Daman Sinani: Thuhet e përflitet, çfarë ka bërë Shoqata „Çamëria“?!
U mbushën plotë 34 vjet nga koha, kur pas një heshtje të plotë prej varri për çështjen e Çamërisë, erdhi zgjimi. Shteti monist diktatorial komunist në plotë 46 vite heshti. Heshti duke masakruar më tej shqiptarët e Çamërisë. Më keq se edhe vetë Zerva, duke i degdisur në internime, këneta, burgje, dhe duke i quajtur „Çamë të pabesë!!!???“. Kjo më së shumti pas inskenimit të grupit të ashtuquajtur „Teme Sejko dhe Tahir Demi“.
Dhe kështu një grup nismëtarësh, intelektualë të mirëfilltë dhe patriotë dashamirës, nga çdo trevë e Shqipërisë, ku popullsia çame jeton, menjëherë sa u hap drita jeshile e Demokracisë me në krye, Dr. Abaz Dojaka, krijuan me program politik të saktë „Shoqatën Patriotike Atdhetare „Çamëria“.
***
Duke qenë se në Tiranë përkujtohet 34 vjetori i krijimit të SHPA „Çamëria“ unë dua të falenderoj udhën që kemi bërë dhe nuk dua të ndalem e të bëj analiza rezultatesh, siç kemi bërë e shkruar ndër vite me bashkëluftëtarët e mi, sikurse janë Hekuran Halili, Nexhat Mexhyshi, Lutfi Saqe, Prof. Bashkim Kuçuku e shumë e shumë të tjerë, të cilët i përshëndes me respekt dhe uroj që shpirti i atyre që kanë ikur në amshim të jetë afër Zotit.
Me këtë rast me dy fotografitë e mëposhtme, atë të Grupit Parlamentar të PDIU-së, dhe atë të Dekorimit të „Shoqatës Patriotike Atdhetare „Çamëria“ nga Presidenti i Republikës tregojnë se rezultatet dhe mundësitë e shqiptarëve të Çamërisë në shtetin shqiptar janë të jashtëzakonshme.
U them vëlezërve dhe motrave çame, të mos shfaqin shenja mosbesimi e përgojimi për veten tonë, për djemtë tanë e vajzat tona, Helenat e çdo kohe. Në këto 34 vjet i treguam Botës dhe Politikës Shqiptare, se jemi edhe ne Faktor Politik, Grup Parlamentar vital, që bëjmë histori e sjellim kohën epokale mga më të zymtat, kohën e masakrave në dritë të duhur.
I tregojmë Botës se edhe pas 80 vjetësh, ende nuk janë tharë lotët e Çamërisë, që ashtu sikurse shkruan poeti dhe shkrimtari elbasanas, Prof. Dr. Fatmir Terziu, „Edhe Lumi Kalama pikon gjak“.
Ndaj me këtë rast dua të ndalem në dy pika të përbashkëta:
1. Ti urojmë udhëtim plotë Fitore takimit të 34 vjetorit të „Shoqatës Patriotike Atdhetare „Çamëria“.
2. Të mblidhemi e të bashkohemi më shumë afër vetes për të forcuar PDIU, si brenda e në Diasporë, e të ripërsërisim Historinë, të krijojmë Grup Parlamentar të denjë, si para një dekade me herronjtë tanë Shpëtim Idrizi, Aqif Rakipi, Omer Mamo, Mersila Doda dhe Tahir Muhedini. Pra më 11 Maj 2025 Çamëria duhet të jetë me një Grup Parlamentar!
O sot o kurë vëllezër e motra, brezat nuk do të na falin, po bëmë të kundërtën!
Comments