DIMËR MBI LIBOHOVË
Si një qen i pangeshëm nën borë Oxhak i sarajëve Me prushin e lebroztë, Në kërkim të një ushqimi, Në tjetër formë humane Mes formave të reja zhgënjimi.
Ju toka rrëzë Buretos, Ju toka të rilindura, Ku tjetër shpirt, tjetër mahnitje, Nër glaukoma gëlltit shikimi; Nga sisteme shoqërore të përmbysura Mes ëndrrave, makthëve verbimi.
Kur ne çunat e Djerrit të Shpatave Fjalëkursyer,me një grusht, Në çdo farë drithi Mbillnim një zemër Si antikë në venat e reja Mes arësyes e mirësisë.
Nostalgjik u këndoj dimrave të shkuara, Siç u këndoj mbrëmjeve xixëlluese Me hënën e akullt ditëve të humbura.
Eja vëlla në këtë univers, Në tjetër natë, Në tjetër kthjelltësi; Në tjetër hapësirë në hije të qetë.
Hajde në tokën e virgjër të gjyshërve të tu, Në truallin e lindjes të Fisit, Në ate tokëpronë me sytë e dajove blu, Hajde mes shpresave të reja, Në qerpikët e Tu.
Hajde në tatëpjetën e kalasë Ku dimërave fisi depërtojë mbi gurë, Si zmeril me burimin e Roshajve, Ku nga tjetër rrymë si një vëgim Fluiden e lehtë ruaj për jetë Në tjetër kohë, në tjetër shkëlqim.
Ngrehinë e Sarajëve nën borë, Me një tymtarë dikur të zhdërvjelltë Në kordat e arta qiellore, Nën kësulën e pushtë të një lepuri Kërkon nga dorë e njeriut ushqim, Të ringjallë lavdinë e përkorë. Shkurt 2019 Nga vëllimi në proçes botimi"Mbi supe vargjesh"
Comments