top of page

Dr. Halil HYSENI: ÇAMERIA NE DOSJET DIPLOMATIKE.



Nga: Dr. Halil HYSENI,

Ish-Zevendës Ministër i Jashtëm i RSh

Materialet arkivore për Çamërinë dëshmojnë për mprehtësinë e Çështjes, dëshmojnë për vendin që i është rezervuar dhe i rezervohet asaj në gjerësinë e marrdhenieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helene. Arkiva pasqyron punën e bërë, nga përfaqësuesit, veprimtarët, politikanët apo diplomatët.

Ndër arkiva gjenden një sërë dokumentash që trajtojnë dhe e adresojnë çështjen, ashtu siç gjen materie ku personazhet, Çështjen Çame, e ndërmëndin “nga halli”dhe i kalojnë anash. Arkiva është dëshmitare e punërave të mira të bëra, është dëshmitare e shum qëndrimeve dinjtoze. Sjellim ndërmënd raportet e shumta, të Konsullit Mid’hat Frasheri, përgjat periudhes Shkurt 1923 - Mars 1926 apo Kerkesa për kthimin e menjëhershëm të Çameve, e vitit 1945, drejtuar Konferences së Ministrave te Puneve të Jashtme te vendeve fituese, nga kundërshtari i Mid’hat Frasherit, nga Enver Hoxha. Dhe në vijim bie heshtja komuniste.

Ne Procesverbalet e zbardhura të takimeve dypalëshe pasqyrohet qëndrimi dinjitoz i palës shqiptare gjat vizitës se Ministrit Grek për Punët e Jashtme, Z. Papulias me 17 Nëntor 1987. Pala Shqiptare kërkonte që “eshtrat e ushtareve greke te vrare ne luften italo-greke …. t`i transferojme me nderime ne atdheun e tyre...”.  Korrekt është edhe qëndrimi i pales Shqiptare gjat vizites tjetër zyrtare të z. Papulias, në Mars 1995, ku Ministri Grek pranoi diskutimin e Çështjes Çame, por vetem ne aspektin e pronave. Qëndrim domethënës pasqyrohet edhe në takimin e pare të Nenkomisionit për Çështjet Konsullore dhe Juridike mbajtur ne 23-24 Maj 1995.

Pas vitit 1996, arkiva, dëshmon për hapa pas. Ndjehet aroma e bezdisë, per tu angazhuar përnjimend me Çështjen Çame. Ka raste ku Politikanë, që përgjat takimit zyrtar, nuk e cekin fare Çështjen Çame, pas takimit e për konsum publik, u japin përgjigje patriotike pyetjeve të prorositura të gazetarëve.

Në këtë parashtrim, është dëshiruar, ta kqyr arkivën me shikimin e së nesërmes dhe në shërbim të saj. Studimi arkivor kthehet në ornament nëse nuk shërben për të parashikuar sjelljen e nesërme të palës përball, nëse nuk shërben për të përvijuar sjelljen tone të ardhëshme.

Shkurtimisht parashtroj

 

Së Pari, për Kuadrin Ligjor të Luftës, ofruar ne njëjës si Ligji i Luftës;

Së Dyti, për Marrveshjen për Toponimet, Maj 2014;

Së Treti, për Miqësinë dhe Traktatin e Miqësisë.

 

I. KORPUSI I LIGJIT TË LUFTËS

Në veshët e cilitëdo qytetari Shqiptar, Kërkesat dhe deklamimet e qeverive dhe politikanëve tanë për shfuqizim të Ligjit të Luftës vijnë gjithnjë në njëjës. Gjithmon thuhet Ligji i Luftës.  Qytetarit normal i është treguar dhe ka dëgjuar se egziston një Ligj Lufte dhe këtë ligj, shteti Grek e mban ne fuqi sepse nuk do tu’a kthej tokat Çamëve.  Për qytetarin më të lëçitur, me Ligjin e Luftës nënkuptohet Ligji i Forcës Nr. 2636 i vitit 1940 “Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike”.

E vërteta është se nuk është një ligj, nuk jan dy ligje, është një korpus i tërë normash dhe praktikash që e kalçifikojnë gjëndjen e luftës dhe e pa mundësojnë adresimin e Çështjes Çame, përmes shfuqizimit, në njëjës, të Ligjit të Luftës. Edhe pse Ligji i Forcës Nr. 2636 përben gurin themeltar, ustallarët Grek kan krijuar dhe vijojnë të krijojnë një ngrehinë legjislative perfide, e aftë të qëndroje pa u rrëzuar, edhe nëse hiqet guri i themelit, edhe nëse shfuqizohet Ligji i Forcës Nr. 2636 i vitit 1940. Në korpusin e normave për Ligj të Luftës, mund të përmend:

a.       Vetë Ligjin Nr. 2636 “Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike, hyrë në fuqi më 28 Tetor 1940;

b.       Ligjin Nr. 2637 i vitit 1940 “Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me Organizmin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese”;

c.       Ligjet Nr. 45 dhe Nr. 86 të vitit 1945;

d.       Ligjin Detyrues Nr.900 të vitit 1946;

e.       Dekret Ligjin Nr. 422 të vitit 1947;

f.        Dekret Ligjin Nr. 1138. “Mbi pasuritë armike.” miratuar më 11 Tetor 1949;

....

n.    Edhe të tjerë ligje dhe akte nënligjore dalë mbështetur në to.

 

Cilido koncesion i mundshëm për heqjen vetëm të Ligjit të Luftes (Ligjit të Forcës), Nr. 2636 është thjesht në përfitim të palës Greke. Me kërkesen “të shfuqizohet Ligji i Luftes”, pala Shqiptare nuk kërkon asgjë. Asgjë.  Juristët e vitit të parë e dinë se shfuqizimi i nje akti nuk ka pasojë prapavepruese. Shfuqizimi nuk pjell pasoja per marrdhënje e ngjarje të krijuara përgjat periudhës kur Ligji ishte në fuqi, dhe Ligji i Luftës i ka pjellë tashmë pasojat e tij. 

 

Nesë një ditë të bukur, Pala Greke, vendos ta shfuqizoj Ligjin e Luftës (Forcës),  Nr. 2636 të vitit 1940, pa e prekur korpusin e normve të lidhur me të, nesë vendos ta shfuqizoj Ligjin por pa i anuluar pasojat negative të vet Ligjit, at’here, ajo thjesht i bën dhurat vehtes. Ne marrim lugen bosh, ndërsa shteti Grek veç përfitimeve, që padyshim do të kërkoj e do marrë ne këmbim, do t’i heq vetes edhe një ngarkesë negative, do t’i heq vetes edhe një ngarkesë anti Evropiane. Shteti Grek do trumpetojë paqe POR do ti ruaj të paprekura përfitimet e “luftës”.

 

Vokalizimi i kërkesës për të shfuqizuar vetëm “Ligjin e Luftës” pa kërkuar shfuqizimin e sejcilës dhe të gjitha normave të lidhura me të është boomerang. Vokalizimi i kërkesës për të shfuqizuar vetëm “Ligjin e Luftës” pa i prekur dhe pa i anuluar efektet e tij, është kal druri, kal druri i ndërtuar me shkopinj grek.

 

II. MARRVESHJA PËR TOPONIMET.

Hulumtimi arkivor i dosjes Çame pasqyron si veprimin tonë ashtu edhe veprimin e palës përball. Në veprimin dhe të arriturat diplomatike të palës Greke shfaqet i konsoliduar interesi afatgjat, është e dukshme pakëputshmëria e linjës dhe qëndrueshmëria në synimet e saj. Në veprimin diplomatik të palës Greke ka nivel të lartë në Pe-Hashin e fortësisë, se kërkimeve të tyre, edhe pse ne te shumtën e herëve pala Greke punon ne rregjistra zanor me decibel me te ulët se pala Shqiptare.   

 

Përkundrejt tyre, në veprimin tone, Çështja madhore Çame bie shpesh nën kthetrat e interesave politike ditore. Në ulje ngritjet e dosjes Çame pasqyrohet këndvështrimi i liderit Shqiptar të kohës, po edhe ai ne luhatjet e veta.  Shëmbull i qartë i fitores se qëndrueshmërisë së angazhimit diplomatik Grek ndaj luhatjeve të vendimarrjes politike Shqiptare shfaqet, si në procedurën, ashtu edhe në të arriturën e Marrveshjes për Toponimet, të Majit 2014.

 

Me një marrveshje, finalizuar përmes notash diplomatike, Trupa Diplomatike Greke mori gjithçka i duhej prej vendimarrjes Politike Shqiptare, pa dhënë asgjë në këmbim dhe … politika jon u mburr. Sipas kësaj marrveshje, pala Shqiptare sipërmerr, “..të adoptoj një format të ri të certifikatave personale dhe familjare për nënshtetasit Shqiptaret të lindur jashtë, sipas të cilës, vendlindja e tyre do të shkruhet në përputhje me listën e toponimeve  depozituar nga Greqia ne Kombet e Bashkuara” !

 

Ne zbatim te marrveshjes, Nëna ime, e rregjistruar në regjistrat e gjëndjes civile Shqiptare, me vendlindje ne Kurtes – Marglliç – Çamëri – Greqi, në po këto regjistra, po të gjëndjes sonë civile, shëndërohet me vendlindje ne: Mavrovuno – Margaritis – Thesprotia - Greece, tëpkë në përputhje me listën e toponimeve që shteti Grek ka depozituar në ICAO, dekada vitesh pas lindjes dhe regjistrimit të nënës sime. Për fat nëna ime vdiq, pa e shijuar ndërrimin e vendlindjes.

 

Qartësisht, pala Greke shkeli të drejtën e lëvizjes së lirë të nënshtetasve Shqiptar ne hapësirën Europiane, fituar ne vitin 2012, për të përfituar dy vjet më pas, në vitin 2014, një produkt të pastër politik, deshqiptarizimin, edhe arkivor, të emërtimeve te treves së Çamërisë, dhe ja doli. Bravo për ta. Ndërkoh në sheshin më të vizituar të Athinës, në fasadën e mermertë të Parlamentit grek me gërma kapitale e lakmi greke, shkruhet: KLISURA = PERMETI = TOMOROS = HIMARA = AJIROCASTRO dhe këto të barabarta me PINDOS me KALPAQI, etj. 

 

Me Marrveshjen për Toponimet i dham Athinës ç’ka deshi. Nuk na dhan asgjë.  Levizjen e Lirë na e kishte dhënë Brukseli, prej kohësh. Interesant është fakti se pala Greke, inkasoj një fitore të bukur si në themel ashtu edhe në procedure. Me formën e përdorur, përmes shkëmbimit të notave verbale, u shmang edhe kontrolli parlamentar edhe kontrolli i kushtetueshmërisë së marrveshjes.

 

Arkiva është mësues. Na meson. Na mëson nëse nuk duam të gabojm sërish. Arkiva na mëson se pala përball, për të përparuar edhe një tjetër transhe, krijon një problem të ri. I ndjeri babai im thosh: “I mënçuri mëson nuk pëson. Njeriu pëson e mëson. Budalla pëson e pëson.”

 

III. MIQËSIA - TRAKTATI I MIQESISE - PARTNERITETI STRATEGJIK 

Shqipëria dhe Greqia kan qënë të lidhura midis tyre me një Traktat Miqesie. Traktati u nënshkrua më 21 Mars 1996 nga Ministrat Alfred Serreqi dhe Teodoros Pangallos. U nënshkrua nga Arvanitasi i vetquajtur “i fundit i mohikanëve”. Të dy me ADN Shqiptare, të deklaruar.

 

Konform parashikimit në Traktat, dhe në kushtet kur asnjëra palë nuk ka deklaruar prishjen, Traktati i Miqësisë, pas 31 Janarit 2023 është pa fuqi. Tashmë Shqiptarët dhe Grekët nuk e kan të lidhur me Traktat, miqësinë e tyre. Juridikisht, në fuqi është Korpusi i Ligjeve të Luftës, ndërsa verbalisht na lidh Partneriteti Strategjik.

 

Është fakt që, Partneriteti Strategjik midis dy vendeve tona është deklaruar vetëm nga njëra Palë, vetëm nga Ne. Love is always one-sided.

 

Është po ashtu fakt se të dy vendet i lidh nevoja për fqinjësi të mire. Nevojë që duhet të pasqyrohet me një Traktat të ri, që mundëson zgjidhje edhe për Çështjen Çame.

 

Traktati i pafuqi, në nenet 12 dhe 15 të tij shkonte tangent me Çështjen Çame. Ne nenin 15 të tij, Çështjen Çame e trajton si çeshtje pronash, në të thuhet, citoj: “Sejcila nga palët kontraktuese do të përballojë mundësinë e heqjes, brenda kuadrit të saj ligjor, të pengesave që vështirësojnë gëzimin e pasurive që kanë shtetasit e njërës palë në territorin e palës tjetër”. Përpiqem, po nuk e kuptoj dot togfjalshin “do të përballojë mundësinë”. POR, është i qartë mesazhi në togfjalshin “brenda kuadrit të saj ligjor” i barabarte ‘me këtë Kuadër ligjor që kemi’ i barabarte me ‘pa e ndryshuar kuadrin ligjor’, PRA pa anuluar Kuadrin Ligjor te Ligjeve të Luftës, pa i anuluar pasojat e tyre.

 

Ndërsa Neni 12 i Traktatit, percaktoi se, citoj: “Palët kontraktuese do të bashkëpunojnë për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë së tyre kulturore, duke perfshire edhe monumentet”. Ky nen polli vetëm Monumente e varreza Greke, në tok të Shtetit Shqiptar.

 

Traktati i Miqësisë nuk mundësoj asnjë monument për 55 partizanët Çam që në Luftën e Dytë ranë për lirine e Greqisë. Traktati i Miqësisë nuk mundësoj asnjë Përkujtimore për vuajtjet, po vuajtje ama, të nënave dhe fëmijëve. Traktati i miqësisë nuk i mundësoj të lindurve në Çamëri të vendosnin një karafil mbi vendin ku prehej prindi.

 

Traktati dhe Marrveshjet në vijim të tij i mundesuan fashisteve të Agimeve të Arta të derdhnin vrer, pretendime dhe betime mbi pllaka e mbi monumente, të mbrojtur dhe të garantuar me ceremoni shtetërore Shqiptare.

 

Shqipëria dhe Greqia e kan nevoj fqinjësine e mire, të sanksionuar me Traktat, të sanksionuar me një Traktati që pjell dhe rrit miqësi. Traktati i nënshkruar më 21 Mars të vitit 1996 nuk është modeli.

 

Përmes egzistencës dhe veprimtarisë së tyre, Çamët jan të vendosur të mos e noterojnë rrëmbimin e jetëve, mos e noterojnë rrëmbimin e truallit e të pragut të shtëpisë së tyre, sepse Çështja Çame nuk është thjesht çështje pronash, nuk është çështje lekësh. Me qënjen dhe veprimin e tyre Çamet kan mbajtur të ndezur qiririn e shpresës pamvarësisht ngricave dhe erërave nga brenda dhe nga jashtë.

 

Mbajtja gjallë e Çështjes Çame, kërkimi i zgjidhjes së saj, vlen jo vetëm për Çamet. Rrëmbimi i truallit Çam, nuk është çështje vetëm e Çamëve të Çamërisë, ashtu siç Çështja e Detit nuk është çështje e peshqëve, banorëve të detit. Çështja Çame është transhe Shqiptare. Mbrohet, për të mos humbur më shumë. Prezenca e saj e ndih Shqipërinë, mbajtja e saj i ndih Shqiptarët, i ndihmon në balancat e mëndjes, në balancat e tavolinave diplomatike, politike a të sigurisë.

 

Lakmia Greke prodhoi Napolon Zervën e shum korofillak të tjere, dhe vijon të prodhoj, të prodhoj Beleris e kompani, dhe shumica jan shqipfolës. Nga gjyshja mbaj mënd një këngë, në Greqisht: “Ksipna Ali Pash kajmeni na jdhis ta Janina su ta pirane i Elines dhen ine pja dhikasu” = “Zgjohu Ali Pash i mjeri të shohësh Janinën tënde, ta morën Grekët, nuk është më e jotja.”

 

Edhe gjyshet jan arkiv. Ruajna Zot sikur të na e këndojnë prap një dit, të na e këndojnë për Preshevën, për Himarën a Mitrovicën.

 

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page