atë nën maskën e modernitetit, që solli pesimizëm shpirtëror dhe ekonomik, nga një popull punëdashës po e kthen në përtacofil, nga një popull me moral dhe me virtyte të larta kombëtare tradicionale, po e dezorienton në një popull me prirje degraduese të traditave dhe të vlerave kombëtare shqiptare.
Ringritja e kombit që po dëmtohet sistematikisht prej politikanëve mediokër, të verbuar ndaj të mirave materiale e sensuale, është një punë e veshtirë. Mediokriteti i politikanëve tanë duhet kuptuar si virus brenda shoqërisë, e cila është sinergjik bashkë me armiqtë e jashtëm. Sikurse thoshte edhe Abraham Linkolni që kishte përvojen e luftës Veri - Jug, ku ai ishte për bashkim të shtetit amerikan.
Ai thoshte: “ ekzistojnë dy armiq, njëri që të qëndron përballë, dhe tjetri pas shpine “. I dyti është shumë më i rrezikshem, prandaj, mediokrët që rastësisht u futën në politikë, sidomos në periudha të rëndësishme historike e dëmtuan rëndë çështjen shqiptare. Në lidhje me fenomenin e medikritetit dhe të hipokrizisë ndaj vlerave demokratike, edhe filozofi gjerman Niçe, thoshte: "Për demokracinë kam një dyshim se ajo do të mbizotërohet nga mediokriteti".
Prandaj, që të dalim nga “vorbulla” e filozofisë së mjerimit etik, ekonomik, politik, kombëtar dhe ndërkombëtar të sofizmit, të kosmopolitizimit, të ponderzmit dhe të anarko-liberalizimit pseudodemokratik, si dhe nga sundimi kolonialist shekullor sllavo-bizantin, patjetër, duhet të mbështesim parezervë ideologjinë dhe filozofinë politike kombëtare të Platformës promovuese të “ Ballit Kombëtar” dhe të “Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH), si dhe të forcave dhe të subjekteve të tjera politike kombëtare shqiptare, që kanë të njëjtën platformë madhore të bashkimit të shqiptarëve dhe të trojeve indigjene të Shqipërisë Etnike prej Ulqinit e deri në Prevezë, rrugë historike kjo, e domosdoshme dhe e pashmangshme, që duhet ta ndjekë mbarë populli shiptar në Ballkan. Këtij projekti të vlerfshëm historik gjithëkombëtar shqiptar, duhet t'i prijë “Rilindja e Dytë Kulturore Kombëtare” si parakusht esencial për realizimin e bashkimit tonë kombëtar dheshtetëror.
Comments