top of page

Datëlindjet


Nga  Petrit  Malushi

 

Datëlindjet !

 

Të thjeshtat datëlindje e përvjetorë,

Më lart ngrihen shkallë-shkallë.

Muajt shirita të thurur kurorë,

Rrudhat, smeraldë duken mbi ballë.

 

Në kalendar me rreth shënuar

Vjen Ajo, më e veçanta ditë. 

Dhe ndihemi më të lumturuar.

Ndodh kështu një herë në vit.

 

Miq, mikesha na kujtojnë

Se midis tyre jemi pjesë.

Mesazhe, urime na dërgojnë

Mbi tavolinë, torta në mes.        

  

Pranë familja, djem e vajza, 

Mbesa, nipër shtuar si bleta.

Arë e begatë mbushur me kallëza

Gëzimplote na bëhet jeta.

 

Vite lëmë pas, presim të tjerë,      

Shtohen shifrat një e nga një.

Boll nuk themi ne, asnjëherë !

Çdo datëlindje “shenjë” na lë.

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page