
E pse të na mbetet qejfi?!
“Mos fol keq për asnjë njeri, por i thuaj të gjitha të mirat që di, për të gjithë” nga Beniamin Franklin
Por me krijuesit ndodh edhe ndryshe. Patjetër kush di të shkruaj sjell një risi dhe u takon të tjerve apo brezave që vijnë të ecin edhe më tej.
Nodh që krijuesve u mbetet qejfi dhe në çast shpërthejnë e shfryjnë duke kërkuar gjilpërën në kashtë. Prezantohen e promovohen libra me poezi apo novela e romane, monografi apo kujtime dhe ne këto takime bëhen edhe kritika e vrejtje. Ka nga ata dhe janë shumica që i mirëpresin kritikat por ka edhe nga ata që shpërthejnë e turfullojnë për vrejtjet apo sugjerimet që u bëhet krijimeve të tyre. Ka edhe nga ata që shkojnë edhe më larg e të kujtojnë fëmijërinë se si një rast qave e fshive hundët me dorë dhe për këtë shkruajnë në portale.
Më është dhënë mundësia që të jem i ftuar në disa promovime librash, kam dhënë edhe mendimin tim, ashtu si e kam gjykuar dhe, me shumë dashamirësi autori e ka mirëpritur e më ka falenderuar. Ka raste që marrim edhe udhë të gjata për të marrë pjesë në ngjarje të tilla për të nderuar autorin apo personin të cilit i kushtohet shkrimi.
Kështu bëri edhe miku im Bardhosh Gaçe, për të nderuar mësuesin e shquar Leonidha Dhrami Bashkë me zotin Ahmet Dema dhe shkrimtarin e njohur Çlirim Hoxha morën rrugën nga Vlora në Selenicë në promovimin e një libri që i kushtohej këtij mësuesi të nderuar pasi u thanè se në këtë takim do të vinin edhe f ëmijët dhe gruaja e mësuesit.
Duke pirë kafe me Bardhoshin e pyeta se ndoshta ku kishte “gabuar” që i kujtonin se si “kishte fshirë hundët me dorë kur ishte fëmijë”.
Më tha se disa ditë përpara kishte kërkuar librin por edhe vet autori e mori ditën e promovimit. Nderimi për një mësues të till si Leonidha Dhrami është i veçantë për Bardhosh Gaçen si miku i Leonidhës dhe i mjaftë mësuesve të tjerë në Selenicë.
Por, sipas mikut tim, Batrdhoshit, portreti i ketij mësuesi ishte i zbehtë dhe pa burimin e jetës së tij.
Përveç të tjerave ai vuri në dukje se :
Në rininë e tij, Leonidha Dhrami, në Institutin e Kulturës, kishte patur mësues të shquar si Epaminonda Varfin, Panajot Gjiknurin e Janko Palin, të cilët kishin qënë frymëzuesit e tij.
Në Shkollën Pedagogjike të Vlorës, Leonidha Dhrami kishte patur miq të ngushtë Xhevair Spahiun, poet kombëtar, Enver Muhametin, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, profesor Rami Memushin, mësuesin dhe Drejtorin e Shkollave Fuat Kokolli si dhe studjuesin e madhë të Bregdetit Foto Bixhili, të cilët në këtë libër nuk kanë zënë vendin e duhur. Fjala e tyre do t’i jepte një peshë librit.
Vrejtja e prof. Bardhosh Gaçes që i ka bërë autorit të librit ishte për kontributin e Leonidha Dhramit kur ponoi për arsimimin e Bregdetit kur u emrua mësues. Ai bashkëpunoi ngushtë me shkencëtarët Ali Dhimo e Minella Totoni ku së bashku me Arsen Kabucin e Foto Bixhilin mboledhën leksikun dhe fjalët e mençura të Bregdetit për të cilat u përgëzuan edhe nga prof. Androkli Kostollari.
Një nga shokët e tij të ngushtë ishte drejtori i shkolles së Himarës Hamdi Çanaj i cili e aktivizoi në inspektimin e shkollave dhe lëvizjen kulturore e artistike në Bregdet.
Ishte pikerusht ky Hamdi Çanaj që kur u transferua në Selenicë i propzoi Seksionit të Arsimit të shkonte edhe Leonidha në Selenicë.
Në Selenicë, Leonidha së bashku me mësuesit e tjerë i dhanë gjallëri, art dhe kulturë qytetit.
Krahas tij ishin edhe mësuesit e mirënjohur Novrus Binaj, Novruz Abilekaj, Lutfi Mema etj. të cilët bashkëpunuan në realizimin e programeve mësimore, konkurseve e debateve artistike për letërsinë e huaj e shqipe etj.
Sipas prof. Bardhosh Gaçes vrejtjet e bëra për librin ishin tepër dashamirëse dhe, nëse do ishin patur parasysh, do të kishte dale vërtet në pah personaliteti i mësuesit Leonidha Dhrami.
Që të japësh mendime rreth një libri nuk ka të bëjë me personalitetin e autorit, pasi në takime të tilla diskutohet rreth vlerave të librit, ndërkohë është e drejta e autorit që t’i vlerësoj ose jo vrejtjet.
I shkrova këto pak radhë pasi midis njerëzve të letërsië, artit e kulturës duhet të kultivohet mendimi që vrejtjet dhe kritikat janë shtysë për të ecur përpara dhe jo cënim i personalitetit të autorit si dhe as denigrim nëpër portale nga ana e autorit ndaj atij që bën vrejtje.
Asgjë nuk është e përsosur.
Me shumë dashamirësi Delo Isufi
Comments