Turizmi po ndryshon në lidhje me Shqipërinë. Ai shkon përditë në shifra, aritmetikë, para dhe politikë. Dhe, natyrshëm, po aq edhe sigurisht kjo po propagandohet vetëm për mirë. Jo shumë kohë më parë, turizmi konsiderohej thjesht si një dalje nga kornizat e ngurta. Sot, rritja e jashtëzakonshme e mundësive për të udhëtuar dhe shijuar mjedisin shqiptar, plazhi, klimat e ngrohta, malet e mbuluara me borë, konsiderohen si mrekullia e ditëve të sotme, ndërsa askund nuk përmendet realiteti që mjaft vende u munduan ta shmangnin turizmin masiv pasi kritikohej nga kritikët si një kërcënim për mjedisin, për kulturat indigjene dhe për vetëdijen e vetë udhëtarit.
Në kontrast me atë që quhet Turizmi i Ri Moral në këto vende, në territorin shqiptar, turizmi masiv, justifikohet më pak për sa i përket dëshirave të konsumatorit dhe më shumë nga këndvështrimi i ndikimit të tij të perceptuar beninj në botën natyrore dhe në kulturën e pritësit. Por çfarë është ky ‘turizëm me mision’ dhe çfarë do të thotë për pushuesit dhe vendi i sapodestinuar për ta, që ata vizitojnë?
Turizmi modern në botën e qytetëruar, mund të thuhet se është shfaqur me shoqërinë moderne industriale në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Industrializimi krijoi si mjetet për të udhëtuar, fillimisht hekurudhat, dhe krijoi një treg në rritje midis klasave të reja industriale dhe profesionale, dhe midis klasës punëtore, masave gjithashtu. Gjatë 150 viteve të fundit, arritja e industrisë nuk ka qenë asgjë më pak se demokratizimi i udhëtimeve të kohës së lirë, nga ata pak që konsiderohen të denjë dhe mjaft të pasur për të marrë pjesë, në një aktivitet të përditshëm për shumicën në shoqëritë e zhvilluara. Ndërsa në Shqipëri, në ato kohë, dhe në fillimet e demokracisë, ajo dihet dhe nuk ka nevojë për koment të tepërt. Individët dhe aspiratat e tyre për një jetë më të mirë ishin shtrembëruar nga propagandimi i perdes së hekurt me një kulturë ikonike, të hedhur në Shqipërinë e diktaturës, në nevojë për mbrojtje nga kulturat e tjera, nga njerëzit e tjerë, nga kapitalizmi.
Sot ndoshta duket ndryshe. Por duket se është thjesht një llustrim për Turizmin e Ri Moral, me kauzën e atyre që kanë humbur në një farë mënyre nga zhvillimet në fusha të tjera. Megjithatë, ata janë të rezervuar për ta balancuar këtë kundrejt përfitimeve të shumta që rrjedhin nga zhvillimet e turizmit. Axhenda e tyre është heshtje e sprovuar jo vetëm për botën natyrore, por edhe për kulturën. Kjo i shërben moralizimit të turizmit.
Ndërsa moralizimi i turizmit sheh vetëm dallimet midis njerëzve, ne duhet ta konsiderojmë udhëtimin, për kohën e lirë, për arsimin, ose për biznesin, si pjesë të një kulture të përbashkët. Kjo nuk është në kuptimin që ne të gjithë angazhohemi në të, por se mund të jenë të paktë ata që nuk e kanë aspiratën për të udhëtuar për t'u çlodhur. Aspirata është e rëndësishme, se ajo siguron një lidhje midis kulturës, si ajo që është, dhe kulturës si ajo që mund të jetë. Por kultura në kuptimin e fundit shpesh errësohet nga një debat që supozon dallimet midis popujve si karakteristikë të tyre përcaktuese, madje edhe në sferën prozaike të udhëtimeve të kohës së lirë.
ความคิดเห็น