top of page

DHUROMENI PAK DIELL


Vasil tabaku

DHUROMENI PAK DIELL

Në këtë vend

Ku drita është vjedhur

Dhe asgjë e zjartrtë nuk ngroh

Në këtë vend

Ku jeta

Vërtitet humnerave të shpirtit

Si një lypëse

për dashuri dhe paqe…

Më jepni pak diell,

Falmëni sa më shumë dashuri

Dhe po mundet o njerëz

Më jepni një puthje…

Këmbët e mia të zbathura

Dhëmbin tek rend

Drejt shpresës

Me duart e mardhura

Mbushur me vesë lotësh…

Mos e lini të mbytet

Thirrja ime prej vetmitari

Në detin plot stuhi

I zbrisni litarët e vetëtimave

Të kapemi të gjithë

Mbi jelet e tërbuara të qiellit

Ndërsa kënga ime prej ajëri

Ndërton qytetet e dhimbjes

Me rrugët prej dielli

Aty është shpresa dhe jeta

Është zjarri dhe drita

Është fjala jonë

Që kërkon horizontet e dashurisë

Botën e madhe njerzore

Me qytetet e pafund të puthes …

Me jepni pak diell

Një grusht prush yjor

Të ndezë gjithë shpresat

Dhe me diell

Vetëm me diell hyjnor

Të vesh ëndërrën tonë…


8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page