Loti i ndjenjës ndryshon nga loti i dhimjes Megjithëse të dy qajnë, dhe kanë emrin lot, Tek i pari shprehet, ndjeshmëria ndaj bindjes I dyti tregon dhimbje, që shpirti se duron dot.
Ndërsa bukuritë njëra tjetrës si ngjajnë Bukuria e fytyrës, vlerësohet dhe në sfilatë, Të dyja ngrohtësinë nga një shpirt kanë Bukurinë e shpirtit, s'ka masë ta matë.
Tek ty erdha, si tek mjekët e tjerë I xhytur në ankth dhe pesimizëm, Dhimjet e mia, fillove të ndjeje menjëherë Keqardhja ishte, më shumë se humanizëm.
Ndoshta atë ditë, të është shtuar një rrudhë Nga dhimjet që kisha unë, mimikën ndryshonit, Mendova se ëngjëjt e shërimit, mi solle pranë Shpalose bukurinë e shpirtit, e të profesionit.
Mos të përjetoja dhimje, doje të më vishje çarapet Gjë që në vëndin tim, s'do ta bënte asnjë mjeke, I sëmuri dhe plaku me një lule të vogël kënaqet Në heshtje të dhashë, shumë urime të kësaj jete.
Për dhëmsurinë nuk mund të ket varreza Dhimja është, si re mbi supe ngarkuar, Gërmat, nuk thinjen nga bojrat e zeza Mërzia jote me tis trasparent mbuluar.
Do më falësh, që s'të lashë të m'i vishje Më mposhti mentaliteti, kur më dhurove habinë, Përsëri more këpucën, pranë këmbës ma avite Këto veprime, treguan ndjenjën e dhëmsurisë.
Dola nga studijua, me më pak dhimje Nga ambienti dhe sjellja i shokuar, Keqardhja ty, nga shpirti të dilte Si bust në kujtesën time je pikturuar.
Comments