Djalë, paske shkalluar!
Vargje erotike
Sytë t ‘shkëlqejnë,
Çfarë ke nuk e di,
Kudo q ‘shkoj unë,
Pas meje dhe ti!
Mbaje mend mirë,
Një fjalë po t ‘them,
Më kape gërshetat,
I ziu ti ç`të gjen!
Më shikon qafën,
E kam si zambak,
Bëhem luaneshë,
Po ma preke pak!
M`i ke qepur sytë,
Te gjoksi i stolisur,
Të dija të urtë,
Ti qenke kokëkrisur!
Me këtë sjellje sot,
Po bën si i marrë,
Kurse unë e vetme,
Tani kam një hall!
Do vete për dru,
Kam frikë e mjera,
Pylli është mbushur,
Me kafshë të egra!
Te shtegu ka ujqër,
Si t`ia bëj s`e di,
Ata mund t`i zbojë,
Veç një djalë si ti!
Comments