DOLLI ME NJË KUPË LOTI
Nga Xheladin Mjeku
Sot qava me lot zemre Nga dhimbja kam qarë sot Dashuria për njeriun nuk njeh kufinjë Prandaj s’u përmbajta dot Është njerëzore të dhurosh Çoftë edhe një pikë loti Në çaste të veçuara Në ditë gëzimi a për mort
Sot pafundësisht do të dëshiroja Të ngopem me ngushëllimin e dhimbjes Dhe ta prek shpirtin e dashurisë Për njeriun tim prej gjaku
Shumë mallë ndieva sot Ta uroja në këtë ditë Dhe të ngrisnim dolli feste Po kupa loti ma mbushën shpirtin Dhimbja ime prej zemre
Edhe të tjerët mund të kenë qarë Në dhimbjen e tyre gjithësesi Në mënyrën time edhe unë qava Mbështjellur me zëra shpirti në përftim Sot vaji kuptim tjetër kishte Nga dhimbjet dhe dashuria njëkohësisht
Sot qava Që me agimin e ditës Se dhimbja ma rëndonte shpirtin Përballje me dy histori Festë në gjysmështize atdheu im Mbështjellur me dhimbje në pafundësi
Në mënyrën habitore u zhgreha në vaj Kur takova bashkë dhimbje e dashuri Dolli me kupa lotësh rrëkëlleva Mes shpirtërash që u ndanë në pabesi Sot ishte ditë mbidurimi Ku prekeshin vaj e dashuri
Sot qava nga dhimbja Vërtetë qava edhe nga gëzimi Për dashurinë që s’shterron përjetë Kur takova bashkë vëllaun me vëlla Në përballje me dhimbje e festë Ndjenjë e turbullt sa më s’ka!
Sot shpikëm bashkë kupën e lotëve Në festë e dhimbje Or vëlla!
28.11.2019
Comentarios