top of page

DR. EDUARD A. SKUFI: Finalja  e    destines vetmohuese ...


DR. EDUARD A. SKUFI: Finalja  e    destines vetmohuese , euthanasia  si   humanizem … 

                                    

 

Kur fillova të shkruaj keto rreshta nje  sentiment i cuditshem  i  pazakonte   vërtitej  nga  llogjika  në  shpirt , nga  koshienca në  subkoshience  ,  dhe   klithma  e  heshtur  e  nje ‘Pse-je ?‘ gjigante   më  mundonte, si   interrogacion    pa  përgjigje …  ku   mjekesia   konverohet   në  nje  ‘  teater   absurd  ‘  dhe  ty  të   imponohet  nje  rol i  pa dëshiruar , në  sens  mizantropik . Meqënëse  epoka  moderne  ka krijuar probleme të reja etike  dhe  një  system  të  ri  vlerash,  dikton të bëhen tema aktuale  këto   pikëpamje   të  Bioetikës. Eshte   fakt  real   se   vitet  e  fundit     dëshmojnë   për    progres   të  madh   në   fushën    e mjekësise   me   aplikimin    e   teknologjise    se    larte   ,   por  ende   ekzistojnë    mjaftë    enigma     mbi   disa     çështje  .  Si   ajo   e   euthanasisë   ,   me    profil    "  të   ripërcaktuar ",    që  mbetet     ambivalente   ,   konfront   kodit     deuntologjik    të    mjekesise     klasike  … Euthanasia   eshte  ' suicid  i  asistuar ' nga   mjeku ,  me  mision   paradoks   për  t'i  dhënë  fund  një  jete , në  soference  të  vazhdueshme  dhe   të   pa  dominuar ,   në    mënyre    jo  natyrale  ,   mbas  insistimit    të   pacientit  ,   duke    ju   referuar    aplikimit    të   një  protokolli   specifik .  Kështu   mjekësia  konvertohet   nga  mjet  për ‘ best  life ‘ në   mjet   për  ‘ best   death ‘ ,  duke  demonstruar    interferencë  brutale  në dinamiken  e  natyrës  si dicka  e patolerueshme  . Kjo  e   denatyron   mjekësine  , e   zhvesh nga   substantivja. 

A    eshte    fundi    i    humanizmit     fillimi   i    euthanasise ? Apo  euthanasia  përfaqëson   një   alternative   humanitare ?   Këto     pyetje    retorike    mbeten     akoma      pa   përgjigje … Në betimin e  tij  Hipokrati  këshillon: "Unë  nuk  do   t'i jap   një    ilaç     vdekjeprurës    kujtdo    që   e   ka   kërkuar    atë  ,      dhe   as   nuk    do  të   bëj   kurrë   një    sugjerim   për  të  . ” Përbën   surprizë   fakti   se   inisiatorët   e    euthanasisë  ,  që  ekzekutuan   një  pakt   autosuicidal,  theologu  amerikan   i shquar  Dr. Henry  Van Dusen  dhe  bashkëshortja  në 1975 , u  larguan  nga   jeta   krah   për   krah ,  si  version  modern  i   “ Romeo  dhe   Zhulietës “  ,  në   suport   të   një   ideje   të  re.

Ndërsa  mazhoranca    e   mjekëve nuk    janë    dakort  ,  të komprometojnë  rolin e  tyre  profesional   dhe  sensin   etik. … Dhe  kujtimet  rendin  në  një  rast  dramatik  dhe  shokues. Irakliu  një  muzikant i  shquar  , mbeti  i  verbër  në   mënyrë  fulminante  në  moshe  të re . Gjate  ekzaminimeve  të  kryera nuk    gjetën   faktorin    etiologjik  ,    por   e   interpretuan   si  patologji   autoimmune    grave  me    natyre  komplekse  ,  ku panvaskuliti    interferonte     me     nje   skleroze   sistemike  .  Scaneri    dëshmonte    për   alteracione   të   shumta    dhe   të përhapura  kudo  në organizem . Mbas pak  kohe  dhimbjet  e    padurueshme    të   kokës   dhe      vertigot    e   gozhduan    në   krevat  . Drama    që    cdo    dite   rëndohej   e  tjetërsoi   atë   ,   si    nga    ana    fizike   dhe   më  tepër  nga  ana  psikologjike .                  

Fillimisht   sedativët   i   jepni  disa  caste  prehje  dhe   ai  nuk harronte  me  fizarmonikën    e  gojës   të  mbushte    dhomën  me  meloditë  e shpirtit . Gradualisht  klithmat  nga  dhimbjet e  shumta  zëvendësuan  ‘ muzikën ‘ e  tij . Një  ditë  kur  vajta  ta    vizitoj   sëbashku    me  një   kolegun   tim   neurolog  ,   ai   i   axhituar    dhe   i   nervozuar   kërkoi   të  largohej  e shoqja  nga   dhoma ,  duke  mbetur    vetem  me   ne . “ Ju  lutem   më ndihmoni , une  cdo  ditë  vdes  ngadale , një  vdekje  pa limit.  Dhimbjet  jane  bërë  të pa suportushme ,  jam  rrethuar   nga  errësira  e  ferrit , përballë  një  demoni  që më ka  pushtuar e më  torturon. Më ka  poshtëruar  dhe  si  njeri , duke  humbur  vlerat   dhe  dinjitetin . Ju  keni  mundësi  ti  jepni  fund  kësaj drame.

E  vetmja  shpresë  për mua  jeni ju ”… Ai  mori gotën e  whiskit  e  piu  të  gjithë  dhe  e  hodhi  mbi   tapet , mandej hapi nje kuti  antikuar ku  ishin  ilacet  e tij  i  flaku në qeskën  e  plehrave  dhe  duartë  e tij  i mbushi  me  fletë të  grisura të   Biblës  . Me nje  lëvizje  energjike ,  largoi nga  trupi  kuvertën që  e  mbulonte  dhe  me nje  zë të thellë  tha : “ Më ka mbetur  sarka , asgjë  tjetër . Shpirti  im   udhëton atje  ,  duke  treguar  “ Engjejte “ në  pikturën e  piktorit  korife  helen , J. Tsaruhis ,     që  mbretëronte  në   mur  ,  pranë   nje  pasqyre   dekorative.                                                                                                              

Dhoma  e  tij  ishte   kthyer   në   nje  mizaskenë    surealizmi .                                                     

Shprehej    qartë    nje   ekuilbër   në    vibrim    riskant  ,  midis  racionales   dhe   antonimit   të   saj . Ne   pamë   njeri    tjetrin   në    sy   dhe    pas   një   heshtje   meditive  ,   unë   me  ton  të  qetë ,  në  formën  e   një  psikoterapie  e   këshillova   të   bëjë durim  e  të  ketë  kurajo . Ai  u   mbyt  në  lotë  dhe  nuk   foli . Ndërsa  kolegu   heshti , duke  mbajtur  një  qëndrim  neutral. Dialog     apo   ‘  monologe   paralele  ‘  ,    pa   pika    kontakti  , pra     asgje   tjeter  ,    vec    nje     dueto     në   ‘ cakordim ’  …                                                                                               

Mbetëm  kështu   pa  fjalë  për  disa  minuta , mandej  unë me kortezi  u largova . Gjatë   rrugës  për në  shtëpi , në pasqyrën e   makinës   shikoja    portretin   e   Irakliut ,  duke   analizuar  rëndësinë  e  narrativës  së  pacientit  dhe  rolin e  formulimit  të një ‘ atitudi biopsikosocial ‘ ndaj menaxhimit .Teksa pashë gjithçka   të   shpalosej   me   tmerrin   e   saj   të  plotë , pashë gjithashtu   panikun   dhe  alarmin  që  shprehte   fytyra  e tij ,  një   kadavër   ‘ in vivo ‘   dhe   mendoja …  Ai   nuk   mund   të   duronte    më  poshtërimin     dhe    vuajtjet    nën   kthetrat   e  kësaj  pathologjie  të pamëshirshme ,  duke  kërkuar me lutje dhe insistim vdekjen e  asistuar , jo humane që ai dëshironte, si  të  vetmen  rrugëdalje  nga   ky   labirinth  ,   duke   mbetur   i   fokusuar   në  deklarimin   e   vendimit   të  tij   kardinal . Ai besonte  fuqimisht  se   në  disa   rrethana  njerëzit   duhet   të kishin  të  drejtën të  zgjidhnin  largimin  nga  jeta me një farë mënyre ,pamvarësisht nga ana legale dhe ajo e kultit religioz.        

Vërtetë  , kjo  është e  drejta themelore  e cdo njeriu  për këtë largim  ‘ heroik  ‘  në  këto  kushte ,   por  njëkohësisht    eshte  forme   suicidi    dhe    për  më   tepër  ,   me    autor   mjekun .     Eshte  korrekte dhe morale të  inkurajosh   apo  të  stimulosh  çdo person të arsyeshëm , në  stadin  terminal të patologjisë ,  që  të zgjedhë  t'i japë  fund  vuajtjeve të tij , në  kohën dhe në vendin  që  ai  dëshiron ?!   Akt   anti humanist    dhe  anti etik  për   ta  kryer  ! ... Apo  “ mode  implimentimi “ .  Këtë    dialog   intim   me   internen   time   e  ndërpreu  zilja  e celularit , nga ku   dëgjova   zërin   e  dridhur  të  bashkëshortes   së  Irakliut  e  cila  më   informonte ,  se  ai  ishte  në   castet   e  fundit . Në   mënyre   spontane  vura  në  dvd   player  ,  diskun   preferent

" Sonte qielli qan “, kënga që u bë hymn  dhe e bëri të shquar. Me  impresionet   e  melodisë   u  gjenda   shpejt   në  dhomën  e   tij  , ku   gjeta   një   skenë  tjetër .  Errësirën   e   dhomës   e ndriconte  drita   e  kandilit  prane   ikonës    të  Shën Merise . 

Reflekset e saj  në vibracion  hidhnin dritë here pas here mbi portretin  e  Irakliut , i  cili  në  shtrat  ishte  transformuar  në një skulpture  të  ftohtë, të  mermertë në ngjyre gri të zbehtë, me  fytyrën  në   kolorit  të  verdhë  ,  me  një   buzëqeshje    të ngrirë    por    krenare  ,  i   shuar   në   paqe    dhe  serenitet  .     Overdoza   letale  e  miorelaksantit   në  një  kokteil  hypnotik por  suicidal ,  sinonimi   i   aktit   tragjik   kishte   nënshkruar fundin  . Kur    vdekja   aq   e   ftohtë    dhe    e   trishtë ,    fliste      me   gjuhen  e   ‘ lirise ‘ ,  kaq   të  ngrohtë    dhe   triumfatore. Autori   i   ‘ suicidit   altruistik ‘   ishte   larguar  si   fantazëm  , për   të   ruajtur   anonimitetin  ,  por   një   njollë   gjaku   mbi  krahun   e   pizhamës   dëshmonte   gjithcka   mbi   ‘ kilerin   e   maskuar  ‘ me  heshtjen . Unë  i  prekur  i  përkëdhela  flokët , e  putha  në  ballë  dhe  i  pa  zë , me  një  ndjesi  të  vecantë  u  largova .  Kisha  në  mendje   thënien  e  tij   romantike: " Kur    këndoj     zëri    im     eshte     në    rezonancë   me   shpirtin",  ndërsa     tani    ai    ishte    në    rezonancë   me   eternitetin …                                                                               

Finalja       tragjike     e   një   drame   shpirtërore  ( një  dramë  mes    shumë   dramave  )     dhe   e    destinës     vetmohuese , me    abdikimin   e    ‘ rivitalizimit  ‘ ,    por  dhe  një   aktakuzë   ndaj   mjeksisë  . Do  të  isha  ‘ dakort  me  kusht ‘ , vetëm  për  rastet  ekstreme  të papajtueshme  me  jetën,  në  nje  ‘ status vegjetativ ‘ ,  si   e    vetmja   zgjidhje   e  konfirmuar   nga   një  staf   specialistësh   kompetentë  !  Por   do   ta   kisha   opsion  të   fundit ,   që  ta   bëja   euthanasinë   një    përvojë    timen  .   Pra    sot    kur   serviret    viciozja    si   virtut   ,   paranoia    si   racionale ,   nuk    përbën    surprize    të   konsiderohet     dhe    “ euthanasia    si    humanizëm  “ ky    krim   i  paramenduar   dhe   moralisht   i   papranueshëm   ,    shprehje    e    varfërisë   shpirtërore dhe e  denatyrimit “filozofik “  të   mjekësisë .  “  Eklektizëm apo ekskluzivitet?"  ...  Deri    në     këto   momente   euthanasia    mbetet      praktike   kontroversiale,  intriguese  ,   si    një    ‘ quiz ’  delikat     dhe  i   komplikuar ,  i   shtruar   për  zgjidhje . E  ardhmja   do të  vërtetojë  gjithcka...

 

Sqarim: autori DR. EDUARD A. SKUFI - KONSULENT  OFTALMOLOG , ATHINE

 

236 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page