top of page

DASHURI QË TË SJELL BRENDA TEJE...


NGA SHQIPJA NË SHQIP - DASHURI QË TË SJELL BRENDA TEJE, MËMËDHE…


Sa herë ndodhem te "BIJTË E SHQIPES "- Filadelfia, njëherësh ndjehem e pranishme edhe te "Udha e SHKRONJAVE " në ASTI ( Itali), edhe në Patra, te Shkolla Shqipe NAIM FRASHËRI , edhe kudo që ka shqiptarë të bërë SËBASHKU për të njejtin qëllim Mëmëdhetar. Por sot, të gjithë janë fizikisht dhe virtualisht në një FESTË, ku pranë apo larg urojmë VITIN e 21-të, të KRIJIMIT TË SHOQATËS “BIJTË E SHQIPES”, në FILADELFIA, AMERIKË. Jemi këtu sot, ku preket me të gjitha shqisat e ardhmja e brezave të KOMBIT tonë, pa asnjë pikëpyetje. Vendi im, i pakufijtë! Tashmë, bijtë e tu, do të kenë mall për ty, por jo LOTË prej malli. Të kanë marrë me vete, për të të pasur PERËNDI! ( sa më poshtë, marrë nga “BIJTË e Shqipes): “Sot eshte PËRVJETORI I DITËS SË KRIJIMIT TË SHOQATËS ATDHETARE "BIJTË E SHQIPES" Philadelphia.


Shoqata u krijua me date 24 Shkurt 2002. Keshilli drejtues i shoqates falenderon te gjithe anetaret e saj nder vite, dhuruesit, mbeshtetesit dhe miqte tane te shumte. Puna e tyre vullnetare, kontributi financiar dhe mbeshtetja e tyre e vazhdueshme kane bere qe kjo shoqate te rritet e te zgjerohet nga viti ne vit; te zhvilloje me shume veprimtari patriotike dhe social kulturore; te hapi shkollen Shqipe "Gjuha Jone" per t'u mesuar femijeve tane gjuhen e bukur shqipe, historine, kulturen, kengen, vallet dhe traditat e kombit tone; t'u gjendet me prane komunitetin shqiptar ne hidherime e gezime, te ngreje me lart vlerat e kombit tone. Se bashku mund te bejme me shume!

Nje pershendetje me kete rast shkon per anetaret e pare te shoqates, disa nga te cilet vazhdojne te punojne palodhje akoma. Besnik e Elvira Budo, Bedri Buzi, Edlira Budo,Ilir & Elida Meçaj, Llazar Gode, Llazar & Tatjana Vero, Laureta Petoshati, Petrit & Fotika Disha, Sotiraq Pema, Spiro & Adile Ndrio Vlashi & Yllka Fili, Viktor & Greta Furxhi, Sotiraq Voda

Nje pershendetje e vecante me kete rast shkon per z. Benjamin Risilia dhe te ndierin z. Hasan Risilia qe me kontributin e tyre financiar i dhane shoqates ndertesen e pare per shkollen shqipe. Dy fotot e meposhtme jane marre nga veprimtaria e zhvilluar me date 26 Nentor 2019 per festen e pavarsise se Shqiperise ku nje ndër veprimtarite kryesore eshte ngritja ne menyre ceremoniale e flamurit tone kombetar ne Bashkine e qytetit te Philadelphia.”

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page