top of page

BËJNË ROJE GURËT E VARREVE


Vullnet Mato

 




BËJNË ROJE GURËT E VARREVE

 

Fshatra të braktisur, të shkretuar,

mure të gurtë, të mbetur pa zë.

Vatrat me hi, pa prush mbuluar

Lopë, dele, dhi hauret s’kanë më.

 

Ndihen rënkime qensh, macesh,

mbetur gjatë, pa ndonjë kothere.

Ujqërit natën, gjurmojnë lagjet,

kafshët shtëpiake dridhen pas dere.

 

Pragjet kudo, mbuluar nga ferrat,    

oborreve lulëzojnë mëllaga, hithra.  

Tjegullat qajnë nga qielli, klithin nga era,

dyer dhe dritare, përtyp kalbësira.

 

Miushet pjellin, të krijojnë legjione,

në maternitet me dyshekë pambuku,

çiftohen të shtohen kompani, batalione,

për të brejtur divane, shtresa kolltuku.

 

Arat me gjemba gomari pushtuar,

bëjnë fole zhapinj breshka, gjarpërinj.

Heshtje flet me tinguj të trishtuar,

Laraska e sorra ushqehen me ullinj.

 

Frymë njeriu nuk ndihet përqark,

rrëmbyer nga braktisja e shqiptarëve. 

Për t’u dergjur kontinenteve, larg.

Fshatrave bëjnë roje, gurët e varreve...

 

Kur ndodh shkoj, në fshat të njohur,

syri një lot, më nxjerr kurdoherë...

Them pse kjo arratisje ka ndodhur,

të shkretohet kjo bukuri, kaq me vlerë!  

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page