top of page

D U A...


Përparim Hysi


Dua,qoftë edhe fshehur të mendoni për mua

Se unë ka kohë që mendoj për ty

Se nuk është aq e lehtë t'i thuash dikujt:- Të dua!

Se në moshë të tretë jemi që të dy.


Se të fshehtën e lexojnë sytë

Dhe tregojnë se "e fshehta" është reciproke

Sado të fshehta, duken dashuritë

Dhe nuk ka pse të ketë ekuivoke.


Se ndodh që buis dhe një dru i thatë Ndodh që bie një rrufe në qiell të kthiellët Oh, këto vargje janë mjaft Që tregojnë se kot nuk jam i vdekshëm.


Tiranë,3 janar 2020

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page