top of page

Dr. Kristo Papa e ka nisur mjaft seriozisht prezantimin si kandidat potencial i Diasporës në Londër



 

Dr. Kristo Papa e ka nisur mjaft seriozisht punën e tij prezantuese si kandidat i mundshëm dhe potencial i PS-së nga Diaspora. Ai ka zhvilluar takime në Skoci dhe në disa mjedise të tjera. Ai ka ndjerë mbështetje të fuqishme kudo ku shkel e shkon si në Glasgou, Heathrou, apo dhe në vende e takime të tjera spontane.  

Mjeku shqiptar në Londër me zemër te madhe, humanist në profesion dhe mjaft komunikues e praktik, është pra ky Dr. Kristo Papa i cili ka jo vetëm vizituar edhe shkollën shqipe “Iliria”në Londër, por ka përjetuar me stafin dhe nxënësit atë që përjeton një shqiptar real, një misionar i përkushtuar i shqiptarisë.

Nxënësit e shkollës në fjalë nuk kishin aq kushte të mjaftueshme. Mjeku shqiptar Kristo Papa i shqetësuar për këtë gjendje, ju ka ofruar ndihmën dhe shërbimet e tij falas jo vetëm për stafin e shkollës, nxënësit, por edhe për familjarët e tyre. Z. Papa, njëkohësisht është kandidati potencial për deputet nga diaspora në Parlamentin shqiptar. Ai ka ndihmuar shkollat shqipe dhe bashkëkombasit ne Britani dhe Shqipëri shumë më herët se të jetë kandidat për deputet.

Kur të gjitha dëshirat, përpjekjet, ëndrrat, thirrja e gjakut dhe lidhja me rrënjët tona pikëtakohen në një, bëjnë që ditët mësimore edhenë shkollën shqipe  “Iliria” në Londër të jenë kaq frymëzuese dhe të veçanta, falë njerëzve të përkushtuar si Dr Papa.


„Veprimtaria shkollore sot vijoi me mësimet e reja, ngyrosjen e shqiponjës me dy krena, shfaqjen e një pjese teatrale shqip me kukulla. Kësaj atmosfere iu shtua edhe melodia e këngëve tona si Kuqezi, si dhe lojërat zbavitëse që organizuam me nxënësit.Por, magjia nuk përfundon këtu. Sot, në mjediset e shkollës sonë ishte i mirëseardhur, shqiptari vizionar, huaman, njeriu që i jep kaq shumë vlera komunitetit tonë në Londër dhe më gjerë, mjeku Kristo Papa…“ thuhet ne njoftimin e shkolles “Iliria”ne Londer.

Mesimdhenësit ishin befasuese prania ne mesij  exnensve dhe gatishmeria e tij për ta ndimuar shkollen shipe. « Pasi zhvilloi një bisedë me stafin e shkollës dhe nxënësit , mjeku Kristo Papa ofroi ndihmën dhe shërbimet e tij falas jo vetëm për stafin e shkollës, nxënësit, por edhe për familjarët e tyre.



Falë këtyre vizionarëve e profesionistëve të shkëlqyer, të cilët asnjëherë nuk harrojnë vendin prej nga vijnë, puna dhe përpjekjet tona marrin vlera të reja. Faleminderit Kristo Papa për kohën që kalove me nxënësit tanë dhe ndihmën që ofrove për ne!.. » thuhet ne fund të njoftimit nga stafi i shkolles “Iliria”ne Londër.

Falë këtyre vizionarëve e profesionistëve të shkëlqyer, të cilët asnjëherë nuk harrojnë vendin prej nga vijnë, puna dhe përpjekjet tona marrin vlera të reja. Faleminderit Kristo Papa për kohën që kalove me nxënësit tanë dhe ndihmën që ofrove për ne!.. » thuhet ne fund të njoftimit nga stafi i shkolles “Iliria”ne Londër.

45 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page