top of page

Cikël me etyde


Viron Kona

Viron Kona

Cikël me etyde


Yllësitë


Kur njerëzit bëhen të ditur,

dituritë e tyre bëhen dritë,

përshkojnë qiellin e errët,

kështu formohen yllësitë.

Mos u brengos miku im!

Rrugën s`ta ka zënë askush,

ka vend plot,për ty,për mua,

ec, mos nguro, tregoje veten,

mos u tërhiq, kështu të dua!


Diçka


Vlerësime,çmimegjithmonë do t`ndahen,

jeta kërkon variacion e shumëllojshmëri,

ndonëse vlerat humbin n`vozën e Danaut, 1)

disa grimca të florinjta i ruan kjo gjithësi.


S`paskemi jetuar kot


S`mundemi në këtë botë t`i bëjmë të gjitha,

sepse fuqitë dhe jeta na kanë vënë një kufi,

por nëse arrijmë të bëjmë më të mirën tonë,

kemi shtuar nga një grimcë:dhe unë,dhe ti.


Harrojmë veten tonë


Kur bëjmë bilancin e jetës,

dhe “thesin” shohim bosh,

s`lëmë askënd pa fajësuar,

veçse harrojmë veten tonë.


Nëna


Për luftërat kam lexuar e dëgjuar nga shumë njerëz,

në përfytyrim më ngatërrohen histori e kundërshti,

veç gjithçka ma kthjellon zëri i merakosur i nënës:

nderoni o bir, vajzat e djemtë që japin jetën për liri.


Engjëjt


Nëse ekzistojnë engjëjt,

me siguri ata janë fëmijët.

Nëse nuk ekzistojnë engjëjt,

engjëj kemi fëmijët.

Nëse duhet t`i krijojmë engjëjt,

ata përsëri do të jenë fëmijët.

........................

1)Voza e Danaut: Sipas mitologjisëDanau ishte mbreti i Egjiptit. Meqenëse 50 vajzat e tij vranë burrat e tyre, u dënuan të qëndronin në Hadë duke mbushur parreshtur një vozë me fund të shpuar që s`mbushej kurrë.

2). 50 Vajzat e Danaut. Vajza të mbretit të Egjiptit, Danaut. Me urdhër të babai ato vranë 50 burrat e tyre. Për këtë u dënuan të rinin në Hadë, duke mbushur me ujë gjithë kohën një vozë me fund të shpuar, që s`mbushej kurrë.


18 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page