DASHURI PLEQËRORE
Tani në pleqëri, nën të viteve gunë
Zemra e plakut më shumë trishton.
Ashtu si në shkretëtirë një lumë,
Thellë tokës mblidhet e gjallon.
Në qiellin e shikimit grinatë
Feks thekshëm dielli i shpirtit,
Me më të bukurën imagjinatë
Si sekuencat e fundit të filmit.
Ndoshta në rrema gjaku ngrin
Por zemra rreh e papërtuar;
Dashuri fal ngado pa përtim,
Ndonëse e plakur dhe e trishtuar.
KËRKO BRENDA TEJE
Asgjë nuk lind nga asgjëja,
Brenda qenies tënde
Gjërat rrjedhin
Me gurgullimën e Syrit të Kaltërt;
Rrëmbejnë fatin e jetës
Pa pyetje, pa përgjigje.
Ndiqe jetën tënde me sytë e mendjes
Në kërkim të horizontëve të të reja;
Fshehur,
Nevoja kushtrimon në rrjedhë
Si lumi në shtrat të gjëra,
Më thellë,
Ku jeta rrymon pa ndërprerë.
17/01/2018
NË DACAJ
Në borigat, nën Tregovishtë
Si kokrra qershijash
Vjel yjet në Nëntorë.
Drapëri i hënës tundet si kolovajzë,
Me thirrjen Majë Krahi
Kushtrimit malësorë.
Me oshëtimë thërras,
Zgjoj Zanat,
Të parët e fisit Arbënor
Nga gjumi shekullorë.
Rozhajë Nëntor 2018
Comentarios