DASHURIA E SIRENËS
E nxitur nga një gojëdhanë çame
Një djalosh u mahnit nga një sirenë
Që shfaqesh bregdetit hera -herë
Gjithë bukuritë deti asaj ia kish falë
Kaltërsia e qiellit pa re, syve saj dalë
E mbante në mendje, zemra djegur
Dimri e kish tharë, vera e kish pjekur
Deti dhe sirena për të kishin kuptim
Ndali Dielli dritën, Toka s' kish rrotullim
Dukesh dhe zhdukesh, luante me të
Por dhe vetë sirenën, mendja po e lë
Një natë stuhia, lloha e hodhi në breg
Zemra i theri djalit, shkoi dhe e gjet.
Në një kasolle i qëndroi djali mbi kokë
Ajo rrallë hapte sytë, ëmbël i thoshë:
"Në se durim pate plot dyzetë ditë
Do të jem e jotja, me të detit prikë."
Ai i çartuar, marrosur nga kjo dashuri
" S' dua prikë, mahnitem hireve, të dua ty"
Roje natë, ditë, filloi të tretej djali i ri
Admironte sirenën, të vetmen dashuri.
Atë, pas gjurmëve e gjetën shoqet e saj
"Çou, shijo thellësin e detit, luaj me dallg'
Djali do faqen e shpatit, jehonat në mal.
S' jeni për njëri -tjetrin, ëndrra duhet ndalë"
Tani ishte sirena që priste të djalit zgjim
E prekte, premtonte dashuri me përgjërim
Helmuar, zemërcoptuar n' udhën për kthim
Kaluan 40 net', për të s'kish më lejim.
Comments