top of page

DENONCOHEN DIFERENCIMET SOCIALEDHE HIPOKRIZITË E EURO-ATLANTIKËVE


Fahri Dahri-studiues-

76 vjet kanë kaluar që nga koha kur është kryer gjenocidi ortodoks grek ndaj banorëve autoktonë të besimit mysliman të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë. 

76 vjet më parë ndodhi holokausti fizik dhe për 76 vjet radhazi vazhdon holokausti moralo-material për komunitetin çam.

76 vjet vrasje, internime, përvehtësime pronash, dëbime, kufizime, shpifje, trysni, përbuzje, trillime, diferencime të dukshme sociale dhe aspak përgjegjshmëri institucionale ndaj detyrimeve ligjore, qoftë atyre Kushtetuese dhe Ligjeve Ndërkombëtare. 

76 vjet radhazi nuk kanë rreshtur përpjekjet e shqiptarëve të Çamërisë, në kërkim të të drejtave të shkelura arbitrarisht, herë me zë të lartë, herë me gjysëm zëri, herë duke heshtur. Grafikët (luhatjet) e zërave të tyre janë kryer në përshtatje me situatat e rënda të krijuara nga të dy shtetet, ku fati jetësor u ka takuar (ai Grek e Shqiptar). 

Vërtet vitet ikin, sepse askush nuk ndal dot rregullsitë perfekte të Universit, por edhe njerëzimi ka rregullsitë e tij që ja sjell historia dhe që vlejnë si “Një test unik, në rastin tonë, në zbatimin e të drejtave universale të njeriut”. 

             Kush janë çamët, vendi dhe prejardhja e tyre?! 

Ata janë thesprotët- banorët e parë të Jugut në Gadishullin Ilirikum, sot Gadishulli i Ballkanit. Thesprotët ishin protobanorë, ata jetonin në jug të lumit të sotëm Kalama (Thyamis), deri në gjirin e Ambrakisë (Artës). Në shkrimet e lashta ata përmenden përpara shek.V p.K, si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë, kjo edhe sipas Akademik prof.dr. Aleksandër Stipçeviq, arkeolog, ilirolog e ballkanolog i mirënjohur nga Zagrebi, (Libri: Ilirët). Nga Mesjeta e hershme e në vazhdim pasardhësit e thesprotëve thirren çamë, dhe rajoni njihet me toponimin Çamëri.          Përkatësi ilire (të mëvonshme - FD), nënvizon Domenico Mustilli, kanë edhe emrat e thesprotëve, sidomos emri i nënfisit thesprot Aigestianoi (leaders–udhëheqësit-fisi Plakonia, fis nga i cili rrjedhim ne, ish banorët e njësisë administrative “Dagavi”), që përmend Stefan Bizantini në shekullin e VI-të. Plutarku në veprën e vet “Vitae Parallelae”, thotë se i pari që u bë mbret i thesprotëve, pas përmbytjes së madhe (koha e Noes- Nuhut-1707 p.e.r.-F.D.), ishte Pheidoni, njëri prej atyre njerëzve që erdhën në hapësirën teritoriale - gjeografike të Thesprotisë, më pas është quajtur Epir, bashkë me Pellazgun. Kjo vërteton praninë thesprote atje që nga shek. XVI-të p.e.s.dhe jo nga shek. V-IV-të, siç është menduar.          Gjatë shekujve VI dhe VII, pas Krishtit, në Gadishullin e Ballkanit, rrjedhojë e dyndjeve barbare dhe kolonizimit sllav, ndodhën përmbysje dramatike. Ajo periudhë përcaktoi dhe kohën e përfundimit të epokës antike, ku u ndërruan edhe emërtimet gjeografike të deri at'hershme si: Iliria, Helladha dhe Epiri, duke hequr nga qarkullimi emrat e popujve etnikë si: ilirë, helenë dhe epirotë.         Nga disa historianë, vendas dhe të huaj, pretendohet se në mesin e shek. të VI dhe të VII pas Krishtit, ka ndodhur edhe ndërrimi i emërtimit antik i rajonit të Thesprotisë. Sipas Prof. Pullumb Xhufi, “Fillimisht emri Thesproti u la në harresë, si shumë emra të tjerë të periudhës antike. Më pas e deri në shek. XVIII, treva jugore e Epirit antik, u thirr me emra të ndryshëm. 

Duke filluar nga shek. VIII e deri në shek. XII, Thesprotia antike (Çamëria moderne) ishte pjesë e provincës bizantine dhe njihej me emrin Thema Nikopolis. Pas shek. XII e deri në shek. XV ajo u përfshi në kufijtë e Despotatit të Artës. Emrat Vageneti dhe Dagavi mbijetuan deri në shek. XV. Nga fundi shek. XIV, prej Venecianëve, zotër të Korfuzit, territoret e Vagenetisë përballë ishullit, quheshin me emrin e papërcaktuar “Terra ferma” (kontinent). Autoritetet veneciane të Korfuzit e kanë quajtur Vagenetinë me emrin që përdornin banorët grekë të Korfuzit, “stere” (tokë-FD). Viti 1414: "super ipsam stariam per oppositum dicte nostre insule Corphot". (latinisht: qytetet në drejtim të kundërt të ishullit tonë Korfuzit -FD). Në vitin 1395, udhëtari venecian Nicolao Martoni, për viset në fjalë, e përdor fjalën "terra ferma" dhe sqaron se ato përfshiheshin në kufijtë e Albanias (terra ferma, que est Albania). Në vitin 1436, një dokument venecian e quan Vagenetinë “provincë e Albanisë përballë Korfuzit” (provinciam Albanie oppositam Corfoy)”.   

Kjo popullsi, me histori që nga lashtësia antike, pasardhëse e pellazgjisë, më pas e Ilirëve, nuk mundej ti shpëtonte strategjisë shfarosëse të pellazgjisë dhe Ilirisë, për tu zëvendësuar dhe shfaqur në histori “periudha romake dhe greke”. Dy kultura të reja, me mjeshtëri vodhën kulturën pellazgo-ilire, duke shtrembëruar dhe fallsifikuar historinë. 

Këtu duhet ndalur, sepse është një ngatërresë e mirëstrukturuar me synim të qartë për të shuar historinë e kulturës pellazgjike dhe për të jetësuar një kulturë të re mbi gërmadhat e kulturës së vjetër. Këtë gjetje, e thënë ndryshe, e sqaron fort mirë edhe studiuesi Aristidh Kola, i cili ka konkluduar: “Arvanitët janë hallka e hekurt, që lidh lashtësinë me helenizmin e ri”.

Një përfundim i tillë, është kundërshtuar nga shumë studiues të tjerë edhe nga disa arvanitas, arësyeja qendron se në të vërtetë pikërisht kjo "hedh në erë" fallsifikimin që i është bërë historisë, që nga koha e krijimit të shtetit të sotëm Grek, të cilit padrejtësisht i atribuohet kultura e lashtë Greke. Trajtimi i kulturës së lashtë Greke, nëse njësohet me kulturën e shtetit të sotëm Grek, nuk është gjë tjetër veçse fallsifikim i historisë dhe përforcim i idesë së ideatorëve të formimit të një shteti me sajesa, me percaktim kombi mbi baza të besimit fetar (rasti konkret- ortodoksinë). Kjo e vërtetë është sqaruar edhe nga Presidenti i Qendrës të Artit Europian në Greq, poeti Evangjelos Andreu (arvanitas) i cili ka deklaruar:“Arvanitët janë grek shumë të lashtë me origjinë shqiptare. Natyrisht sot jemi grek, por ruajmë më shumë traditën e stërgjyshërve!”

Këtë deklarim publik të z. Andrea, për ta bërë më të qartë, po e shpreh me situatën e sotme gjeopolitike. Thënia e tij është siç mundet të shprehemi sot: "Arvanit janë europianë shumë të lashtë me origjinë shqiptare (Arbërore). Natyrisht sot janë nënshteta grek, por ruajnë më shumë traditën e stërgjyshërve“!. 

Përfundimi tregon se Greqia e lashtë ishte një emërtim i përgjithshëm, ku përfshiheshih shumë popuj, me kultura, tradita dhe gjuhë të ndryshme, sikundër është sot, fjala vjen, Europa. Të gjithë jemi europianë, por njëkohësisht dhe së pari (proto) ne jemi shqiptarë, dikush tjetër është grek, tjetri është serb, italian, anglez, gjerman, suedez e me radhë. Gjatë njizet viteve të fundit kam hulumtuar dhe shkruar historinë e vërtetë të komunitetit tim, kjo histori është shkruar edhe nga të huajt, por ata e kanë tjetërsuar duke na lënë (nxjerrë) jashtë historisë së vërtetë.

Njihemi me gjendjen e sotme të banorëve autoktonë të rajonit të Çamërisë, i cili ka qenë dhe është nën presionin dhe censurën e rëndë të dy agresioneve të ashpa sociale: 

a- Shqiptarët e krishterë të Çamërisë (çamët ortodoks), vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre autokton, por janë nën influencën e racizmit të egër të kishës ortodokse greke. Atyre shteti Grek (njerka) nuk u a njeh asnjë të drejtë si pakicë etnike, por me qenë se janë të besimit ortodoks detyrohen të mohojnë etninë e tyre shqiptare duke u quajtur të kombësisë greke. 

b- Shqiptarët e Çamërisë të besimit mysliman, të larguar me dhunë nga vendi i tyre autokton, me banim prej 76 vitesh në shtetin Shqiptar, vazhdojnë të jenë nën influencën e racizmit etno-fetar të shtetit ortodoks grek, i cili nuk u njeh asnjë të drejtë demografike, sociale dhe pronësie, nuk i lejon të shkojnë  në vendin e të parëve, por vazhdon të mashtrojë "lidershipin" euro-atlantik me përrallat e ish prindërve të tyre që kryen vrasjet dhe shpërnguljet e banorëve të Çamërisë gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar.  

Të gjitha këto sjellje antidemikratike, realisht ç’njerëzore që ka realizuar dhe realizon shteti ortodoks grek ndaj banorëve autoktonë të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, janë parapëlqime si të drejtëpërdrejta, ashtu dhe pëlqime me heshtje të euro-atlantikëve gjatë vitit 1944-1945 dhe demagogjisë 76 vjeçare të Bashkimit Europian.

Në fillimet e vitit 1944, popullsia e besimit mysliman në rajonin e Thesorit/Çamërisë ishte 28,131. Gjatë masakrave dhe udhëtimit vdekjeprurës, të dëbimit të tyre me dhunë nga ortodoksia greke, deri sa arritën në kufirin shqiptar, humbën jetën 8,332 burra, gra dhe femijë. Nga 19,799 frymë-çamë, që erdhën të gjallë në Shqipëri, gjatë 76 viteve kanë ndërruar jetë 19,314 frymë, 97,55% e tyre. Sot numri i atyre banorëve të ardhur nga Çamëria që ende janë gjallë, llogaritet në 485 frymë, ose 2,45% (me tolerancë plus/minus 5%). Këta janë dëshmitaret e fundit okulare që ruajnë operacionet vdekjeprurëse të kasapit ortodoks grek që vuri në zbatim projektin shfarosës të "Megalloidhesë" ndaj etnisë shqiptare dhe zgjerimin territorial të helenizmit në Epirin etnik shqiptar. Gjithashtu, çamët e ardhur, që ende janë gjallë, ruajnë në kujtesë edhe diferencimet e thella sociale të krijuara nga administratorët publikë nga viti 1944 e deri sot. Sipas përllogaritjeve të bëra, rezulton që numuri i komunitetit të shqiptarëve me origjinë nga Çamëria me rezidencë në Republikën e Shqipërisë, aktualisht është 270 - 280,000 banorë; ndërsa numri i përgjithshëm i çamëve i shpëndarë në Botë llogaritet mbi 1 milionë.

Renditja e trajtesës sipas strukturës së përgjithshme të fjalive në shtjellimin e krimit makabër, shtypjes dhe skllavërimit të një komuniteti të tërë në kohë moderne nga euro-atlantikët demagogë, shpërfillës ndaj akuzave dhe denoncimeve, për të ruajtur ekuilibrat dhe interesat e më të fuqishmëve; synon në ndërgjegjësimin e popujve se zbatimi i parimeve demokratike, në rastin konkret të “Çështjes Çame” deri tani është vetëm utopi. 

I.- KUSH E KREU GJENOCIDIN?

(WHO) (¹)?

Spastrimi etnik që u zbatua nga shteti ortodoks grek, ishte dhe mbetet me bazë “Ideja Megali” (Greqia: Μεγάλη Ιδέα),“Ideja e Madhe". 

Strategjia 200 vjeçare për vazhdimësinë e ortodoksisë bizantine, është e çimentuar pikërisht tek “Ideja Megali”, e cila në themel të saj përmban “një koncept irredentist i nacionalizmit grek që shprehte qëllimin e krijimit të një shteti grek që do të përfshinte të gjitha zonat, duke përfshirë shtetin e krijuar të Greqisë në vitin 1830 dhe të gjitha rajonet e Ballkanit Jugor, Anatolian dhe Qipron”. Duke filluar nga kryeministri i parë grek Ioannis Kolettis me Mbretin Otto, hartuesit e kushtetutës greke të vitit 1844, me një synim vizionar ekstremo-nacionaliste, kundër kombit tone; strategji e ndjekur nga korithenjtë ortodoks të Greqisë: kryeministri Kumunderos; Eleutherios Venizelos; Ioannis Metaxas; Konstantinos Mitsotakis; Qeveria e Pllastirës (Ellas në bazë të marrëveshtjes, i dorëzoi armët Gjeneral Pllastirës); kasapi Napoleon Zervas (pasardhës i një prej familjeve të pasura aziatike të dëbuara në kohën: “lufta e Katërt e Kryqëzatave e vitit 1204, ku kryqtarët rrethuan Kostandinopojën); Andreas Papandreas; Kostis Stefanopulos; Prokopis Pavlopoulos e në vazhdim.

Strategjia e mësipërme është ndjekur nga shteti ortodoks grek, me të gjitha llojet e mjeteve, kundër kombit shqiptar si gjatë luftrave Ballkanike dhe dy Luftrave Botërore, ku andartët grekë kanë terrorizuar gjithë jugun e Shqipërisë, kanë djegur fshatra të tëra, vrarë, therur dhe masakruar banorët, plaçkitur, vjedhur e rrëmbyer gjithçka në emër të kryqit ortodoks dhe shpatës mesjetare. Masakra dhe terrore të pa shoqe, u ndoqën pa pengesa edhe ndaj banorëve të Çamërisë, rajon etnik shqiptar, por që kaloi nën administrimin e kishës dhe shtetit ortodoks grek. Qëllimi i shtetit Grek, mbetet i qartë dhe i përmbahet me besnikëri predikimeve të “Megalloidesë”, të betuar që me çdo kusht dhe me çdo mjet do të luftohet për përhapen dhe zgjerimin e helenizmit bizantin. 

Qendrimet shqiptare ndaj kësaj ideje, bazuar në përvojat 200 vjeçare, (shqiptarët, si ata normalë dhe ata jo normalë, një tjetër "shashkë e djallëzisë greke" që synon përçarjen mes shqiptarëve!!) kanë dy qasje: 

a) Nuk është urryer dhe as e urrejmë helenizmin, pavarësisht akuzave djallëzore dhe të qëllimshme që ka hedhur dhe hedh kisha ortodokse Greke; 

b) Nuk janë pranuar dhe nuk do të pranohen asnjëherë presionet, trysnistë, bllokadat dhe veprimet e ç’fardollojshme, të askujt që diktojnë helenizimin e vendit tonë. Qendrime këto për tu mbajtjur në kujtesë nga brezat e sotëm dhe ata të ardhshën.

Shënim (¹):- Si një memorial në 76 vjetorin e gjenocidit për 8,332 burra, gra dhe femijë që humbën jetën gjatë gjenocidit ortodoks grek në vitin 1944 dhe për 19,314 çamët që gjatë 76 viteve kanë ndërruar jetë larg vatanit, duke marrë me vehte ngjarjet masakruese, dhimbjet e shpirtit për pronat e shpronësuara, plagët, dëshpërimet, pasojat e dëbimit të dhunshëm dhe marazin që nuk e vizituan më vendlindjen e tyre.

Vijon:

         Tiranë, më 05/Qershor/2020.     Studiues   Fahri Dahri

45 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page