top of page

Dionis Qirzidhi: Biblioteka Jennadhius



(Arkiva tek Fjala e Lirë, 29 Mars 2009 18:19:00 GMT)

 

(Gennadius Library)

 

 

Rastësisht mësova se në Bibliotekën Jennadhius, në mjediset e Shkollës Amerikane të Studimeve Klasike , ishin reliktet e Lord Bajronit. Renda tek ajo dhe u njoha me veprimtarinë e ideatorit të saj, bibliofilin Joanis Jennadhius (Joannes Gennadius, 1844-1932).

Me formimin e tij kulturologjik klasik, me pasionin e bibliofilit, ai pati simbol gjithë jetën të krijonte një bibliotekë më libra të rrallë. Gjashtëdhjetë vjet në Londër, si diplomat e ambasador mundi të blejë nëpër ankande disa nga thesaret e mendimit njerëzor dhe antikuare me shumë vlerë, me rëndësi botërore. Martohet me Florencën, të bijën e Samuel Laing, profesor matermatike në Kembrixh, filozof e politikan. Florenca kishte pasion pikturën, madje kishte hapur ekspozitë vetjake në Akademinë Mbretërore, por ajo që e veçon këtë intelektuale ishte përkushtimi për të pasuruar bibliotekën. I shoqi, duke patur vështirësi ekonomike, kishte shitur një pjesë të librave. Florenca, në muajin e mjaltit, i ribleu ato, natyrisht me trefishin e çmimit të shitjes.


Lexova përshëndetjen e Henry R. Immerëarh, ish drejtor i Shkollës së Studimeve Klasike, se biblioteka është nga më të veçantat në botë. Në arkivin e saj janë botimet e para të “Iliadës” në Fiorentinë (1488), Lukianit (1496), Aristotelit (1498). Mësoj se Bajroni në Mesolongj, mes librave që shfletonte shpesh, kishte “Odisenë” e Homerit, një nga botimet e para të saj.

Ideatori ngaherë dëshironte që biblioteka të shpërngulej në atdhe, duke kërkuar që ajo të vihej në dispozicion të studiuesve nga e gjithë bota dhe vendi më i përshtatshëm qe “Shkolla Amerikane e Studimeve Klasike”. Në vitin 1922 fondacioni “Carnegie”, duke zbatuar projektin e një ndërtese klasike, ngriti Bibliotekën në mjediset mes shkollës Amerikane dhe Britanike. Më 23 prill 1926 ideatori festoi me të shoqen ditën më të bukur të jetës së tij, inaugurimin e Bibliotekës, me 30 mijë tituj e 26 mijë vëllime, ku kishte më se 5 500 vëllime të rralla të letërsisë klasike greko-romake.joanis2

Në Bibliotekë, mësova se kishte botimet e para të çdo feje, 1500 tituj librash me historinë e Perandorisë Osmane, që nga fillimi (1470) e deri në shpërbërjen e saj, ku mes tyre (në botimin e parë) është dhe libri i shkrimtarit të njohur Evlia Çelebia... Me kërshëri kërkon të shohësh diçka më shumë për historinë e Ballkanit, që lidhet me Bajronin dhe të del arkivi i plotë i Ali Pashës, me 1500 dokumente origjinale, si dhe qindra faqe dorëshkrime të Ibrahim Manzour Effendi , Fauriel, Claude Charles, Pencker, Die Sulioten und ihre Kriege mit Ali Pascha von Janina, (Breslau, 1834), Davenport, The Life of Ali Pasha, (London, 1837).

Biblioteka është polivalente. Ajo mund të jetë dhe një nga burimet kryesore të historisë së Shqipërisë (dhe jo vetëm të shekullit 19-të), sepse gjenden në të pikëtakimet e disa ngjarjeve më të shquara të kohës. Personalitete të cilat kishin dalë nga djepi i përgjakur i Revolucionit Frëng dhe atij Grek, të antropomorfizuara në simbole të Evropës. Gjithçka gjen në libra marramendës në ndërtesën e mermertë.


Syri përkëdhel librin e Sir Ëilliam Hamilton, Collection of Etruscan, Grek, and Roman Antiquites, Neapolis (1766-67), “një nga librat më të bukur, që u botua në botë” .

Shikoj botimin e vitit 1764 të Robert Adam “Ruins of the palace of the Emperor Diocletian at Spalato in Delmatia, Museum Ëorsleyanum. Ëith vieës of places in the Levant” (1794-1803), kushtuar lord Nelsonit. Sodit emrat e njohur, në shumëllojshmërinë e krijimtarisë së tyre në: “Arkivin e shkrimtarëve bizantinë”, studimet e arkeologëve të shquar, si p.sh “Arkivi i Shlimanit”... Gjen librat e udhëtarëve të huaj që kaluan nëpër Greqi, që prej udhëtarëve të parë Spon dhe Ëheeler dhe syri të shkon tek emrat e njohur Lecester Stanhope, Samuel G. Hoëe, James Emerson, Pietro Gamba, Millingen...

Një pavijon i është lënë Eduard Lirit (Edëard Lear), si piktor dhe shkrimtar. Admiruesi i librit dhe i artit, Jennadhius, pati mundësi të sigurojë 200 skica, akuarele të piktorit, i cili udhëtoi në Greqi e Shqipëri, në vitet 1848- 1864. Liri kur shihte pamje, që i dukeshin për t’u pikturuar, ndalonte, bënte vizatim me lapës dhe mbante shënime të hollësishme për ngjyrat dhe format. Disa prej tyre i kam parë tek dhoma e pritjes të poetit Jorgo Seferisit. Kur sodita peisazhin blu të kodrave ku ngrihej Tomorri, m’u kujtua poezia e Xhevahir Spahiut, shkruar 30 vjet më parë:

 

Baba Tomorri

 

Tomorri i fëminisë time,

një luan i shtrirë,

asnjeherë se kuptova unë,

borë, apo re kish mbi shpinë ?

 

joanis3Liri ishte i vetëdijshëm se vizatimet e tij nuk mund ta përshkruanin kurrësesi të gjithë panoramën ashtu si duhej dhe se punimet e tij do të ishin gjithnjë një përfaqësim i përsosur i bukurisë dhe madhështisë që kishte parë...Zbavitej duke parë një çift lejlekësh që ndërtonin fole në çatinë e shtëpisë të zëvendës konsullit në Janinë dhe mrekullohej duke parë një kec të vogël lodrues, që i shëmbëllente “ më shumë një shtëllunge leshi të bardhë mbi katër kunja” . Për vite me radhë jetoi në Korfuz (1855- 1864), më vonë në Kanë, dhe së fundi në San Remo.

Siç informohemi nga libri i Afrim Karagjozit, një nga dy pikturat me vaj “Bregdeti shqiptar” dhe “Mali i Tomorrit” të Eduard Lirit, (122x186 cm) e ekspozoi në San Remo, në Vilën Emilia, të cilën e pat ndërtuar vet. Eduard Liri vdiq më 29 janar 1888 dhe prehet në një varrezë, përkrah përkthyesit dhe mikut tij shqiptar, Gjergj Kokallës.

Piktura e Lirit bashkë me shënimet e udhëtimit, frymëzuan Tenisonin, në një nga poezitë e tij të bukura, e përkthyer, si vetëkrijim, nga poeti Xhevahir Spahiu:

 

Përgjigje Eduard Lirit për udhëtimet e tij...

 

Kumbojnë pyjet iliriane,

Një xham ujëvare dritat shkund;

Si vend hyjnor kjo grykë Pheniane

Dhe Vetëtima - mur pa fund.

 

Tomorr e Athos, fron magjie,

Vjen hije e largët gjer tek ne;

Një laps e një penel i bie

E ndiej si t’isha vetë atje.

 

Kur shoh pejsazhet, jam pranë teje,

Atje ku dheu klasik ngadhënjen;

Gëzimi rritet brenda meje

Dhe kohëra të arta gjen.

 

Rrëkeja rrjedh e rend pllajës,

Atje-këtu për mua flet;

Gjymtyrë hyjnish, zëri i Najadës

Në enë burimesh hedhur shpejt.

 

Kolona shpellash gjysmëhijet

Mbi supe derdhin si mister;

Ndër ujëra vjollca ulet, ngrihet,

Një shpat me lulet jep e merr.

 

Atje livadhi rrit kopetë,

Vallëzon përroi kristalor.

Ti, ulur mbi një shkëmb të sertë,

Me fyell zgjon detin mëngjezor.

 

Pavjoni më emocional i Bibliotekës Jennadhius, për mua ishin reliket, librat, Ditari, portretet e pikturat e frymëzuara nga poezia e Bajronit.

 

Nga reliket e çmuara që ka Biblioteka, emocioni të ngërthen, kur sheh qëndismat e së motrës të Bajronit, Augusta Li, portretin e Tereza Makris, fytyrat engjëllore të Adës, Alegrës, Ditarin, shkrimin e tij, korrigjimet mbi poezitë dhe një bukle të Poetit...

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page