Dita e Verës
Nga Fatmir Terziu
Mos u tremb nga zogjtë e librit intim,
ka të ngjarë të jemi prej tyre këtu,
cicërimat janë duke mbarsur ajrin
tashmë pas shumë leximesh me yjet,
bëjmë dashuri me hënë të shtypur
Dita e Verës na vesh me astarin e syve.
Ashtu si brumi që ndjek ritmin e gishtave,
kjo ndjenjëz po lules ritualin e buzëve,
vera po piqet në gotë
dhe është meka e dëshirës sime.
Kjo e verdhë e shkrifët që ndan me mua, fatlume
udhëtonte nga rruga e një ëndrre të largët
nënat e quajtën ballakume.
Kjo poezi për Ditën e Verës është si një nga ato shamitë mahnitëse, në të cilat
dikur vajzat qëndisnin dashurinë.
Në këtë Festë të ripërtëritjes na pëlqen t'ju urojmë: Gëzuar i dashur prof.Fatmiri,
shëndet e gjithë të mirat! Me respekt, K.Gjergji.