top of page

Dita Ndërkombëtare e Paqes



Sh. T. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta: Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet kontributin e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë


Sh. T. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, jep një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ku thekson se në këtë ditë duhet nderuar kujtimi i paharruar i Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodjan Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj. Në mesazhin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në ‘Facebook’, theksohet se si anëtare e NATO-s Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër.

Ja mesazhi i plotë i SH.T. Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta:


SH.T. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta

“Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes nderojmë sot kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodjan Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misione ushtarake jashtë Atdheut, për një botë në paqe dhe më të sigurt.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë, në zemër të së cilës është demokracia.”

11 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page