Dikur kishim ankthin e provimeve. Dhe natyrisht Dhjetori sikurse mbahet mend ishte një ankth më vete për studentët e brezit tim… në një datë si kjo kujtoj provimin e „Hyrje në Gjuhësi“, që në atë kohë quhej dhe një „dhimbje koke më vete“, që më pas pasohej në vitin e tretë me „Sintaksë - n“ e vështirë e shumë të tjera, e të tjera… Por ky nuk është thjesht qëllimi i këtij respektimi të memorjes, por një shkulje e fishave të memorjes, mes asaj që ndihej dhe asaj që e bënte studentin të (sh)fry-mëzohej:
Ankthi i studimit
Dhe këtë ditë:
si akulli i varrur nën çati pa emër
si një koshere bletësh pa Mbretëreshë.
Si një murg pa Zot.
Nuk ka gisht që të bjerë bora
thjesht bie.
Liljana Troqe
Leo Buscalia tregon: U bëri mësuesja një pemë në dërrasë dhe i la nx të bënin atë pemë. Një nxënës nga fundi bëri një pemë tjetër. Pse nuk e bëre si pemën e dërrasës. Nx pak i druar i tha se kish përballë dritares një pemë dhe donte të ngacmonte pêrfytyrimin e tij. Dhe profesor Leo Buscalia thotë: Kishte të drejtë djali se nuk bëri kopjen por krijoi! Ja këto na bën Terziu na ngacmon me krijime të reja duke na hequr mëndjen nga pema e njëjtë e mësueses. Dhe i shpreh aq thellë mendimet duke na i servirur si të thjeshta provimet por brënda pastaj gjejmë dhimbjen e kokës që e kemi provuar po e kishim harruar!…
Timo Merkuri
Tashmë Fatmir Terziu është një figurë e njohur dhe e rëndësishme letërsisë bashkëkohore shqiptare, i njohur për aftësinë e tij për të shprehur emocione komplekse dhe krijuar imazhe të fuqishme poetike. Poezia e tij e që është një shembull i këtij talenti, dhe reflekton thellësinë dhe delikatesën e ndjenjave njerëzore në kontekste të ndryshme.
Veçantitë e kësaj poezie shkurtimisht i paraqesim si:
1. Terziu trajton tema universale si ankthi, stresi akademik dhe frikat ekzistenciale, që janë të përbashkëta për shumë njerëz. Kjo e bën poezinë e tij të arritshme, të kuptueshme dhe të përjetuedhme te një audiencë e gjerë.
2. Përdorimi i metaforave specifikisht të dallueshme si "akulli i varrur nën çati pa emër" dhe "koshere bletësh pa…