Buzëqeshi jetës.
Nga Marsela Gjoni Dhuli
Qielli i vrenjtur,
Mbrëmje e ftohtë,
Hidhe trishtimin,
asgjë nuk fiton.
Largo errësirën,
Në mendje,e zemër,
Ëndërro shkëlqimin,
Buzëqeshi jetës.
Se pas shiut, erës,
Mbrapa çdo stuhie,
Lind dielli i qeshur,
Një ndjenjë përkëdhelie
Të ngroh shpirtin ,
Rrugën të ndriçon,
Që jetën ta jetojmë ,
Askënd të lëndojmë.
Për të gjithë ju sot,
Kam veç një urim,
Viti të Ri të mbarë,
Shëndet dhe gëzim.
Comments