top of page

DOGJAN DERVISHI PROMOVON ROMANIN


Halil Rama

DOGJAN DERVISHI PROMOVON ROMANIN "NJË HISTORI QËNDRESE"


Në sallën e konferencave të Akademisë së Shkencave në Tiranë, sot u promovua romani "Një histori qëndrese" i autorit Dogjan Dervishi.

Në këtë takim promovues mori pjesë dhe përshëndeti pjesëmarrësit deputeti i Dibrës Lavdrim Krashi. Pasi përgëzoi autorin, ai evidentoi potencialin krijues të elitës dibrane, nga e cila njihen tashmë mbi 200 autorë të veprave të ndryshme në prozë, poezi, monografi letrare etj.

Në këtë takim promovues mbresëlënës që u moderua mjeshtërisht nga publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur Halil Rama, ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësues dinjitozë të elitës intelektuale dibrane, si doktori i Shkencave mjekësore Ramazan Buci, Prof.Dr.Vesel Hoxha, ing.Munir Hoxha-simbol i mençurisë dhe urtësisë dibrane, ish prefekti i Dibrës Xhelil Cibaku dhe drejtori i fermës së Universitetit Bujqësor Kamëz Ali Rasha. Ata ndoqën me vëmendje dhe vlerësuan vështrimin analitik që Prof.Hajri Shehu i bëri romanit "Një histori qëndrese", sidhe reçensat e Z.Faik Xhani-"Mjeshtër i Madh" dhe të publicistit e shkrimtarit Xhelal Marku.

Redaktori i këtij romani, publicisti dhe shkrimtari Halil Rama, në hapje dhe gjatë modelimit të këtij takimi promovues u shpreh për vlerat e arrira ideoartistike, gjuhën e pasur, portetizimin brilant që autori Dervishi u bën personazheve kryesore të këtij romani, si ish ushtarakut Artur Semini, bashkëshortes së tij Filomena Prifti, etj. Ai vlerësoi subjektin e këtij romani të shkruar në dy kohë, me ngjarje interesante, të përjetuara intensivisht nga personazhet..



 
 
 

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page