top of page

Diamant Zalta: POEMA E EKZISTENCËS



S’kam ardhur për të mbushur një hapësirë,

në këtë jetë!

Të ushqehem me peshk nga deti dhe mish nga kopetë.

Për të vrarë kohën e shtrenjtë , me gjumë ...

Thjesht për të marrë frymë.

Kam për shpirt një trisht :

do lëmuar.

Kam një tru gjithmonë të ngacmuar :

do lëvruar.

Kam një sy që më sheh larg :

do kuptuar.

Kam dhe një zemër të butë :

do vlerësuar ...

S’kam ardhur në këtë jetë,

të shlyej vetëm detyrime.

Të jem gruaja më e mirë në lagje

dhe nëna me dekoratë amvise.

Nuk dua të harroj , edhe veten.

e ky nuk është aspak egoizëm.

Është se : E dua jetën!

Me rrenqeth dashuria per penën, fletën ...

qullur germash, muzash,

here gri , herë petal trëndafilash ...

Kam thjeshtësinë, butësinë e vajzave tiranse,

që gëzimin e luajnë nëpër gishta me një dajre.

Çmendem edhe për një fyell,

gajde, klarinë, madhështoren çifteli ...

Përkulem tek një kitarë korçare, plot nostalgji ...

Nëse e tejlodhur jam ,

nga ankthi dhembemprehte I emigrimit,

dëgjoj edhe Shtraus.

Bethoveni me ndez kur jam e zemëruar.

Poradecin e madh e lexoj në se zemrën

e kam të vrare e te lënduar.

Terziun, Astritin , Myrtajn , Martikon , e madh

I lexoj kur ndjehem Pak , për t’u pasuruar. . .

Merinin, Katsalidas , Xhuliin , i mbaj nën jastëkun e ngrohtë,

mjekoj me vargun e tyre plagët e mia.

Ku më bukur se në poezi ,

bëri fole te ngrohte vetmia ...

Lexoj Aljende . . . për t’u tjetërsuar .

të mundem qiellit, t’ia zbres yjet,

hënën, ta kem shaluar ...

Jam ...

E ç’nuk jam!

Veç detyrimeve, shumë të drejta kam ...

Më ngacmon një vizion për ditët pa ngjyrë.

Sa dua , e vërteta të ketë fytyrë ...

Udhën e Atit , ndriçoma Gjergj Elez Alia!

Ismaili i Flamurit, Podrimja i çmuar!

Ju që kënduat heronjtë e himne thurët,

për një tokë të përvëluar.

- S’e ditkerkeni ? JU !

JU jeni himni i vjetër dhe i ri,

qe kjo Toke gjithmone ka kerkuar ...

Une , filiz i tokes suaj , nje germe e stermunduar !

7 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page