Dialog me një mik
Albert HABAZAJ
- Unë shqetësohem me hallet e botës
Ti qesh me hallin tënd,
Mblidhi, more mendtë e kokës,
Sinqerisht po më çmend…
- Ti je bullalla, si dikur isha unë
T’i hedh rrudha trurit?
Është e djallit kjo e djallosur punë
E barbarit, e hurit...
- E ka marrë i paudhi këtë kohë
Të marrtë e mira, ç’thua?!
Do ta ndezim ne zjarrin të na ngroh
O lumë e përrua!
Vlorë, e hënë, 04.03.2024
Comments