top of page

Ditëlindja letrare – 21 dhjetor – Heinrich Böll


Ditëlindja letrare – 21 dhjetor – Heinrich Böll


Heinrich Böll lindi më 21 dhjetor 1917 dhe vdiq më 16 korrik 1985. Heinrich Böll ishte një nga shkrimtarët më të shquar të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1972. Romani i tij i parë, Der Zug ëar pünktlich (Treni ishte në kohë), u botua në vitin 1949. Ai ishte ushtar në Luftën e Dytë Botërore, i cili edhe ishte burgosur. Pastaj studioi gjuhën gjermane ai udhëtoi nëpër Irlandë dhe Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1947 u bashkua me "Grupin 47". Ai ishte president i PEN- shoqatës gjermane, ndërsa nga viti 1971, edhe i PEN-shoqatës ghithëpërfshirëse. Ishte edhe ligjërues i poezisë në Frankfurt.

Në gjuhën shqipe një nga libra t e tij më të bukur „Nderi i humbur i Katerina Blumit“, është prurë në shqip nga Robert Shvarc. Ai konsiderohet si një prej shkrimtarëve gjermanë më të spikatur, që u përpoqën të ballafaqohen me kujtesën e luftës, me nazizmin dhe Holokaustin, si dhe ndjenjat përkatëse të fajit.

Në romanet e tregimet e veta, përpos kritikës së hapur ndaj Gjermanisë naziste, ai polemizon edhe me autoritetet e politikës, të ekonomisë dhe të kishës, që ai i akuzon, herë ashpërsisht, herë ironikisht, për konformizëm, mungesë guximi dhe abuzim me pushtetin. Letërsia e tij u quajt Trümmerliteratur (letërsia e gërmadhave), duke iu referuar gërmadhave të shkaktuara nga bombardimet gjatë luftës së dytë botërore.



Pesë citate nga Heinrich Böll:



1. Njeriu duhet të shkojë shumë larg, për të ditur se sa larg mund të shkojë.

2. Humori është me të vërtetë një nga gjërat më të vështira për t'u përcaktuar, shumë e vështirë. Dhe është shumë e paqartë. E keni, ose nuk e keni. Ju nuk mund ta arrini atë.

3. Është e vërtetë dhe mund të thuhet lehtësisht se gjuha është materiale dhe diçka materializohet ndërsa shkruan.

4. Pas çdo fjale fshihet një botë e tërë që duhet imagjinuar.

5. Unë kam nevojë për shumë pak realitet.

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page