Shqipëria ka një kohë relativisht të konsiderueshme të orëve me diell në një vit. Me këtë kohë është lidhur dhe koha e quajtur “kohë në diell”, pra rreth 2682 orët e tilla. Kjo kohë në diell ndryshe ka një qasje me atë që mund ta themi si marrja e rrezeve, dozave të diellit. Pra dozimi me dhe në diell. Ky dozim ka kështu natyrshëm aktin e vet. Akti i dozimit në diell shënon kulminacionin e një elementi thelbësor të njeriut në kushtet e tanishme. Ky shënim shkon dhe kalon nga problematikë dhe stacionohet tek mërzitja. Mrekullitë që njerëzit presin nga pushimet e tyre ose nga trajtime të tjera të veçanta në kohën e tyre të dozimit në diell, i nënshtrohen një tallje të pafund të cilat shfaqen mes hidhërimit, pasi që edhe këtu nuk kalojnë kurrë përtej pragut të emrit “pushim”: vendet e qeta nuk janë më, siç mbetën në ëndërra, vendet, që ndoshta njihen si vende pushimi tashmë janë dimensionalisht të ndryshme.
Me këto ndryshesa lind edhe tallja. Tallja në dozim të diellit. Tallja e viktimës lidhet automatikisht me mekanizmat e vetë viktimave. Në moshë të re, Schopenhauer formoi një teori të mërzisë. Me të vërtetën ndaj pesimizmit të tij metafizik, ai provoi se njerëzit ose vuajnë nga dëshirat e paplotësuara të vullnetit të tyre të verbër, ose mërziten menjëherë pasi të plotësohen këto dëshira. Teoria përshkruan mirë atë që bëhet me kohën e dozimit në diell të njerëzve. Kjo është koha që varet nga lloji i kushteve të heteronomisë, dhe që në termin e Covid-19 mbetet edhe si dukuri e një përcaktimi të padukshëm, të jashtëm. Ky është dhe një cinizëm, padyshim i padukshëm. Në këtë cinizëm, na vjen në ndihmë vërejtja e Schopenhauer ku rikujtojmë, se “njerëzimi si produkti natyror i natyrës kap diçka nga ajo që e bën njeriun në tërësi karakterin e mallit”. Dhe kështu Adorno do të na thoshte qartë se “Cinizmi i zemëruar akoma i bën më shumë nder njeriut, sesa protestat solemne për thelbin e pakthyeshëm të njeriut.”
Sidoqoftë, nuk duhet të hipostatizohet doktrina e Schopenauer-it. Aty ka diçka me vlefshmëri universale. Ajo mund të shihet edhe si një pasqyrë e karakterit parësor të specieve njerëzore. Mërzia është një funksion i jetës, funksion, i cili jetohet nën detyrimin për të punuar, dhe nën ndarjen e rreptë të punës mbetet vetëm një ulluk i kohës në dozim me diell. Nuk duhet të jetë kështu? Mërzia është pasqyrimi i mërzitjes objektive. Si e tillë ajo është në një pozicion të ngjashëm me apatinë politike. Arsyeja më bindëse për apatinë është tek ndjenja e pajustifikuar e masave që pjesëmarrja politike siguron brenda sferës nga shoqëria. Dhe kjo vlen për të gjitha sistemet politike në botë sot. Kjo mund të ndryshojë ekzistencën e tyre aktuale vetëm në mënyrë minimale. Duke mos dalluar rëndësinë e politikës me interesat e tyre, ata tërhiqen nga çdo veprimtari politike. Ndjenja e themeluar ose me të vërtetë neurotike e pafuqisë është e lidhur ngushtë me mërzinë: mërzitja është dëshpërim objektiv.
Mërzitja mbetet edhe sofra e shtruar për njeriun nga tërësia e ushqimit social që furnizohet pa dyshim nga shpifja dhe atrofia e imagjinatës. Imagjinata ose fantazia në ditët me diell, sidomos në dozim dyshohet të jetë vetëm kuriozitet seksual dhe dëshirë e ndaluar nga shpirti (Geist) i një shkence e cila nuk është më frymë. Ata që duan të përshtaten duhet të mësojnë gjithnjë e më shumë për të frenuar imagjinatën e tyre. Në pjesën më të madhe vetë zhvillimi i imagjinatës është i gjymtuar nga përvoja e fëmijërisë së hershme. Mungesa e imagjinatës e cila kultivohet dhe përfshihet nga shoqëria i bën njerëzit të pafuqishëm në kohën e tyre të dozimit me diell.
Nëse bëhet kaq pak në dozën me diell dhe mbetet aq pak për dozën me diell, kuptimi qëndron jo larg, është aty në fakt, është i prerë edhe i saktë. Ky kuptim është thjesht pa moral. Është një kuptim në shpërdorim, që merr vetëm një kuptim: Dozim!
Comments