BËN FTOHTË
Një zog tund kahët i drobitur
Përndjekur keq nga dorë e fatit
Një vrundull ere e ka zbritur
Dhe strehë ju bë konak i fshatit
Murlani drurëve u shkund borën
E verbër nata mbi kodrina
Kandili ndjek i heshtur orën
Mes territ ndizen vetëtima
Gjëkundi s’duket horizonti
Po zogu s’rron me robërinë
U shpikën prangat për njeriun
Jo për atë që do lirinë…
Zgjat dorën, bëj t’i hap kanatën
Feston fitoren shpez’ e shkretë
Tashmë jam unë që mbeta vetëm
Një këngë trishtimi pas më ndjek!
Comments