DASHURIA E NËNËS
Nga Fatmir Terziu
Atje ishte një “bos” i ri, që dashuronte shërbëtoren e tij
ajo dita-ditës tallej me të, duke i thënë “A keni frikë?”
sepse e ëma e kishte refuzuar, nuk e donte në shtëpi,
“bosi” i verbuar me dashurinë, mbi të kishte rënë pikë,
Kur ajo i vuri kusht një ditë :
në se më dashuron vërtet “më sill mua sot
kokën e nënës tënde të urryer, ja në këtë torbë”.
Ai, shkoi dhe vrau nënën e tij, e la të vdekur,
shkuli, nga gjoksi i saj ku kishte pirë, zemrën,
pastaj drejt dashurisë së tij mardhi si i dehur,
këmbët iu morën, rra sa gati hoqi thembrën.
Si ra, zemra e mbështjellë, në atë torbë në tokë
lëshoi një dihamë dhe një dhimbë tingullim,
pastaj foli me qetësi me një theks të ngrohtë:
“mos jeni gjë, lënduar shumë, i dashur djali im!”
Shënim sqarues: Frymëzuar nga një akt barbar i lexuar në media dhe nga një poemë Viktoriane në Britani të Madhe.
DASHURIA E NENES, nje balade teper tronditese qe te rreqeth per
tragjizmin e saj. Vetem shpirtra te demonizuar si "bosi" i ri mund te
bejne akte te tilla makabre.Megjithate, NENA MBETET NENE:
" Mos jeni gje, lenduar shume, i dashur djali im!"...
Urime
Myslim Maska
"