top of page

Ditëlindja e shkrimtares, Vilhelme Vranari Haxhiraj “Mjeshtër i Madh”: Poema që lind si një poezi

Updated: Dec 9, 2019


Vilhelme Vranari Haxhiraj“Mjeshtër i Madh”

Ditëlindja e shkrimtares, Vilhelme Vranari Haxhiraj “Mjeshtër i Madh”: Poema që lind si një poezi



Dr Fatmir Terziu


Kjo nuk është një ndalesë poetike në Kaninë. Kjo nuk është një qasje për fjalët që metohen të vijnë… Kjo ka të bëjë në vetvete, me një poezi që lëviz në pafjalësi, në vargje, në shtjellën e gjallë, sa në një kënd të nisjes jetike, aq dhe në atë shtysë që pason pena në jetëlidhjen e saj tipologjike. Kjo nuk është një stacionim në hijeshinë e vendlindjes, as një stacion në ditëlindjen e shkrimtares. Kjo është një shkresë që vjen vetvetiu nga fjala e mbirë dhe e korrur në të prushtën e Kaninës, në të mushtën e Vlorës, në të kthjethtën e Adriatikut, në të zhurmtën e tërësisë që i qaset sa vendasit, aq edhe mikut. Kjo nuk është një ndalesë gramatike, morfologjike, sintaksore, semantike, shkon tek ndalesat e Gramatikës Historike, shkon në rrotacionin e fjalës. Se, poemat dhe shkrimet poetike, kërkojnë fjalë. Kjo ndalesë nuk kërkon fjalë. Fjalët e saj janë në një aradhë. Ata zbresin në freski dhe mbushen me rini, edhe në këtë 75 vjetor, që ngjan thjesht si një aritmetikë. Ndaj nuk është një ndalesë. Kjo shkresë kërkon muskujt e kujtimeve, dhe ato janë për të gjithë ne, janë sa atje në Atdhe, aq dhe në të gjitha skutat e Globit, ku ndjehet se shkrimi ka jo vetëm mall, lexim, por edhe një grusht me Dhé. Ndaj e thënë më qashtër, në gjuhën e qasjes “ngadale e ngadale”, kjo ese kërkon atë që quhet dashuria kolokuiale. Prandaj ajo që ne e ndjejmë këtu nuk është thjesht një urim. Tek kjo ndalesë, nën stilin kolokuial të të folurit, zakonisht kuptojmë veçantitë dhe ngjyrosjen e fjalimit oral-kolokual të mushtit vendas, që shkrimtarja ka grumblluar e dhuruar në vite për lexuesin. Gjuha e saj, sa ajo e folur dhe shkruar është zhvilluar në një mjedis urban, është pa veçori dialektore, d.m.th., ka marrë gjuhën e folur dhe e ka bërë një art më vete përtej kufijve të gjuhës letrare.

Metojmë pra, se ajo që ne ndajmë këtu nuk është thjesht ndalesë me vëmendje poetike, në këtë ditëlindje. Ndjesitë e tejtjeshme mesazhiere që prodhon poetika e saj, ajo që prodhojnë fjalët e shkrimtares, fjalët që ndjejmë të shënojmë paraqesin atë thelb tek i cili edhe një ditë e tillë urimi është një hapësirë e gjerë respekti, fjalët e leximit janë mjete kirurgjikale për të nxjerrë në pah pikërisht krijimtarinë e madhe e të vlerësuar të kësaj shkrimtare.

Quæ est mater Laureat. Ajo është Nënë Laureate. Ajo është kufiri që duhet të mësosh të kalosh për të qenë më shumë sesa një riorganizim i shkronjave dhe alfabeteve, por një përkthyes i thelbit njerëzor dhe i mbush venat tona me një ndjenjë fisnikërie dhe çudie të ndjerë kur lexojmë dhe bekojmë njëri-tjetrin dhe mendojmë se duhet të urojmë me zë të lartë: “Gëzuar 75 Vjetorin “Mjeshtre e Madhe”. Gëzuar dhe me shëndet e mbarësi! Po, saktësisht, kjo ishte dhe është pikërisht ajo që ndjeva. E ndjeva se është modeli i një frymëzimi. Modeli i ndjesisë së një vajze, që e mbajti vajzërinë në lotin e saj të dhimbjes, femra që e bekoi feminitetin në moshën e pjekurisë, gruaja që i dha bashkëshortit frymëzimin e shpresën e jetës, nëna që bekoi fëmijët, gjyshja që mban në sytë e saj respektin e brezave.

Ajo është zam që na mban të ngjitur këtu, duke u ngjitur së bashku mes asaj që na bashkon krijimtarinë letrare, secili nga ne i përmbahemi asaj. Ju të gjithë e njihni atë? Pa shqetësime, ajo do t’ju gjejë kur ju e prisni më pak në pritjen e një libri të ri, mbase kur ju duhen librat që të rikujtojmë se të gjithë jemi në këtë udhë të shkrimit. Prandaj kjo shkresë e thjeshtë nuk është një ndalesë në shkrim. Ky është një vlerë, që është një mirësi, dashuri, mirërespekt. Kuptoni ndryshimin dhe atëherë mund të filloni një udhëtim mental, që nuk ka destinacion tjetër përveç gërshetimit të indit lidhës që na bën të parashikojmë të urdhëruar kur futemi në labirinthin e jetës që nis në vendlindjen e autores dhe pasohet në libraritë e këndet ku janë librat e saj të vlerësuar.

Gëzuar ditëlindjen Mjeshtre! Në këtë 75 vjetor, përbërja jetike dhe gjaku, Zoti, fryma, logot dhe arsyeja e kësaj shkrese shkojnë më larg se bedenat e kalasë së një legjende krijuese, duke dalë si fjalë të mbyllura në lotë që formulohen brenda poezisë njerëzore të krijimeve tuaja. E nuk e di në se e dini të saktë aritmetikën e botimeve të Vilhelmes, titujt dhe vlerësimet, fjalët dhe… urimet, unë i di, Juve të gjithëve, ju lutem me mirëkuptim, se jeni të lirë të shtoni dhe ju lutem mos ngurroni të shtoni tuajat, … të vjetërat ose të rejat, kujtime dhe urime. Urime për 75 vitet e “Mjeshtres së Madhe”!


96 views27 comments

27 Comments


Agim Shehu Është nder i merituar kur flet për ty Fatmir Terziu, shkrimtari që fjalën e thjeshtë e kthen në art. Mendimi i tij fisnik si shkrimtar i shquar të vë në mendime në kërkim të së bukurës. Kjo duket qartë sidomos te gjykimi për shkrimtaren e talentuar Vranari. Përgëzime, i dashur Fatmir dhe jetë të gjatë.

Like

Vaso Papaj Urime zonja Vranari!

Like

Agim Bajrami Gezuar Vilhelme Bashke me Fitimin

Like

Like

Timo Merkuri: Urimet e mia Vilhelme Vranari. Edhe njeqint.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page