Disa poezi nga poetja Fatbardha Xhani Myslimaj. Natyrisht me ritmin e një vlere që merr kuptimin e duhur edhe kësaj here.
HAPA TË VEGJËL
Unë që kur mësova të eci
(s'di se si e kujtoj atë çast të largët),
ndesha në kundërshti pa llogjikë:
mos ec zbathur, më thonin të gjithë...
Aq frikë kisha mos më shihnin
saqë ende në ëndrra kërkoj këpucët
por, si gjej dot të shkretat në asnjë cep,
e zgjohem e mbytur në djersë prej merakut.
Në rrugën time të shkruar prej Dikujt,
mësova të vështoj lart e larg
të lexoj me sydielli retë kur shkruajnë shi;
të arrij kur duhet në fatin tim të bardhë,
të puth së largu yllin që më ndriçon...
Dhe me përulësi di të dorëzoj veten
në duart e sigurta të besimit të fortë
sepse vetëm kështu
kujtoj nisjen time, nga dora e vëllait
mbi këmbët e mia të pasigurta...
JETË FRYMOJNË LULET E MIA
Lag lulet e kopshtit tim
Shoh zemren e tyre si rreh
Te gjethet
Tek lulet
Tek frutet...
Permallohem
E u shkruaj vajzave te mia:
Gjethet
Lulet
Frutet
E zemres time
Frymojnë dashuri!
AI MË BESON VETEN DUKE MË THËNË:
Në trupin tënd bien gjethet
Në timin trup çelin sythe të purpurt
Sepse vjeshta tek ti më çelet si luledielli,
E më ndjek me sy...
Ti je edhe pranvera,
Që kur më lind malli
E derisa më perëndon dëshira
Bulëza vese mbi petale rozë...
Une s'e di
Se në ç'mënyrë bëhem fëmijë
E të lutem të më rritësh me frymë
Të më formësosh me duar si poçe balte...
Marr formën që ti do
Të lë në duar burrërinë time
Për të fituar jetën që plazmon nën lëkurë...
Filloj deshifroj ngadalë,
Fjalët që lëmojnë egon time
E me bëjnë një qenie valore flu,
Spirale mbi shpirtin tënd
Gërshet mbi trupin tënd...
E s'di
pse dua të vdes
për ty!!
Comments