
Urime për ty, Fatmir; të takonte me kohë një MIRËNJOHJE për vullnetin që ke dhe punën që bën në të mirë të të gjithëve, pse, veç shfryrejs së dufit të pasionit, kjo puna jote i kalon këto caqe, pra vete përtej kënaqësisë vetjake. Në të ka dëshirë e pasion për të dalë jasht të zakonshmes, "për të shkruar ndryshe", siç thotë Faruku për Kolecin. Aftësitë dhe njohjet në fushën e letërsisë i ke gërshetuar me ato të fushës së filmit.
Por pa i shtuar edhe pasionin, s'do të kishe gjë, ose do të kishe ndonjë Blog si ne të tjerët, që kur na jepet e hapim e shtojmë ayt diçka, më shumë për vete se për të tjerët.
Me kohë, Blogu apo gazeta jote online, është bërë i/e referueshme për miqtë e kolegët krijues dhe, ma merr mendja, edhe për vizitorë të tjerë jo-shqiptarë. Është e admirueshme, që ti, Kolec Traboini e Vasil Qesari keni përqafuar e zhvilluar një përvojë të re, duke e nisur mbase për hobi e duke e ngritur në nivel profesional. Dhe secili keni profilin tuaj: ti me Gazetë, Koleci me Portal-Blog, ku janë jo vetëm blogjet e veta po edhe ato që ka krijuar për miqtë dhe kolegët krijues, ndërsa Qesari me një mënyrë tjetër, me Blogjet e tij të pasur ku mund të futesh me endje e të rrishë me qejf në mes krijimeve, fotografive apo nekrarit të kulturës që ka mbledhur e futur aty. Dhe kemi kësisoj tre personalitete të kësaj fushe në një mjedis jo aq të gjerë krijuesish shqiptarë; dua të them një luks. Shpresoj e uroj të përdoret e të shfrytëzohet sa më mirë ky bollëk.
Edhe një herë, përgëzimet e mia, Fatmir!
dilaver baxhaku
19 mars 2008
Comments