top of page

Dhimitër Çanga: për librin “Plagë dhe Dhimbje”.




Një libër me novela e tregime të poetit, shkrimtarit e publicistit Sarandiot IBRAHIM DIDANI.

 Një libër me kaq të vërteta jetësore që i jetoj vet në fshatin Ninat ku lindi i dëgjoi e me mjeshtëri i përshkroi.

 E fillon me historitë e njerëzve të shquar që nxorri ky fshat si HASAN TAHSINI , BILAL XHAFERI etj.

 Siç thotë -Hasan Tahsini e Bilal Xhaferi mbeten ninaqotë me emër,të shquar në të gjithë kohërat.Kolosët e mendimit dhe krijimit letrar-shkencor të letrave.

 -Shkenca dhe kultura do të ngrenë popujt në lartësinë e kohërave -do thoshte HASAN TAHSINI.

  Përmendorët e ketyre dy ninatioteve të shquar do të vendosëshin në vend nderi buzë shetitores se bukur të Jonianit të kaltër në Sarandë.

 Novela Dashuri dhe Plagë ku kaq bukur e me dhimbje përshkruhet dashuria e Tomit me Limonen ,por me fund tragjik.

 Limone zemra ime

 Mbi këtë pllakë mermer

 Do të sjell gjithmonë lule

 Do të sjell gjithmonë Pranverë

 Do të shkruaj emrin me lule

 Do ta zbukuroj sa herë

 Ti ishe lule mbi lule

 S'do të harroj asnjëherë. 

Novela ''Ngjarje pas ngjarje'' '' Ju Rrëfej për Gjyshin ''ku me kaq nota realiste i përshkruan.

 Ti ishe o gjysh i madhërishmi burrë

 Që prej respektit të ulesha në gjunjë,

 Kur të shikoja në sy,të puthja në ballë

 Shuaja dashurinë e madhe sa një mal.

 Në sytë e tu u rrita e njoha djalerinë

 Tregimi ''Udhëtimi i Shpirtit''një tregim ku nga goja e shoferit të taksisë Lilit të bën për vete mënjëherë .E lexova e rilexova dhe e përktheva edhe në gjuhën greke për lexuesin e ndodhet në libër në të dy gjuhët.

 Me Përjetimin ''Gruaja e Shkrimtarit ''ku mbyll këtë libër do të citonte në hyrje Dostojevskin


''Në rrugën ku jeton ti,jetojnë nëntë gra më të bukura se ti.Shtatë më të gjata se ti.Është dhe një tjetër që më dashuron më shumë se ti.Në punë është një grua që më buzëqesh gjithmonë,një tjetër më nxit të bisedoj,ndërkohë që kamarierja më ëmbëlson çajin më mjaltë në vend të sheqerit.E megjithatë,unë dashuroj vetëm ti!''(Sipas Dostojevskit)

 Grua të kam zemër

 Grua të kam shpirt

 Për ti mbaj të ndezur

 Gjithë Dashuritë...

 Jetën që jetojmë

 Me tiktake dashurie,

 Së bashku gëzojmë

 Me rritje fëmije!!...

 Nuk ka jetë pa Dashuri,

 Nuk ka dashuri pa fëmijë!...

 Ibrahim Didani

SHËNDET E SUKSESE TË KENI PËRHERË MIKU IM IBRAHIM!

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page