top of page

Daman Sinani: Ja pse dua të them disa fjalë për z. Naim Meta



 

Naim Meta, fakti që ju njoh dhe gëzimi që ndjeva, sapo pashë statusin tuaj, ku shpreheni se „me sinqeritetin tuaj njerëzor, që ju karakterizon, jeni besim plotë dhe falenderues pa masë forcës politike që ju kandidon në zgjedhjet e 11 Majit 2025“, më bëri të shtoj respektin që kam ndër vite për ju.

Miku im demokrat! Unë hyj tek ata demokratë të cilët janë të orëve të para. Tesera ime me numrin 3 bën jetë në zemrën dhe besimin tim 34 vjeçar, e cila nisi që orët e para e më pas si ish-Kryetar i SHPA „Çamëria“ Elbasan, ku përfaqësova vlerat demokratike të mia personale, të familjes sime të gjerë, të krahinës sime të nderuar Çamërisë, duke qenë dhe anëtar i Kryesisë së Degës së PD-së Elbasan për një periudhë 15 vjeçare, deri sa u krijua PDI dhe PDIU, ku tranferova anëtarësinë time.  

Në atë kohë, dhe në këtë periudhë të gjatë demokratike, kam pasur fatin që të ju njoh juve, z Naim Meta, si një demokrat me rrënjë, një djalë shumë i ri në moshë, me etje për demokraci. Duke qenë se ishit nga rrënjët enjë familje të karakterizuar të deklasuar në monizëm, ju ishit nga të parët që iu kundërvutë regjimit monist, të diktatorit Hoxha.

Tashmë në një kohë që kohërat kanë bërë të vetën, ju përsëri dini të përkushtoheni dhe t'ja dedikoni arsyen demokracisë. Me besimin që keni ju tashmë, dhe me autoritetin që gëzoni natyrshëm jeni një nga emrat më të spikatur në frontin demokratik, ndaj unë e mbështes totalisht kandidaturën tuaj dhe them me zemër se çdo forcë poltike do ta kishte zili.


Dëshiroj t'ju drejtohem me disa fjalë në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Shqiptar. Para së gjithash, me fjalë falënderimi për ata që të propozuan për kandidat për Deputet në Parlamentin shqiptar. Të marrësh këtëbesim pa bërë asnjë telefonatë, pa kërkuar mbështetje nga askush paraprakisht, do të thotë shumë për një figurë si Ju, për një biznesmen të suksesshëm në fushën tuaj të biznesit dhe në zonën tuaj në Kusarth. E marr edhe si vlerësim të punës suaj të deritanishme edhe si amanet paraprakisht i klasës që ju përfaqësoni denjësisht. Më preku veçanërisht fakti që more nominime nga të gjithë ata që e njohin figurën të nde, që e njohin vlerën dhe sinqeritetin tënd, aftësinë demokratike dhe intelektuale. Këto gjëra dhe vlera i japin fund të gjitha spekulimeve dhe tregojnë qëndrimin e demokratëve ndaj teje. Ata, të gjithë pra, e dinë tashmë se kudo që të jesh, ata mund të mbështeten në mbështetjen dhe ndihmën tënde. Gjithashtu e vlerësoj shumë faktin që more mbështetje masive nga demokratët e populli i zonës ku kandidon, pra ata që bëjnë pjesë në zonën tënde aktuale, të cilën e përfaqëson tashmë ti me denjësi. Shumë prej tyre, pasi të kandiduan, theksuan shprehimisht se kandidimin tënd nuk duhet ta kuptosh si dëshirë për të mos qenë përfaqësues i tyre, por si një vlerësim që ata duhet të dërgojnë përfaqësues me përvojë dhe të dëshmuar në Parlament dhe se ata besojnë tek ty. Për mua ka vlerë të veçantë edhe mbështetja nga miqtë si unë, ndaj me besim dhe respekte, dhe me mirënjohje të plotë dua të të uroj fitoren e merituar në 11 maj 2025.

 
 
 

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page