top of page

Dr Kristo Papa: Politika nuk është një sprint, por një maratonë



 

Kur e thirri Edi Rama për kafe, dhe bisedoi gjatë me të, ideja nuk ishte thjesht për të më ftuar të kandidoj për deputet. Ishte bisedë e lirë. E sinqertë. Por kur ai më tha se ishte vendim i vështirë të lije Londrën, nuk qesha në fytyrë, por e kuptova si mesazh. I thashë se nuk kisha oreks, as nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mendje të shikoja ndryshesat, por vendimi të kandidoja për një post të tillë, dhe se posti më i lartë, më i lartë që do të aspiroja (përfundimisht) është ti shërbeja popullit tim të dashur, shqiptarit tim, Atdheut tim, se jam doktor dhe jam kështu humanist që në gen.

Kristo, megjithatë, duket se ka lindur në javën e bindjes. Ai më tha se do të fitonte përvojë të vlefshme, do të fitonte shikueshmëri dhe - më e rëndësishmja! – Do të jem në gjendje të realizoj diçka kuptimplote për vendin derisa (përfundimisht) të vijë koha që unë të jem i përfshirë totalisht për të mirë në politikë.

Dhe këtë e mori si një marrëveshje. Dhe më pas e kuptuam të gjithë se e kishin zgjedhur vërtetë të jetë shtylla e këtyre lëvizjeve politike në MB.

Dr Kristo Papa, krahas shumë takimeve pa bujë e rrëmujë, pa fryrje por me intelektualizëm të mirëfilltë Perëndimor, do të jetë ditën e diel më 16 shkurt në orën 14:00 së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Blendi Klosin, që është njëkohësisht dhe Deputet i kësaj partie në Oxford të Anglisë për Takimin e Diasporës në kuadër të kësaj fushate për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.


Vetë posteri i parapërgatitur nga Tirana me moton „Diaspora voton“ e paraqet Dr Kriston në krahun kryesor me zotin Klosi. Kësisoj të veshësh një kostum çdo ditë për poltikë, natyrshëm jashtë bluzës së bardhë të doktorit të zemrës, duket se është (pak) ferr. Nga fytyrat që e ndjekin në sallë (duke përjashtuar anëtarët e partisë), Dr Kristo njeh shumë, se është mjaft popullor dhe kështu ai është natyyrshëm gjetja më e goditur.

Marrëdhëniet me kolegët nga partia janë (për ta thënë butë) të përmbajtura. Qëndron në staturën e tij të denjë dhe kështu Dr Kristo Papa përditë e më shumë po fiton emrin e ri meritor edhe në politikë, edhe në këtë angazhim të ri që e bën jo krejt ndryshe, por një intelektual model në lidhjen që ka vendosur të shërbej. Dhe nuk ka ndryshim ngjyra në këtë rast, se Dr Kristo Papa është njeri me vlerë në fakt, dhe kushdo që do ta përfshinte në lista do të nderohej me emrin e tij. Dikush edhe më të mendoj ndryshe, dikush edhe mund të shaj. Por në këtë rast gabon, miq të dashur.

Pra, miq, thjesht doja t'ju them: askush nga ne nuk është i përsosur, ne bëjmë më të mirën që mundemi.

Ne jemi duke mësuar. Po bëhemi më të fortë. Ne po fitojmë përvojë. Ne punojmë si një ekip - gjithnjë e më mirë, kur vjen puna për Atdheun tonë të dashur. Ne i besojmë vetes - si vetes ashtu edhe njëri-tjetrit. Kur rrëshqasim ose humbasim praninë e mendjes - kemi dikë ku të mbështetemi.

Mos harroni miq se për Dr Kristo Papa, që ia njoh dhe prindërit e tij të shkëlqyer: politika nuk është një sprint, por një maratonë. Dhe një maratonë kërkon një lloj tjetër të muskujve. Ne stërvitemi çdo ditë, duke mësuar se si t'i zhvillojmë ato. Mos u dëshpëroni dhe mos u mërzitni. Nuk është e vërtetë që asgjë nuk ndryshon, thjesht duket kështu. Nën sipërfaqen në dukje të qetë të vendit të pushtuar, gjithçka po digjet – dhe herët a vonë do të vlojë. Dilni dhe rregjistrohuni dhe dilni dhe votoni. Pastaj përsëri. Dhe përsëri. Dhe përsëri. Rezultatet do të vijnë, por kërkohet durim. Dhe qëndrueshmëri. Dhe një kokë esëll. Dhe karakter, shumë karakter, sikurse është vetë vlera e këtij intelektuali me emër e me zemër. Një njeri mbi të gjitha e familjar model.

 

102 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page