Cleverly udhëton në Shqipëri mes përpjekjeve të Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar migracionin e paligjshëm
Samiti vjetor i Procesit të Berlinit në kryeqytetin shqiptar të Tiranës do të mbledhë së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata evropianë. Mediat britanike shkruajnw se Sekretari i Jashtëm do të hapë zyrtarisht një qendër komanduese policie që strehon task-forcën e përbashkët të migracionit MB-Shqipëri gjatë vizitës së tij.
Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka theksuar se “Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të punojë me Ballkanin Perëndimor për të trajtuar bandat që shfrytëzojnë jetën për përfitime, si dhe adresimin e sfidave më të gjera të sigurisë në të gjithë rajonin.”
Ministrat kanë vënë në dukje në mënyrë të përsëritur suksesin e një marrëveshjeje të nënshkruar së fundmi me Shqipërinë në trajtimin e ardhjeve, me emigrantë të paligjshëm nga vendi gjithashtu të kthyer në bazë të marrëveshjes.
Ndërsa do tw jetw nw Tiranw, Z. Cleverly do të nisë një Dhomë Britanike të Tregtisë në Shqipëri për të rritur lidhjet tregtare midis dy vendeve. Ai gjithashtu sikurse theksuam mw lart do të hapë zyrtarisht një qendër komanduese të policisë që strehon task-forcën e përbashkët të migracionit MB-Shqipëri.
Zyra e Jashtme tha pwr mediat se zoti Cleverly do ta përdorte gjithashtu takimin për të forcuar mbështetjen për Izraelin pas sulmit nga Hamasi, mes frikës për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.
Comments