top of page

Bujar Qesja: Xhiro e Italisë filloi sot tek “Amerigo Vespucci”



-Privilegj që për herë të parë niset nga Durrësi, Katërshja durrsake që preku zyrtarisht Trofeun e “La Gazzetta dello Sport”

Nga BUJAR QESJA

Mjeshtër i Madh

Një rast fatlum na bashkoi në ujrat detare që prekin Durrësin, ku prej ditësh është ankoruar, një nga anijet më ta famshme me vela në botë “Amerigo Vespucci”. Mbetet simbol krenarie për Marinën Italiane. Është ndërtuar në vitin 1930, në kantjerin e anijeve Regio Cantiere Navale di Castellammare di Stabia në Napoli. Amerigo Vespucci është eksplorator italian, që zbuloi tokën e bekuar. Kontinenti amerikan quhet për nder të tij. Anija preku detin për herë të parë me 22 shkurt 1931.

Në të dhënat teknike shtojmë se “Amerigo Vespucci” është 130 metra e gjatë, megjithë harkun e timonit dhe peshon 4000 ton. Janë mbi 2800 metra katror vela të lëkurës tradicionale ose kanavacë. Direkët janë në lartësi 50 metra. Për bukurinë dhe përfaqësimin që i bën vendit, është quajtur “Ambasadorja lundruese e Italisë”. Sipas bisedës që bëmë me kapitenin e “Amerigo Vespuccit”, anija ka edhe profil shkollor për kadetët e Akademisë Detare Italiane.

Iu përgjigjëm ftesës që erdhi nga Bashkia e Durrësit, për të bërë një prekje zyrtare të anijes dhe për të konfirmuar gëzimin dhe entuziazmin e jashtëzakonshëm, që me këtë rast u bë edhe promovimi i garës së famshme të çiklizmit Xhiro D’Italia, e cila prek për herë të parë Shqipërinë dhe nis nga Durrësi. Është nder dhe privilegj i madh për Durrësin dhe durrsakët, që kjo xhiro etapën e parë e ka në Durrës, ku çiklzimi është në traditë historike.

Giro d’Italia u organziua për herë të parë me 13 maj 1909, nga gazeta sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”. Qëllimi fillestar ishte promovimi i gazetës, por pas kësaj popullariteti i kaloi kufijtë. Gara e parë kishte 8 etapa me gjatësi 2.448 kilometra. Është një nga tre garat më të rëndësishme çiklistike në botë, së bashku me Tour de France dhe Vuelta a Espanja.

Xhiro e Italisë zakonisht zhvillohet në muajin maj dhe është më kohë zgjatje tri javë. Zhvillohen 20 etapa ku pedalohet në male, fusha dhe kohë vetjake. Çiklisti që e fiton Xhiron, i jepet fanela ngjyrë rozë, pasi kjo ngjyrë është simbolike për gazetën “La Gazzetta dello Sport”. Kjo xhiro mbetet interes kombëtar italian dhe krijon atmosferë festive në qytetet ky kalon. Por jo rrallë për strategji të promovimit ndërkombëtar, kjo xhiro e famshme është nisur me raste edhe nga Hollanda, Irlanda dhe Hungaria. Për fat në vitin 2025, starti jepet nga Shqipëria dhe konkretisht nga Durrësi ynë.

Në pamje, nga e djathta: Mjeshtri Dashamir Rama, Prefekti i Qarkut Durrës Emiljan Jani, Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako dhe gazetari Bujar Qesja, me trofeun e Xhiro d’Italia, organizuar nga “La Gazzetta dello Sport”.
Në pamje, nga e djathta: Mjeshtri Dashamir Rama, Prefekti i Qarkut Durrës Emiljan Jani, Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako dhe gazetari Bujar Qesja, me trofeun e Xhiro d’Italia, organizuar nga “La Gazzetta dello Sport”.

Me 9 maj 2025 “Xhiro  e Italisë” fillon me etapën Durrës –Tiranë, me gjatësi 164 kilometra. Do të kaloj në zona të tilla si Bishqem Fushë, Papër dhe Gracen. Në afërsi të Tiranës, çiklistët do të përballen në ngjigje të dyfishtë në Surrel, me reliev shumë të vështirë.

Etapa e dytë me 10 maj është në Tiranë, me Kronometër Individuale. Zhvillohet në rrugët e Tiranës. Nisja dhe përfundimi janë në sheshin “Skënderbej”.

Etapa e tretë me 11 maj Vlorë-Vlorë, me gjatësi 160 kilometra.  Do të realizohen shumë ngjitje dhe zbritje përgjatë bregdetit jugor. Çiklistët pritet të kalojnë tek Qafa e Shkallës, Porto Palermo, Himarë, Qafa e Vishës dhe Qafa e Llogarasë. Është planifikuar të përshkohen 2.800 metra ngjitje malore.

Kjo Xhiro e vendos Shqipërinë në vëmëndje të botës çiklistike, duke bërë të njohur edhe potencialein e saj si destinacion pedalimi.

Ku qendron e veçanta e takimit në “Amerigo Vespucci”? Në mënyrë simbolike, katër durrsakë, katër përfaqësues të interesave të ndryshme por të një qëllimi, bashkuan duart dhe “përqafuan” trofeun e vendosur nga gazeta e njohur italiane ”La Gazzetta dello Sport” në kuvertën e anijes po ka të famshme të marinës italaine “Amerigo Vespucci”. Gëzim i pamatë.

Ata janë: Emilian Jani, Prefekt i Qarkut Durrës, Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit, Mjeshtri i madh i çiklizmit, mburrja e çiklizmit durrsak dhe atij shqiptar, trajneri i ekipit kombëtar të çiklizmit Dashamir Rama dhe gazetari që i ka kushtuar mbi 50 vite jetë sporteve të Durrësit dhe jo vetëm Bujar Qesja.

Simbolika vjen e fuqishme dhe bindshëm entuziaste. Kryetarja e Bashkisë, me një italishte befasuese, shprehu kënaqësinë për këtë nder që i bëhet Durrësit, nga kryeqendrat e çiklizmit shqiptar. Në ceremoninë zyrtare, ku kishte përfaqësues nga qeveria shqiptare dhe ajo italiane, u shkëmbyen vlerësime reciproke për këtë mirkruptim miqësor dhe tradicional që shoqëron Italinë, Shqipërinë dhe dy popujt e tyre.

Trofeu i Xhiro d’Italia i “La Gazeetta dello Sport” në duart e katër durrsakëve. Është një ngjarje e ndjeshme historike, në një anije historike, por si dukuri po e tillë edhe e këtyre katër durrsakëve, të clët janë ndër të parët që presin etapën e parë me 9 maj 2025 të Xhiros së Italisë. E pamundur të na shkonte ndërmend ta skiconim një ide të tillë, e jo më të realizohej.

Xhiro e Italisë për herë të parë në Shqipëri, për herë të parë në Durrës.

Ta gëzojmë këtë ngjarje të rrallë, por tashmë e prekshme!

Bujar Qesja

Durrës: 9 prill 2025

 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page