Sa i SHTRENJTE është LIBRI ! Në mes tyre ka edhe TE SHENJTE ! Çdo libër ka përbrenda diçka të mirë , edukuese , ka profetësinë e tij . E megjithatë ka patur në kohëra të ndryshme njerëz të pa fytyrë , të pa shpirt që ja dolën fitimtar në misionin e tyre për të sunduar mbi gjithçka , dhe iu desh të përdhunonin edhe Artin e Kohës ,Librat , Mëndjet e avancuara , që përbënin rrezik kërcënues për ta .
Edhe kur Shqipëria e vogël do të bëhej pjesë e perandorisë së madhe komuniste, shkaqet e djegies së librave do të ishin politike dhe fetare, prapë për të sunduar. Luftohej mendimi ndryshe dhe kundër, nuk dihej të besohej më në Zot, por në idealet e komunizmit... ´´Bëmat u ngjanin çmendurive të organizuara ´´– thotë V . Zhiti në një nga librat e tij . Ngadhnjimtarët nuk i donin librat e vjetër. As librat e perëndimit . Në Shqiperine e vogel , deri kaçakët e maleve kishin urdhër të digjnin shtëpitë e kundërshtarëve, të atyre që kishin prona, që kishin studiuar nëpër Europë e kishin rafte me libra. Digjeshin pa shpirt bibliotekat . Ato cilësoheshin shkaku. Bibliotekat e mbetura konsideroheshin objektet më vezhguese të kontrollit me rreptësi për doktrinën që përcillnin , bibliotekat ishin vende komplotesh e përbetimesh të fshehta, u bllokuan libra, u konfiskuan, u hoqën, u zhdukën, u vranë... ...anije të tëra u ngarkuan me libra qe shkonin nga porti në port , me volumin dijesor të bibliotekave të vjetra ku do të bëheshin brumë, të ricikloheshin në letër të bardhë si harresa. Kjo bëmë kriminale do të përsëritej në forma dhe mënyra të ndryshme , ishte pidemia e prishjeve sunduese, shkaqet do t’i shpallnin si politike. .Një fantazmë sillej nëpër Evropë, pas Luftes Dyte Boterore – fantazma e komunizmit. Kështu filloi Manifesti i tyre. Një fantazmë. Gogol. Murtajë. Komunizmi i kuq .Do të vinte e quajtura Lufte Klasash , që do të thote urrejtje aktive , urrejtje kolektive , e cila do te shendrohej ne vëllavrasje , intriga , dënime , burgime , interrnime , marrje pronash , vrasje . Do te vinte nje Kohe gjakatare , e heshtjes me dhunë , e mbylljes se gojës , dhunë e pakundershtueshme me këmbim humbjen e jetës ne rast deklamimi te se kundertes . Ishte Marksizmi nje doktrinë sharlatane , me profetët e saj, Marks , Lenin, Stalin që paten më shumë kohë të ishin edhe më gjakatar se pararendësit..´´ Engelsi para tyre, ishte shkencëtari që mohonte trashëgiminë e gjeneve, me bindjen se puna e bëri majmunin njeri dhe jo trashëgimia.´´ - na kujton Zhiti . Duke e futur Shqipërinë brenda perandorisë së madhe komuniste, kur 3 dekada më parë kishte dalë nga perandoria otomane, shteti i ri shqiptar , pa ndonjë vizion kombëtar, me besim te ardhmja e ndritur, e pa përcaktuar, shmangu rilindasit e shekullit XIX, idetë e tyre, dhe nën udhëzimet e Beogradit e Moskës, me aleat më vonë Pekinin e Mao Ce Dunit, ndërmori veprime të shpejta dhe të rënda, vrastare, për të ndërtuar me dhunë lumturinë, kështu propogandohej, por gjithnjë e më shumë u pa se u vendos një diktaturë e egër për të sunduar ai grusht intelektualesh të rremë , me në krye diktatorin. ´´Populli u bë masë.. ´´ Dhe masat duheshin edukuar. Ashpërsisht, pa mëshirë, me kulturën e re. Me metodën e re. Me libra të rinj. U interrnuan , u burgosen , u vrane me te miret nga mendjet e Kombit , u syrgjynosen burgjeve te nje ishulli italian sa e sa patriote shqiptare qe luften nuk e deshen me arme e gjakderdhje , por me LIBRIN , mendjen , dhe dijen .
Po sot ? Pse nuk I gjejme neper Panaire Librat e vyer te te arratisurve dyerve te Perendimit , patrioteve te shquar me vepren e te cileve duhet te njihen Brezat ?! Pse perseri shperngulet vemendja ne autore qe I thencin autore , ndersa lihen nen hije VLERAT e librave te ketyre shkrimtareve dhe patrioteve te medhenj me pervoje burgjesh e dhune nga te kuqte ?! E paskemi patur te shkruar ne balle fatin e mbetjes ne lluc e balte te injorances dhe qeverisjes se keqe . ´´Masë populli´´ , sic thote diku ne librin e tij Zhiti , e thene shqipshe- dele! Popull PA MEMORJE !
(Ishte nje ankese shpirti mbi vlerat e LIBRAVE TE DJEGUR ne pergjithsi, e cila ne fakt ekziston edhe sot , me nje tjeter fytyre , me indiferencen , duartrokitjet e te pavlereve Mamaqë , harreses se atyre qe qendrojne ne themel , protagonisteve qe bejne vertete LETERSI . Ishte ky nje shkrim modest , i frymezuar se lexuari Visar Zhiti, Martiko , Terziu , Myrtaj , Lulushi , Kokonozi , protagoniste te Fjales se Vertete , qe i mbijetuan ashpersise mizore te injorances sunduese , sepse ishin dhe vazhdojne te jene DIEJ . Me autore te tille , rifreskohet memorja dhe mendja qartesohet per te kuptuar me mire . Me autore te tille shpresa afrohet . )
Comments