top of page

Cikël me poezi lirike


Cikël me poezi lirike


Nga Përparim Hysi


1.Unë,fusharaku!

Kam bredhur fushave pa fund SE në fshat fushor kam lindur e jetuar. Por shuhurimën e pyllit nuk mund, Nuk mund të rri pa kujtuar. Kam parë dhe rrëkenë që zbret nga mali Tek zbret e përplaset mbi gur SE kot nuk jam nip prej SKRAPARI Ku verave veroja dikur. Çditem se tani jam i moshuar Dhe turrem,tutje,fëmijërisë Mallngjehem duke kujtuar Dhe mbytem prej nostalgjisë.


2.Ti

Ti i ngjan një peme plot me kokrra Kokrra që piqen,tani,në vjeshtë Dua që në krahë të të marrë"hopa" Dëshirën po ta them me këtë vjershë. Bëhem si fëmijë,i nxitur nga nepsi Dhe dorën drejt teje zgjat AH,kjo dreqdore,mu mbi gji ngeci Dhe trembëm se mos thuaj"mjaft". Nuk fole fare,por u skuqe fare pak Dhe unë,tani,bëra më tutje Ta hajë dreqi,ç'pret nga një çunak Që është i mbushur me"huqe"?!!!


3.Keq me kujtesën M'u bë kujtesa si një pus i tharë "Kova" kot rri varur mbi "pus"! Dua të kujtoj ca vite më parë Por"kovën e kujtesës" dot nuk e mbush. Mjegulla e harresës zë më mbulon Mundohem që mjegullën ta përzë Ah,kjo gjendje,sa më ligështon Mbeta si"film pa zë".


4.Sytë e tu Sytë e tu rrezatojnë një drltë gjallese Buzët të fryra,të trasha e tërë lëng Këta sy më hapin udhën e një shprese SE gati koka më bën"tëng". "Tëng" se dua që t'i puth ata sy Dhe buzët e fryra e të trasha Pa të treguar të vërtetën nuk rri: Plasa,moj mike! Plasa!!!


5, Tërë kohën


Tërë kohën ju qëndroni e gjallë Si e gjallë mu brenda shpirtit tim Ah, sa mall që kam! Ah,sa mall! Që t'ju jap qoftë dhe një përqafim Pas përqafimit,shtohet "oreksi" Dhe rinisim lojën e bukur të dashurisë TA dish,moj mike, më ka pushtuar stresi Dhe ligështohem prej nostalgjisë. Dua të vë krahë si zog e të nisem fluturim Atje,në emigrim, ku jeton tani I brengosur dhe me shpirtin pelin E shkrova për ty këtë poezi.


6. Kontradiktë Jam i lumtur dhe i mbushur me gaz Se ty po të puth me qindra herë Mbushur me helm dhe sa nuk pëllcas Se po trilloj këtë herë. Por unë e kuptoj pse nuk jam i lumtur Si mund të jesh i lumtur,po qe mendjekthiellët? Atëherë,kur qeshë i lumtur,mendjen e kisha humbur Pas një të bukure dhe mend zija qiejtë. 7. Troket era në dritare Troket era në dritare Si një zog që po jep shpirt Tek të pres jam si në alarme Sy e veshë jam bërë i gjithë.


Dhe,pastaj, troket dera Unë sulem që ta hap Nuk qe ti,po ishte era Tani erën kam "inat." Çfarë pres unë dhe çfarë më del T'ma punoj era mua?!!! Tash nga nervat që jam bërë"erë" S'erdhi mikja që e dua.


Tiranë,14 shtator 2023

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page