top of page

Dr Besnik Tollumbi...



Dr Besnik Tollumbi Gëzuar ditëlindjen me thjeshtësinë tënde njerëzore


Prof Dr Fatmir Terziu


Një bisedë e hershme me një mik të familjes sime të gjerë, Profesor Kolë Tollumbi (ishte miku i gjyshit tim, më pas i biri mik i dajave të mi), më kujtohet një fjali e shkurtër „ndjehem keq kur njerëzit mbetën duke më përcaktuar mua“. U rrita si djali i Profesori Kolës, më pas më shoqëroi jeta studentore në Mjekësi, e më tutje mjeku Gjinekolog Besnik Tollumbi. Në të gjitha këto më dukej vetja se kisha humbur atë që është më kryesorja, titullin që vjen nga origjina ime, qytetar i thjeshtë, Njeri, elbasanlli, njeri i e mik me shokë të shumtë nga të gjitha anët e nga të gjitha profesionet.

Ndërsa ecja me modestinë e një djaloshi të diplomuar në mjekësi pyetja e tjetërsuar nuk më dukej më shumë se një ikje nga udha në të cilën kisha filluar të shkelë me ritmin dhe forcën time. Kur rritesha të afërmit, miqtë e rindërve të mi, teksa shihnin djaloshin që rritej dhe merrte shtat pyesnin gjithnjë dhe gjatë gjithë kohës se cila do të ishte diploma ime, çfarë do të bëja me diplomën time, dhe mua më dukej sikur kjo disi më përcaktonte, disi ishte një kallëp në të cilin duhet të futesha. Sepse disi pyetjet dhe arritjet janë ndryshe. Mes tyre supozohet fryma dhe frymëzimi, angazhimi dhe përkushtimi im ato që më bën dhe që ende vazhdojnë të më bëjnë këtë që jam.


Dr Besnik Kolë Tollumbi

Dhe pse jo. Kohë më parë në kufirin e pak viteve edhe pse ishte në pension, mjeku Gjinekolog, Besnik Tollumbi së bashku me kirurgun tjetër të respektuar Alban Hoxha ia kanë dolën të kryejnë një ndërhyrje tek një paciente e cila mbante në trup një fibromë e cila peshonte 12 kg. Sipas mediave „Kjo ndërhyrje e ndërlikuar dhe e rrezikshme fatmirësisht ka përfunduar me sukses, falë punës së mirë të kryer nga stafi i spitalit të Elbasanit. Ndërhyrja ka zgjatur 4 orë dhe tëmthi kishte 2 gurë si dhe plastikë të kërthizës nga dhjami.“ Ndërkohë me anë të një statusi në rrjetet sociale gjinekologu i mirënjohur nga Elbasani, Besnik Tollumbi bëri publike edhe pamjet nga brenda sallës së operacionit teksa punonin me pacienten. Kjo ishte një shtysë më shumë për këtë emër që ka një jetë të tërë në këtë profesion.

Një jetë të tërë për një gjinekolog që ka kryer mjaft e mjaft ndërhyrje, një mjek që ka bërë dhe lënë një emër në mjekësinë dhe gjinekologjinë e Elbasanit e më gjerë. E kështu natyrshëm ai nuk mund të përkufizohet thjesht nga orët që ka marrë nga jeta e tij në shërbim të pacienteve, nga jetët që ka shpëtuar, nga jetët që ka sjellë në jetë. Doktor Besnik Tollumbi është shumë më kompleks se kaq dhe refuzon të jetë i kënaqur me një etiketë, kështu që kur e pyesnin, se çfarë po bënye në shkollë, çfarë do të bënte më pas, dhe ai u përgjigjej me karakterin e tij tipik e plotë humor, se do të mësoj ekonominë e shtëpisë , mos më shikoni sikur jam larguar nga fundi, sikur po harxhoj kot trurin tim, po harxhoj kohën dhe paratë e mia, sikur po mohoj çdo fitore kohore dhe po përforcoj stereotipet e kohës. Mos më shikoni sikur nuk do të siguroj kurrë jetesën, kurrë nuk do të bëj asgjë nga vetja, sepse është truri im, koha dhe angazhimet e mia, jetesa ime dhe vetja ime.


Dhe si mund të ishte ndryshe, si mund të përshtaste ndryshe përkufizimin e tij nëse i dorëzohej presioneve të tilla, presioneve të ttë tjerëve, presioneve të tyre, presioneve të rrugës, ndaj vazhdonte të bënte dhe ende vazhdon të bëj atë që dikush tjetër mendon se është e drejtë për atë, sepse sikurse thoshte dhe shprehet ende „ata donin dhe duan që unë të përcaktohem nga ajo që bëj në vend të asaj që jam.“

Dhe le ta themi në gojën e tij, në vetën e tij. Unë jam një njeri i thjeshtë, qytetar i mirë nga Elbasani, me shokë e miq të gjerë nga profesionet dhe krahinat, që gërhas normalisht si mjaft të tjerë dhe që më zë lemza kur më kujtojnë të tjerët e shumtë. Në fakt kam shumë lemzë, dhe kjo më bën të krenohem se edhe pse jam në pension, jam me fat që nuk mund të harrohem.

Po vërtet unë jam djali i dy prindërve shembullorë, dy modeleve që më ngritën prestigjin dhe më dhanë krenari në jetë. Unë jam një shok i mirë, një koleg i respektuar, një baba me të gjithë forcën e njeriut dhe njerëzores, një vizitor i rregullt i miqve dhe klientëve në nevojë, një klient i mjaft kafeneve që më ndodhen udhës, një anëtar i shoqërisë së lirë, dikur me diplomë dhe letra, por para kësaj, gjatë dhe pas kësaj, unë jam Besnik Tollumbi. Dhe ne e dëgjuam. e dëgjuam? vërtet na i tha Dr Besnik Tollumbi këto? Nejse ne e perceptuam dhe e vumë në vetën e tij… por, e ndjemë dhe e uruam, ashtu në thjeshtësinë e ditëlindjes së tij, në ditën e ardhjes në jetë, se ai e mbajti të fshehtë. Gëzuar Dr Besnik Kolë Tollumbi. Gëzuar dhe plotë shëndet dhe mbarësi.



57 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page